Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Shkak dyshohet shpejtësia, helikopterët dërgojnë të lënduarit në spital (VIDEO)
Kronikë

Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Shkak dyshohet shpejtësia, helikopterët dërgojnë të lënduarit në spital (VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përplasja e dy varkave turistike në liqenin e Komanit e ka kthyer në një moment paniku udhëtimin e pushuesve drejt Lumit të Shalës. Incidenti ndodhi këtë të mërkurë rreth orës 15:15, ndërsa dy mjetet lundruese po transportonin pushues vendas e të huaj.

Pas përplasjes, pasagjerët u nxorën në breg me mjete të tjera lundruese. Pesë mbetën të plagosur lehtë, ndërsa pushuesit e tjerë nuk pësuan lëndime.

Njëri prej tyre ka marrë dëmtime të lehta në kraharor, ndërsa dy gra kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe në krah. Një prej pasagjerëve është turist i huaj, ndërsa 4 të tjerët që mbetën të lënduar, janë nga Lezha.

Në Koman mbërriti një helikopter i Shëndetësisë dhe një helikopter ushtarak, të cilët transportuan katër prej të dëmtuarve drejt Spitalit të Shkodrës. Një tjetër i plagosur, në gjendje më të mirë, u transportua me autoambulancë.

Read more:Hapet rruga e Komanit ende pa përfunduar investimi! Lehtësohet lëvizja për qindra turistë në lumin e Shalës: Është një dritë jeshile për këtë zonë

Shkaku kryesor dyshohet të këtë qenë shpejtësia e lartë, megjithatë do të jenë autoritetet përkatëse që do të zbardhin rrethanat e përplasjes dhe shkaku që solli incidentin në liqenin e Komanit.

Njoftimi i Policisë:

“Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Read more:Lezha vendos tarifë në varreza, 25 mijë lekë për një vendvarrim dhe rregulla të reja! Ndreu: S’tolerojmë më abuzimet

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Read more:7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun

Pak ditë më parë, në një tjetër incident ujor në Porto Palermo, por në rrethana krejt të ndryshme, 4 persona u plagosën duke pësuar djegie të niveleve të ndryshme në trup, pas shpërthimit në motorin e një skafi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:53

Përplasja e 2 varkave në Liqenin e Komanit, momenti kur 5 turistët e plagosur mbërrijnë në Spitalin e Shkodrës (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamje kur 5 turistët e plagosur në incidentin e ndodhur në liqenin e Komanit, kanë mbërritur në spitalin e Shkodrës.

Ata mbetën të plagosur gjatë përplasjes së 2 varkave turistike me të cilat po udhëtonin.Turistët u nxorën menjëherë nga uji me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese dhe 4 prej tyre u transportuan në Spitalin e Shkodrës me 2 helikopterë dhe 1 tjetër me një autoambulancë.

Lexo edhe
Kronikë

Kritika policisë në Sarandë, Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Kronikë

Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e qëlloi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora dhe e godita (VIDEO)

Tags: #Aksident #Anije turistike #djegie #grupi hetimor #helikopter #koman #Lezha #liqeni i komanit #lumi i shales #Shkoder

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kritika policisë në Sarandë, Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit
  • Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e qëlloi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora dhe e godita (VIDEO)
  • Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, digjet banesa private! Flakët vihen nën kontroll, dyshohet për shkëndijë elektrike (VIDEO)
  • Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Dy helikopterë dërgojnë të lënduarit në spitalin e Shkodrës (VIDEO)
  • Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj
Nga të njëjtat tag-e
  • Përplasen 2 varka në Liqenin e Komanit, plagosen 5 turistë! Dy helikopterë dërgojnë të lënduarit në spitalin e Shkodrës (VIDEO)
  • Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 30 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 9 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kritika policisë në Sarandë, Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari i doli në mbrojtje uniformave blu, nxitur nga sulmet e shumta në rrjetet…

• 31 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e qëlloi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora dhe e godita (VIDEO)

SARANDË– Një grup turistësh francezë, mes tyre 20-vjeçari me shtetësi portugeze Luis Miguel Varela Mendes që u vra…

• 31 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, digjet banesa private! Flakët vihen nën kontroll, dyshohet për shkëndijë elektrike (VIDEO)

Një shtëpi private është djegur nga zjarri që ra në zonën e rrugës “Njazi Meta”, poshtë zonës së…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by