Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
Sociale

Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)

• 9 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në vijim të komunikimit të nisur nga Kryeministri Edi Rama me prindërit e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me familjet për të diskutuar mbi hapat e ndërmarrë dhe nevojat që kërkojnë zgjidhje.

Bashkëbisedimi u përqendrua te përmirësimi i diagnostikimit të hershëm, lehtësimi i aksesit në shërbime të specializuara dhe krijimi i një sistemi më të koordinuar mbështetjeje për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Read more:Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

Mes hapave të ndërmarrë është hartimi i projekturdhrit për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Nevojat e Fëmijëve dhe të Rinjve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit, si dhe drafturdhrit për krijimin e Rrjetit Kombëtar të Koordinatorëve të Rastit. Ky rrjet synon t’u mundësojë familjeve orientim më të qartë dhe mbështetje të koordinuar, në mënyrë që të mos përballen të vetme me procedurat dhe institucionet.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet përmirësimit të protokolleve të depistimit, diagnostikimit dhe referimit të hershëm, si dhe standardizimit të praktikave për fëmijët e moshës 0–6 vjeç. Në fokus është edhe përshtatja e ushqyerjes në çerdhe dhe kopshte për fëmijët me nevoja specifike.

Read more:Viti i ri shkollor/ “5,900 nxënës më pak në vetëm një vit”, Berisha: Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike

Paralelisht, po punohet për zgjerimin e shërbimeve të specializuara, forcimin e psikiatrisë infantile në spitalet rajonale, zgjerimin e Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor dhe përmirësimin e shërbimeve EEG e të kujdesit dentar. Në këtë kuadër, parashikohet edhe ngritja e një kabineti pilot të kujdesit dentar në Elbasan, si dhe krijimi i një qendre për neurodiversitetin.

Një tjetër hap është mbështetja për organizimin dhe funksionalizimin e organizatës së prindërve, në bashkëpunim me Ndihmën Juridike Falas, në mënyrë që familjet të kenë një zë më të fortë në përfaqësimin e nevojave dhe shqetësimeve të tyre.

Read more:Kujdesi për shëndetin oral shtrihet edhe në qendrat e përkujdesit shoqëror, Spahiu: 1028 persona morrën shërbim

Mbështetja për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të përbashkët. Qëllimi është që shërbimet shëndetësore, sociale dhe arsimore të funksionojnë më të lidhura me njëra-tjetrën, duke u dhënë fëmijëve më shumë mundësi dhe familjeve më shumë mbështetje në çdo fazë të rrugëtimit të tyre.

Lexo edhe
Sociale

Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)

Sociale

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe

Tags: #Edi Rama #Elbasan #femije me aftesi ndryshe #Fëmijët #Fokus #institucionet #Klodiana Spahiu #Ministria e shëndetësisë #Prindërit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
Nga të njëjtat tag-e
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 8 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)

Ka lënë qelinë 33-vjeçaren Greta Gjoci e cila ndodhej në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën e…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe

Programi pas-shkollor, që prej 1 tetorit po zbatohet në 408 shkolla në vend. Report Tv bisedoi me nxënës…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive

FIER– 400 persona janë diagoniskuar me tumore gjatë 9 muajve te pare te vitit ne qarkun e Fierit.…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by