Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi
Politikë

“Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi

• 10 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe për përfshirjen e ekspertëve e institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.

Hoxha thekson se ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si çështje e brendshme apo të vendoset në mënyrë të njëanshme, sidomos kur pasojat mund të prekin territorin, mjedisin, sigurinë ujore dhe furnizimin me ujë të Kosovës.

Sipas ministrit Hoxha, e drejta ndërkombëtare parashikon përdorim të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, parandalimin e dëmeve ndërkufitare, si dhe detyrimin për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për çdo masë që mund të ketë pasoja për vendet e tjera.

Read more:Rusia sulmoi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ministri Hoxha: E papranueshme, jeta e tij u vu në rrezik serioz

“Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”, është shprehur Hoxha.

Ai nënvizoi se Serbia është palë e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe duhet të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë.

Read more:“Rama në burg, Berisha në burg, nuk na përfaqësoni”/ Nis marshimi për ditën e 60. Revolucioni Flamingo jehon në rrugët e kryeqytetit

Hoxha kërkoi që çdo projekt apo masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën të bazohet në të dhëna shkencore, vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe konsultim me palën e prekur.

Në përfundim, ministri i Jashtëm shprehu mbështetjen e Shqipërisë për të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve ujore, duke theksuar se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, dhe jo përmes kërcënimeve apo veprimeve të njëanshme.

“Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit #Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.

Read more:Kulluri: Smart City, KAYO dhe skandali AKSHI cenojnë sigurinë në vend. Qeveria ka lidhur kontrata me kompani nga vende që s’janë anëtare të NATO-s

Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër.

E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si dhe detyrimi për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për masat që mund të kenë pasoja ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së #UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Read more:“Jam Kastrioti, vij nga Drenica e shqiptarëve”, i riu nga Kosova: Kjo qeveri po lejon që në Shkodër të hapet konsullatë serbe!

Shqipëria pret që #Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur.

#Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër.

Read more:Reforma Territoriale/ Bashkimi me Beratin dhe Poliçanin në një bashki të vetme, qytetarët e Dimalit dalin në protestë kundër propozimit të PS

Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e #Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore.

Ne besojmë fort dhe presim qe çështje të tilla të trajtohen përmes #dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme”, deklaron Hoxha.

Lexo edhe
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Tags: #Ferit Hoxha #Lumi #Projekt #Serbia #Shqiperia #Siguri #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by