Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Viti i ri shkollor, Mirela Cami për Report Tv: Mësim me 2 turne në disa shkolla 9-vjeçare, jo gjimnaze! 400 oficerë sigurie dhe 900 psikologë për nxënësit
Sociale

Viti i ri shkollor, Mirela Cami për Report Tv: Mësim me 2 turne në disa shkolla 9-vjeçare, jo gjimnaze! 400 oficerë sigurie dhe 900 psikologë për nxënësit

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor, ku mbi 330 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës – 25 mijë prej tyre filluan klasën e parë.

Mirela Cami, drejtoreshë në Ministrinë e Arsimit në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ nën moderimin e Nertil Agalliut tha se dita e parë e shkollës është një moment emocionues jo vetëm për nxënësit, por edhe për vetë institucionin.

“Nisja e vitit shkollor është një moment emocionues për prindërit, për nxënësit, por edhe për ne. 25 mijë do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë. 53 shkolla të reja ose të rehabilituara hapin dyert këtë vit shkollor, janë gati 39 projekte të tjera për rikonstruksionin e shkollave”, tha Mirela Cami.

Read more:Viti i ri shkollor/ “5,900 nxënës më pak në vetëm një vit”, Berisha: Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike

Sa i përket mësimit me turne ajo tha se në disa shkolla 9-vjeçare do të aplikohe, ndërsa në gjimnaze mësimi do të vijojë normalisht.

“Në disa shkolla 9-vjeçare mësimi do të zhvillohet me turne, përshmembull në shkollat që po rikonstruktohen. Ndërkohë në gjimnaze mësimi nuk do të zhvillohet me turne dhe kjo është një risi. Në shkollat e reja duhet të kemi parasysh që nxënësit do ta zhvillojnë mësimin në kushte bashkëkohore që të jenë gati për zhvillimin e testeve kombëtare”, tha ajo.

Read more:Nuk ka vjeshtë, shtatori me temperatura deri në 36 gradë celcius, Gjoni: Do të jetë vit i nxehtë deri në fund

Sa i përket sigurisë në shkolla, 400 oficerë sigurie do të jenë në krye të detyrës, ndërsa 900 punonjës të shërbimit psikosocial do të jenë në shërbim të nxënësve. Cami foli dhe kamerat inteligjente të vendosura në 20 shkolla.

“Kamerat janë vendosur në korridore, oborre dhe qoshe të ambjenteve të shkollës që dikur nuk kishe mundësi që ti shikoje. Nuk ka kamera në klasë vetëm në ambiente të përbashkëta për të shmangur çdo konflikt të mundshëm”, tha Cami.

Read more:Sot nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)

Në fund ajo komentoi e edhe programin ‘Pas Shkolle’ që do të zhvillohet në 408 shkolla të vendit, si edhe risinë që këtë vit shkollor tekstet për nxënësit nga klasa e 1-5 do të jenë falas.

“Në 408 do të zbatohet programi ‘Pas Shkolle’ që fëmijët jo vetëm të kalojnë kohë por edhe të zbulojnë talentet e tyre. Nuk është një program i detyruar, por kemi parë një interes nga prindërit. Programi do të jetë relaksues sesa vlerësues. Nxënësit do të bëjnë edhe detyrat e shtëpisë, pas orarit të detyruar dhe një pushimi të nxënësve –ku do të konsumojnë ushqimin e marrë nga shtëpia. Në ‘Pas Shkolle’ do të jenë mësuesit që japin mësim, por edhe mësues që kanë dalë në pension dhe kanë dëshirë që të japin mësim”, tha ajo.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #bankat #Fëmijët #gjimnaze #jetë #Kamera #klasa #Mirela Cami #Shkolla #Sot Live në Shqipëri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin