Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” në Lis të Matit po i afrohet përfundimit të punimeve. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri, ku po ndërtohen ambientet e reja të institucionit arsimor.
“Drejt përfundimit puna për ambientet e reja, moderne dhe më funksionale”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Sipas tij, investimi do të krijojë kushte më të mira për fëmijët e komunitetit të Lisit, duke mbështetur procesin mësimor dhe zhvillimin e aktiviteteve shkollore.
Read more:Revolta popullore kërkon dorëheqjen e Ramës!/ Aktivistja: Këto janë 10 nga arsyet pse protestojmë
Shkolla po ndërtohet me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
U.D/Shqiptarja.com





LAJMET MË TË VLERËSUARA