Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Gushti nxori zbuluar propagandën e mashtrimit”/ Denoncimi i Muçollarit: Tirana po digjet e po mbytet në plehra, ndërsa miliardat derdhen në beton
Politikë

“Gushti nxori zbuluar propagandën e mashtrimit”/ Denoncimi i Muçollarit: Tirana po digjet e po mbytet në plehra, ndërsa miliardat derdhen në beton

• 19 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka kritikuar ashpër mënyrën se si po menaxhohet Tirana. Në një deklaratë për mediat, Muçollari tha se ditët e nxehta të gushtit kanë nxjerrë në pah problemet e qytetit, të cilat sipas tij janë mbuluar përmes propagandës dhe investimeve në fasada.

“Gushti nxori zbuluar propagandën e mashtrimit. Tirana ka sot pamjen e një qyteti të dështuar në menaxhim”, u shpreh ai.

Read more:80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët

Sipas Muçollarit, disa zona të kryeqytetit janë përballur me probleme të furnizimit me ujë, ndërsa në Kombinat janë denoncuar raste ku furnizimi ka zgjatur vetëm rreth 20 minuta në ditë. Ai kritikoi gjithashtu situatën me mbetjet urbane, duke pretenduar se kazanët janë të tejmbushur dhe mbeturinat kanë përfunduar në rrugë, duke krijuar edhe probleme me erën.Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij lidhet me zjarret në periferi të Tiranës. Muçollari deklaroi se dhjetëra hektarë pyje janë djegur dhe se reagimi i autoriteteve ka qenë i vonuar.

Read more:Rindërtimi/ Nisin punimet për 223 apartamente të reja në Kombinat, Koçiu: Projekti u mbajt peng nga çështjet e pronësisë (VIDEO)

Deklarata e plotë:

Tirana ka sot pamjen e një qyteti të dështuar në menaxhim, si rezultat i qeverisjes së keqe, i prioriteteteve të gabuara dhe korrupsionit. Ditët e nxehta të gushtit treguan të vërtetën që mbahet e fshehur me propagandë e tentohet të mbulohet nga fasadat.
Shumë zona të Kryeqytetit nuk morën as furnizimin e zakonshëm me ujë. Në Kombinat pati raste të denoncuara në publik, ku ujë kishte vetëm 20 minuta në ditë.
Kazanat e mbeturinave janë plot dhe mbetjet kane pushtuat rrugët që kutërbojnë nga era e padurueshme.
Dhjetra hektarë me pyje, nga ajo kurorë e gjelbëruar që i ka mbetur qytetit u dogjën dhe serish reagimi i shtetit ishte i vonuar.
Ndërkohë, për 6 muajt e parw të këtij viti, nga janari në qershor, janë mbledhur në shifra rekord, 1.6 miliardë euro taksa nga ndërtimi. Pothuajse sa për gjithë vitin 2024, që ka shënuar kulmin e kësaj veprimtarie. Pra vetëm në 6 muaj janë dhënë afërsisht 2 milionë metër katrorë ndërtim.
Ku shkojnë gjithë këto taksa?
Se shkolla të reja nuk kemi, ndërkohë që pritet të nisë viti i ri me të njëjtën praktikë me klasa me shumë nxënës e mësim me 2 turne. As përmirësim në furnizim me ujë nuk ka.As qytet më të pastër.
Sipas të dhënave të Open Data Albania për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, Bashkia Tiranë kryeson në të gjithë vendin me rreth 1.8 miliardë lekë fond limit në tendera të kategorizuar me “Red Flag”. Indikator ky qe tregon risk per korrupsion.

Read more:‘Punoni ose shporruni!’ Braçe ndan videon e mbeturinave në Selitë: Policia Bashkiake bën sehir e luan me telefon në makinë

Ky qytet i pabanueshëm, pa ujë të rrjedhshëm, me mbeturina rrugëve, dhe me zjarre në periferi, vijon pra t’u shërbejë vetëm klienteve te qeverise. Jo qytetarëve.
Pasi kuptohet se biznesin e ndërtimit në vend e ka monopol një njeri, Edi Rama.
Kjo po ndodh në qendrën më të madhe të vendit ku jetojnë më shumë se 1/3 e popullsisë. Nuk mund t’u lihet jeta në dorë disa të korruptuarve që e kanë mendjen vetëm të shtojnë pasurinë me trojet dhe hapësirat në qytet.
Tirana meriton ndryshim.
Kjo është cka mendojnë ata mijra protestues që dalin prej 80 ditësh, me sakrificë dhe heroizëm, kundër korrupsionit dhe kleptoregjimit. Zëri i tyre thotë të vetmen gjë që e shpëton Shqipërinë: Rama jepe dorëheqjen!

Read more:23 ditë revoltë/ Asnjë xham i thyer, dhunë apo incidente! Dhjetëra mijëra qytetarë shembull qytetarie, Rama publikon videon me një “gusht” mbeturina dhe e quan ndotje

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Edi Rama #euro #kombinat #korrupsion #mbeturina #Mbeturinat #Mediat #ndërtimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 25 minuta më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 25 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin