Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Ata bëjnë thirrje të ndryshme kundër qeverisë.
“Sazani, Zvërneci në fyt do ju ngecin”, “Dorëheqje”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.
Me flamuj kombëtar, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Qytetarët shprehen se janë të revoltuar ndaj keqqeverisjes, që po shpaloset përditë me skandale të njëpasnjëshme.




