Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës”, Ina Zhupa: “The Albanian Files” ekspozon modelin e trajtimit te vendit si pronë private
Politikë

“Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës”, Ina Zhupa: “The Albanian Files” ekspozon modelin e trajtimit te vendit si pronë private

• 22 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me deklaratën e arkitektëve dhe urbanistëve për zhvillimin e territorit në Shqipëri.

Zhupa shprehet se e mbështet qëndrimin e profesionistëve që kanë zgjedhur të mos heshtin, duke e konsideruar debatin për projektet në Zvërnec dhe Nartë si pjesë të një çështjeje më të gjerë: kush vendos për territorin, mbi çfarë plani dhe në interes të kujt.

Read more:Zhupa thirrje qeverisë: Finiqi dhe Delvina në rrezik nga zjarret, reagoni! Të mos përsëritet tragjedia e vitit të kaluar

Ajo kritikon modelin e qeverisjes së Edi Ramës, duke akuzuar kryeministrin se i trajton projektet e tij si vizion, ndërsa ekspertiza, institucionet, komunitetet dhe interesi publik përballen me vendime të centralizuara.

Read more:“Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi

Duke iu referuar edhe “The Albanian Files”, Zhupa kërkon planifikim strategjik kombëtar, transparencë, pjesëmarrje reale të komuniteteve dhe mbrojtje të tokës bujqësore, natyrës, peizazhit dhe trashëgimisë kulturore, duke theksuar se zonat e mbrojtura duhet të jenë “vijë e kuqe” dhe se Shqipëria nuk është pronë e asnjë kryeministri.

Read more:Nga “Albanian Files”, pagat e ulëta e çmimet e larta/ Aktivistja i rendit arsyet përse shqiptarët dalin në shesh kundër Ramës: Të dhënat tona u përdorën nga patronazhistët

Reagimi i plotë:
Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Edi Ramës dhe projekteve të tij personale.
Deklarata e arkitektëve, urbanistëve, planifikuesve, inxhinierëve, pedagogëve dhe studiuesve është një tablo e qartë për mënyrën se si po vendoset sot për të ardhmen e Shqipërisë.
I mbështes plotësisht profesionistët që kanë zgjedhur të mos heshtin më. Sepse çështja nuk është vetëm një projekt në Zvërnec apo Nartë. Çështja është kush vendos për territorin shqiptar, mbi çfarë plani, me çfarë ekspertize, me çfarë transparence dhe në interes të kujt.
Shqipëria nuk mund të trajtohet si një parcelë e madhe ku çdo projekt i Edi Ramës për një lobues, mik, oligark prezantohet si vizion, ndërsa institucionet, ekspertët, komunitetet dhe interesi publik vendosen përpara një fakti të kryer.
“The Albanian Files” është ekspozimi i një modeli ku Rama preferon të tregojë projektet që i duken fitimprurëse dhe sipas shijes së tij, ndërsa çështjet që lidhen me planifikimi e territorit, mjedisin, zonat e mbrojtura, ligjshmërinë, transparencën dhe interesin publik mbeten pas fasadës.
Shqipëria nuk ka nevojë për një arkitekturë të pushtetit, ku projekti vjen i pari dhe planifikimi pas tij. Nuk ka nevojë për vendime të centralizuara që dobësojnë pushtetin vendor dhe ekspertizën shqiptare. Nuk ka nevojë për projekte që i imponohen komuniteteve dhe më pas kërkohet që procedurat të përshtaten me to.
Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës. Bregdeti nuk është pronë e qeverisë. Natyrën nuk mund ta trashëgojë asnjë kryeministër si aset personal. Shqipëria është pasuri e përbashkët e shqiptarëve dhe vendimet që merren sot do të përcaktojnë se çfarë Shqipërie do t’u lëmë brezave të ardhshëm. Zonat e mbrojtura duhet jenë vija e kuqe, ku zbatohen vetëm konventat dhe standartet e BE.
Prandaj kërkesa e profesionistëve për një vizion kombëtar të territorit, planifikim strategjik, transparencë, pjesëmarrje reale të komuniteteve, mbrojtje të tokës bujqësore, natyrës, peizazhit dhe trashëgimisë kulturore, është e drejtë dhe e domosdoshme.

Read more:“Alabar pranoi se ishte nxituar”/ Protestuesja: E nxitoi Rama….Siç po zhyten objektet në Portin e Durrësit, do të zhytet edhe kjo qeveri e korruptuar

Lexo edhe
Politikë

Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së

Politikë

“SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…

Tags: #Ina zhupa #Private #Projekt #rama #shqiperi #Shqiperia #shqiptar #the Albanian Files #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së
  • “SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…
  • LAJM I FUNDIT/ Edi Rama shkarkon nga detyra e kreut të SHISH Vlora Hysenin
  • “Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …
  • “Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione
Nga të njëjtat tag-e
  • “SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…
  • LAJM I FUNDIT/ Edi Rama shkarkon nga detyra e kreut të SHISH Vlora Hysenin
  • “Mirë opozita ka reaguar, po Spiropali pse nuk reagon?”/ Noka i përgjigjet qytetarit: Rama i zhyt në batak, e më pas i “lë pa zë” me presione
  • “Me Ballukun po bëhet ‘dorëzim i kontrolluar’”/ Noka: Agasi u arrestua me urdhër të Belindës, Rama u tërbua! Ja dy personat që kryeministri “i mbron me kokën e tij”
  • “SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale, Rama”/ Noka: Nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 17 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kërkuar transparencë për projektet në zonën e Zvërnecit, duke kundërshtuar ndryshimet në…

• 19 minuta më parë • 13 min lexim
Politikë

“SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë prekur drejtues dhe…

• 19 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama shkarkon nga detyra e kreut të SHISH Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X lirimin e menjëhershëm nga detyra si…

• 19 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by