Trafik i rënduar në rrugët nacionale që përshkojnë Durrësin. Rruga që lidh autostradën Tiranë -Durrës me Plepat e që shkon në plazhet e Durrësit, Kavajës e kryesisht në ato të jugut ka disa orë që është plot.
Një situatë e tillë ka krijuar vështirësi në trafik.
Bregdeti shqiptar ka tërhequr pushuesit edhe nga ana tjetër e kufirit. Sipas të dhënave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 deri në orën 11:00 të kësaj të shtune, në Shqipëri kanë hyrë 18,092 qytetarë të Kosovës.
Edhe në Qafë Botë është krijuar radhë në dy anët e kufirit, ku të dhënat tregojnë se kanë hyrë e dalë 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Bregdeti shqiptar tërheq pushuesit nga ana tjetër e kufirit, fluks udhëtarësh në Morinë! Regjistrohen mbi 18 mijë hyrje nga Kosova
Edhe kjo e shtunë ka shënuar një fluks të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar për pushime.
Sipas të dhënave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, nga ora 05:00 deri në orën 11:00 të kësaj të shtune, në Shqipëri kanë hyrë 18,092 qytetarë të Kosovës, me 4,673 mjete të vogla dhe autobusë. Krahasuar me të shtunën e kaluar, kur në vendin tonë hynë 24,764 qytetarë të Kosovës me 6,247 mjete, këtë të shtunë është regjistruar një rënie prej 6,672 hyrjesh, ose rreth 27%.
Rënia e fluksit vjen në një kohë kur sezoni turistik ndodhet në kulmin e tij dhe lidhet, ndër të tjera, edhe me largimin e një pjese të diasporës kosovare drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, pasi kanë shfrytëzuar pushimet në vendlindje dhe në bregdetin shqiptar.
Megjithatë, fluksi i pushuesve nga Kosova mund të rritet sërish gjatë 15 ditëve të fundit të gushtit, pasi shumë familje pritet të shfrytëzojnë ditët e fundit të pushimeve përpara nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, më 1 shtator. Pika kufitare e Morinës vijon të mbetet një nga akset kryesore të lëvizjes së pushuesve nga Kosova drejt destinacioneve turistike të Shqipërisë.
Fluks i lartë udhëtarësh në Qafë Botë, mbi 10 mijë hyrje-dalje në 24 orë
Fluks i lartë automjetesh dhe udhëtarësh është regjistruar këtë fundjavë në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, ku lëvizjet e shtuara të sezonit veror kanë sjellë radhë në të dyja anët e kufirit.
Gjatë orëve me fluks më të madh, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët janë përballur me pritje për kryerjen e procedurave kufitare. Lëvizjet janë të shtuara si në drejtim të Greqisë, ashtu edhe në hyrje të territorit shqiptar.
Sipas të dhënave të siguruara, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Qafë Botës kanë hyrë dhe dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Në anën shqiptare procedurat po kryhen përmes katër sporteleve, ndërsa në anën greke punohet me dy sportele.




