Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive
Sociale

Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive

• 6 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

FIER– 400 persona janë diagoniskuar me tumore gjatë 9 muajve te pare te vitit ne qarkun e Fierit. Shifrat janë shqetësuese sepse tregojne se mesatarisht çdo ditë 1 person përballet me semundjen e shekullit.

Mjekja Onkologe e Spitalit Rajonal të Fierit, Anisa Mone, thotë se rastet janë në rritje. Një vit më parë, ne te njejten periudhe ishin regjistruar 369 paciente. Kanceri i mushkërive dhe ai gastrointestinal përbëjnë pjesën kryesore. Shqetësimi i mjekëve nuk lidhet vetëm me numrin por me avancimin. Shumë paciente mbërrijnë në spital në stad të fundit kur kanë nevojë për kujdes paliativ.

Në këtë tablo të zymtë, mjekja u ndal specifikisht tek kanceri i gjirit meqenese jemi në muajin sensibilizues. 65 gra janë diagnostikuara me kancer gjiri nga janari ne shtator, ku pjesa më e madhe janë të grupmoshës 50 deri në 70 vjeç.

Read more:Gjirokastra, qarku ‘më i plakur’, Kukësi ‘më i riu’! Rritet mosha mediane, gratë me diferencë nga burrat

“Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më të larta janë shanset për ta fituar këtë betejë. Në 90% të rasteve, kanceri i diagnostikuar në fazat e hershme është plotësisht i shërueshëm”, tha mjekja onkologe.

Por pikërisht këtu qëndron vështirësia. Në fazat e hershme, kanceri i gjirit nuk ka shenja klinike. Ndryshimet në trup shfaqen kur sëmundja ka avancuar.

Read more:Dy mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën e Kalkutës

“Apeli im është për kryerjen e kontrolleve sa më të shpeshta në mënyrë periodike, në bazë të rrezikut dhe faktorëve që ka secila grua — që nga vetëkontrolli, ekzaminimi ekografik e deri te mamografia. Një kontroll i vogël shpëton jetë”, shton ajo.

Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje që prek gratë.

Read more:VIDEO/ Kur ishte në opozitë premtonte epokë ndryshimesh në shëndetësi, sot të sëmurët me kancer s’kanë ilaçe! Metamorfoza e Ramës në pushtet

“Në Fier janë diagnostikuar edhe 3 meshkuj. Ata diagnostikohen në faza të mëvonshme, ndoshta edhe për shkak të mentalitetit, sepse nuk e besojnë që kanceri i gjirit mund t’i prekë, e për këtë arsye vijnë për kontroll vetëm atëherë kur sëmundja ka avancuar dhe ka dhënë shenja klinike”, tha mjekja onkologe.

Sipas Censusit-2023, qarku i Fierit ka një popullsi prej 240 mijë banorësh. Ndersa ne Spitalin Rajonal gjendet reparti onkologjik që ofron kimioterapi prej vitesh. Ndërkohë, nevoja për sherbime të tjera po rritet bashkë me numrin e lartë të rasteve.

Lexo edhe
Sociale

Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë

Sociale

Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes

Tags: #anisa mone #Fier #Gratë #jetë #kancer #Kanceri #kanceri i gjirit #onkologjik #sëmundjet tumorale #tumor

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 1 lexime · 6 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë

Mbi 7 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditore, në 6 universitetet publike të rretheve:…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes

Edhe pse kanë kaluar 40 vite që kur e nisi, profesioni i torrnitorit mbetet ende pasion për të.…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)

Zgjidhja e parë për çdo fëmijë që mbetet pa kujdes prindëror, nuk do të jetë më institucioni, por…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by