SARANDË– Një grup turistësh francezë, mes tyre 20-vjeçari me shtetësi portugeze Luis Miguel Varela Mendes që u vra me thikë, kishin mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes. Ata planifikonin të largoheshin më 26 gusht drejt Spanjës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të 18 gushtit, gjatë festës në “Principote”, ku performonin disa DJ francez. Sipas burimeve, konflikti nuk nisi për një vajzë, por për zhurmën në lokal.
Pas batutave dhe lojërave mes grupit të turistëve, situata u tensionua. Në debat ndërhynë edhe tre francezë të tjerë, ndërsa më pas në skenë hynë punonjësit e “Principote”, Davidi Heurtevent dhe Sokrat Lipan alias Sokrat Vata.
I gjithë konflikti fizik ndodhi në plazh, ku, sipas hetimeve, Davidi Heurtevent e goditi me grushte turistin, ndërsa Sokrat Vata e goditi me thikë. 20-vjeçari humbi jetën nw vendngjarje. Davidi Heurtevent është shpallur në kërkim, ndërsa Sokrat Vata u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak.
Gjatë marrjes në pyetje, Sokrat Vata ka deklaruar se sherri nisi për zhurmën dhe ka pretenduar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur.
Në ambientet e lokalit, në momentin e ngjarjes, ndodhej edhe pronari Bekim Bulica, i cili eshte larguar pa e kallëzuar krimin në polici. Ndërsa 4 kamerierë janë vënë në pranga. Në momentin e konfliktit, në “Principote” ndodheshin edhe 4 truproje. Miosid Matushaj, oficer policie ne Gjirokastër; Luciano Seferi, punonjës i burgut të Fierit Romeo Shehu, polic bashkiak ne Gjirokastër dhe Kristi Koshi. Sipas policisë ata nuk ndërhynë për të parandaluar ngjarjen, ndaj janë vene ne pranga dhe janë pezulluar nga funksionet shtetërore.
20-vjeçari portugez u vra me thikë në Ksamil, Report TV siguron foton e Luis Miguel Varela Mendes

Ky djalosh është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që u vra me thikë në orët e para të 18 gushtit në Ksamil, pas një konflikti në lokalin “Principote” që i mori jetën në mënyrë të tmerrshme.
20-vjeçari kishte mbërritur në Ksamil dy ditë para ngjarjes së bashku me një grup turistësh francezë dhe planifikonin të largoheshin drejt Spanjës më 26 gusht. Pas një sherri të dhunshëm në ambientet e Beach Bar-it ai përfundoi i vrarë me thikë dhe u braktis për disa orë në shezlongët e plazhit. Për vrasjen e tij është arrestuar Sokrat Vata nga Hasi.
Turisti 20-vjeçar u vra në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Po e ndjekim rastin me autoritetet shqiptare! Për arrestimet kemi mësuar nga mediat

Qeveria e Portugalisë po ndjek rastin e vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, i cili u gjet në orët e para të së martës pranë plazhit të bar ‘Principotes’ i vrarë me thike.
Media portugeze “Renascença” shkruan se Ministria e Jashtme portugeze është vënë në kontakt me autoritetet shqiptare, por deri tani nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe për veprimet e ndërmarra nga autoritetet në Tiranë.
Raquel Trindade, nga zyra e ministrit të Jashtëm të Portugalisë, tha për “Renascença” se rasti po ndiqet përmes ambasadës portugeze në Romë dhe konsullatës së nderit në Tiranë.
“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që humbi jetën në Shqipëri dhe, përmes ambasadës sonë në Romë, si dhe konsullatës së nderit në Tiranë, po e ndjekim çështjen me autoritetet vendase. Për momentin, ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nga mediat lokale dimë se ka pasur arrestime, por për momentin ende nuk kemi informacion përmes rrjetit tonë që mund ta përcjellim. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të ndjekë gjithçka që është e nevojshme, si me autoritetet vendase, ashtu edhe me familjarët”, tha Raquel Trindade për “Renascença”.
Sipas “Renascença”, duke iu referuar mediave shqiptare, 11 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez.
Media portugeze shkruan gjithashtu se i dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar, i cili ka precedentë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra që lidhen me trafik droge, armëmbajtje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit.
Vrasja e portugezit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit: Sherri nisi për zhurmën, thika ishte e viktimës

Foto: Sokrat Vata
Është zbardhur dëshmia e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit që vrau me thikë portugezin 21-vjeçar një ditë më parë në Ksamil.
Sipas Vatës sherri nisi për zhurmën. Ai ka dëshmuar se thikën e kishte turisti portugez, të cilit ia kishte marrë nga dora dhe më pas e kishte goditur.
Ndërkohë të rinjtë nga Portugalia dhe Franca kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e kanë parë skenën e krimit por e kanë mësuar kur ka mbërritur Policia.
SI.E./Shqiptarja.com





LAJMET MË TË VLERËSUARA