Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri
Kronikë

Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri

• 14 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej 4 ditësh, zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh, pishë te zezë dhe kullota në Parkun Kombëtar të Lurës.

Aktualisht në terren janë 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.

Më herët në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe dy avionë Air Tractor dhe dy helikopterë. Ndaj dy rojeve dhe përgjegjësit të parkut nisën hetimet, por Policia ende s’ka identifikuar autorin e zjarrvënies.

Në Abaze të Krujës, është ende aktive një vatër zjarri, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. në terren janë 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura.

Edhe në Zidoll situata është kritike. Aktualisht po punohet nga ajri dhe nga toka, sepse afër gjenden depot me municione të guroreve. Situata është e vështirë pasi rrezikohet edhe Krasta. Gjatë operacionit u lëndua në këmbë, nga rënia e gurëve, zjarrfikësi Ali Tupi.

Në Dajt 2 helikopterë të Forcës Ajrore janë angazhuar për fikjen e zjarrit, i cili nuk paraqet rrezik për banesat apo bizneset.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur ne pyjet e Tërbunit ne Pukë, ku flakët po përhapen me shpejtësi nga era. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor nuk mund të ndërhyjnë pasi nuk ka rruge.

Po kështu po digjen masive pyjore në Bulqizë, Përmet, Mirditë, Shkodër, Librazhd e Cërrik.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 800 efektive me 60 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, 2 avionë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:24

Krujë/ Zidolli i mbuluar nga tymi, zjarrfikësit në garë me kohën për të shuar flakët

Në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë, forcat zjarrfikëse në Zidoll të Krujës nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po vijojnë punën për të shuar çdo vatër zjarri që kërcënon zonën.

Pamjet e siguruara nga korrespondentët e Report TV tregojnë pemë të shkrumbuara, zonën e mbuluar nga tymi dhe zjarrfikësit që punojnë pa ndërprerje për të shuar flakët.

Operacioni po zhvillohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Ndërhyrja vijon në Zidoll, ndërsa në lagjen Abaze zjarri është riaktivizuar dhe forcat janë angazhuar për vënien e tij nën kontroll.

Ora 18:05

Zjarret në vend, ministri Nufi: S’ka rrezik për banesat dhe jetët e qytetarëve! Flakët nën kontroll edhe në Dibër

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka evidentuar edhe vatrat më problematike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se nga zjarret në vend, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara apo për jetët e qytetarëve.

Nufi ka njoftuar gjithashtu se situata më problematike aktualisht paraqitet në Lurë dhe Bulqizë të Dibrës, Dajt të Tiranës dhe Abaze të Krujës.

Reagimi i Nufit:

Vijon intensivisht angazhimi i efektivëve të Forcave të Armatosura në përballimin dhe menaxhimin e vatrave në Lurë, Dajt, Krujë dhe Bulqizë.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

LURË – Në terren, 65 efektivë të FA dhe një zjarrfikëse. Zjarri është nën kontroll; nuk ka rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat.

DAJT – 2 helikopterë të Forcës Ajrore të angazhuar për fikjen e zjarrit. Nuk paraqitet rrezik për banesat apo bizneset.

ABAZE, KRUJË – 32 efektivë, 1 zjarrfikëse, 1 ambulancë dhe 1 helikopter të angazhuar nga Forcat e Armatosura. Nuk ka rrezik për zonat e banuara

BULQIZË – 22 efektivë dhe 3 mjete të angazhuara nga Forcat e Armatosura. Situata pranë qendrave të banuara është nën kontroll të plotë, pa rrezik për jetën e njerëzve dhe banesat e tyre.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm ndërsa forcat operacionale vijojnë punën pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e vatrave, me prioritet mbrojtjen e jetës së njerëzve, banesave, pronave dhe mjedisit.

Ora 16:48

Zjarri në parkun e Lurës në Dibër jashtë kontrollit, flakët djegin 300 hektarë pyje! Në operacion 2 avionë dhe 2 helikopterë

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit brenda parkut kombëtar të Lurës në Dibër.

Prej 4 ditësh zjarri i përmasave të mëdha ka djegur mbi 300 hektarë pyje me bredh dhe kullota.

Zjarri ka përfshirë kurorën e Lurës nga Borje Lura, majën e Runjës, Livadhet e Stafës dhe po del në Lanë Lurë.

Read more:Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit

Edhe ditën e sotme janë mbi 250 forca të Bashkisë, emergjencave civile, zjarrfikës dhe rreth 40 ushtarë në terren, por ende nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve.

Për 3 ditë në ndihmë të tyre kanë qenë 2 avionë dhe 2 helikopterë, por pa mundur t’i shuajnë flakët.

Ora 15:24

Pukë/ Zjarr në sipërfaqet pyjore të Tërbunit, flakët po përhapen me shpejtësi! E pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse

1786713992_xgfyuu.JPG

Një tjetër vatër zjarri u shfaq mesditen e kësaj të premte në sipërfaqet pyjore të Pukës.

Zjarri, i cili ka rënë në sipërfaqet pyjore të Tërbunit po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë.

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë mbërritur pranë vatrës, por mungesa e rrugëve për automjetet e ka bërë të pamundur ndërhyrjen.

Aktualisht zjarrfikësit e Pukës po punojnë me mjete rrethanore me qëllim izolimin e vatrës në njëren anë.

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.

Read more:Saranda ‘zhytet’ në errësirë në mes të sezonit turistik! Pas 1 orë e 15 minuta, nis rikthimi gradual i energjisë elektrike (VIDEO)

Fillinisht dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë-Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme. Për këtë arsye është ngritur edhe një grup hetimor, i cili po operon ne malin e Tërbunit.

Ora 15:17

Në luftë me flakët dhe me shëndetin/ Guri shkëputet nga mali dhe lëndon zjarrfikësin në Krujë (VIDEO)

Njëri prej zjarrfikësve që prej ditësh lufton me flakët në Krujë, është goditur nga një prej gurëve që rrokullisen nga mali. Bëhet fjalë për Ali Tupin, zjarrfikësin i cili tregoi për Report Tv se ka vijuar detyrën edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Gjatë ekzaminimit, mjeku i thotë se shpreson që incidenti mos të ketë prekur tendinat.

Një ditë më parë, Ali Tupi tregoi edhe për dëmtimet në mushkëri, ndërsa në xhep mbante ilaçet.

Ora 14:19

Kurora e gjelbër e Lurës mbulohet nga tymi, zjarri u afrohet 2 banesave, forcat në terren punojnë pa ndërprerje (FOTO)

Pamjet që vijnë nga Lura tregojnë një peizazh të mbuluar nga tymi i dendur. Nga e gjithë kurora e gjelbër e pyllit ngrihen shtëllunga të bardha tymi, ndërsa në disa zona edhe rrezet e diellit humbasin mes vatrave të zjarrit. Në terrenin e vështirë, zjarrfikësit vijojnë punën për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas informacionit më të fundit, zjarri është afruar pranë dy banesave, por falë ndërhyrjes së forcave në terren, për momentin rreziku është larguar. Ndërkohë, po punohet për krijimin e një vije ndarëse me zjarrin, ndërsa era e fortë vazhdon ta vështirësojë operacionin.

Në terren janë angazhuar zjarrfikësit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Dibër, Policia e Shtetit, administrata e Zonave të Mbrojtura, vullnetarë dhe familjarë. Në vijim pritet të shtohen edhe avionët dhe trupat e Forcave të Armatosura për të mbështetur operacionin.

Ora 12:32

Flakët që përpinë Lundrën e Priskën, pamjet me dron tregojnë ç’mbeti pas zjarrit

Pas situatës së vështirë të ditëve të fundit të zjarrit që zbriti nga Mali i Dajtit, në portat e Tiranës, në Priskë dhe Lundër, gjendja paraqitet më e qetë sot.

Read more:Temperaturat e larta/ Kosova kufizon qarkullimin e kamionëve me peshë mbi 20 tonë deri në orën 17:30, radhë të gjata në pikën kufitare të Vërmicës

Pamjet me dron tregojnë pasojat e flakëve që shkrumbuan sipërfaqe të tëra me bimësi duke i kthyer në hi. Njolla të zeza hiri kanë zënë vendin e hapësirave të gjelbëruara.

Operacionet vijojnë mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe në Priskë të Madhe, por pa rrezik për banesat.

Ora 12:11

Kruja nuk gjen qetësi, sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve (VIDEO)

Një zjarr ka rënë sërish në fshatin Zidoll të Kujës.

Vatra e zjarrit ashtu edhe si para dy ditëve ndodhet në afërsi të depove të eksplozivit të guroreve.

Terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Ora 11:16

Zjarri në Tiranë, vijon ndërhyrja nga ajri për izolimin e plotë të vatrave (VIDEO)

Edhe pse situata në Priskë e Lundër është përmirësuar dhe nuk paraqet rrezik, edhe këtë të premte vijon ndërhyrja nga ajri.

Siç shihet edhe nga pamjet në këto zona po operon një helikopter për shuarjen edhe të vatrave më të vogla.

Lexo edhe
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Tags: #ali tupi #Automjetet #Banesa #Bizneset #Bulqize #Diber #Fier #krujë #lure #peshtan #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Kthim në kohën e komunizmit! Ky është hoteli i pazakontë që do të ndërtohet në Bulqizë, hapet tenderi 1 mln euro (FOTOT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 10 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester–Rinas, pak para uljes…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë monitoruese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin