Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
Sociale

‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe

• 7 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Programi pas-shkollor, që prej 1 tetorit po zbatohet në 408 shkolla në vend. Report Tv bisedoi me nxënës e mësues të shkollës “Gustav Majer” në Tiranë me mbi 1100 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën. Rreth 300 nxënës janë bërë pjesë e programit pas shkollor.

Disa prej nxënësve që tashmë i bëjnë detyrat e shtëpisë brenda ambienteve të shkollës, flasin për efektet pozitive të këtij programi.

“Unë tani po bëj detyrat. Me duket shumë e mirë sepse kur vij në shtëpi e kam tërë pasditen të lirë dhe mund të luaj.”

“Unë jam duke bërë detyrat e shtëpisë së matematikës”.

Read more:Shpopullimi i fshatrave/ Mbeti vetëm 1 nxënës, i vihet kyçi shkollës së Neviçishtit në Korçë

“Më pëlqen shumë sepse unë i mbaroj detyrat e shtëpisë dhe mund të vazhdoj të plotësoj për shembull pluset në shtëpi.”

“Më ka pëlqyer të rri këtu sepse shpenzoj më shumë kohë me shoqet e mia dhe e kam kohën më të lirë në shtëpi.”, shprehen disa nga nxënësit

Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën qëndrojnë edhe dy orë pas mësimit. Gjatë kësaj kohe përfundojnë detyrat e shtëpisë dhe marrin pjesë në klubet që kanë zgjedhur, që nga teatri te sportet.

Read more:Viti i ri shkollor, Mirela Cami për Report Tv: Mësim me 2 turne në disa shkolla 9-vjeçare, jo gjimnaze! 400 oficerë sigurie dhe 900 psikologë për nxënësit

“Unë kam zgjedhur art pamor edhe teatër.”

“Unë kam zgjedhur të shkoj në tre klube, në basketboll, në violinë dhe në anglisht.”, tregojnë disa nga nxënësit.

Përzgjedhja e klubeve është bërë përmes aplikimit të prindërve. Por jo të gjithë fëmijët kanë mundur të përfshihen pasi sipas udhëzimit, grupet nuk mund të kenë më shumë se 30 nxënës.

Read more:Perez thërret zgjedhje të jashtëzakonshme: Kush po më kritikon, le të kandidojë kundër meje

“Procesi i përzgjedhjes së fëmijëve ka qenë një proces pak delikat dhe i vështirë. Vetë prindërit kanë aplikuar në linkun e dërguar dhe kanë zgjedhur edhe klubet. Në bazë të listave është bërë grupimi dhe ndarja e tyre. Kemi pasur ankesa, kanë marrë sqarimet e tyre dhe presin që ndoshta të lirohet radha, sepse ka edhe fëmijë që janë pranuar, por nuk kanë arritur të rregullojnë transportin apo orarin me përfundimin e punës së prindërve. Programi pas shkollor përfundon në orën 15:00.”, thotë mësuese Vojsava Shtylla.

Në mungesë të ofrimit të ushqimit nga Bashkia, aktualisht të vegjlit e marrin ushqimin nga shtëpia dhe e konsumojnë në klasë.

“Në fillim kishte mendime të ndryshme. Disa mbështesnin që ushqimi të vinte nga bashkia, shteti apo ndonjë fondacion, ndërsa pjesa tjetër mbështeste që fëmija të merrte ushqimin nga shtëpia, sepse është më i sigurt, më i kontrolluar dhe më i freskët. Prindi kujdeset vetë për ushqimin e fëmijës. Edhe për ne si mësues është më e lehtë, sepse secili ka ushqimin e vet, ulet, përfundon dhe më pas vazhdojmë me aktivitetet e tjera.”, shpjegon mësuesja.

Read more:Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri

Në program janë përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët gjatë kësaj kohe nuk shoqërohen nga mësuesi ndihmës.

“Fëmijët me aftësi të veçanta janë të përfshirë në këtë proces. Sigurisht që kërkon një punë pak më shumë edhe nga unë si mësuese, por edhe nga stafi mbështetës. Nëse kam një problematikë ose diçka nuk ecën si duhet, kam ndihmën e drejtorisë dhe të psikologes. Ata janë të përfshirë dhe trajtohen njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë.”, thotë për Report Tv mësuesja Vojsava Shtylla.

Lexo edhe
Sociale

Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive

Sociale

Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë

Tags: #basketboll #Fëmija #Femije #Fëmijët #gustav majer #klasa #nxenes #programi pas shkolle #Shkolla #Tirane #vojsava shtylla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje 1 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive

FIER– 400 persona janë diagoniskuar me tumore gjatë 9 muajve te pare te vitit ne qarkun e Fierit.…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë

Mbi 7 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditore, në 6 universitetet publike të rretheve:…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes

Edhe pse kanë kaluar 40 vite që kur e nisi, profesioni i torrnitorit mbetet ende pasion për të.…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by