Nuk mjaftuan shumë reshje që në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec të shfaqeshin problemet e para. Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve, pusetat u bllokuan dhe uji vërshoi në rrugë, duke krijuar një “lum” në mes të lagjes muze.
Pamjet nga zona tregojnë rrugët e mbuluara nga uji, ndërsa reshjet nxorën në pah problematikat me sistemin e kullimit dhe funksionimin e rrjetit të kanalizimeve.
Read more:Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO)
Situata ka ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve të kryera, pasi një zonë e rehabilituar dhe inauguruar vetëm pak kohë më parë nuk arriti të përballojë reshjet, duke u përmbytur pas bllokimit të pusetave.




