Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!
Politikë

Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus ishte skandali te SHISH, për të cilin ish-drejtuesja, Vlora Hyseni ndodhet në arrest shtëpie. Në takim, përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, si kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministri i Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë, ishin të ftuar edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet e sigurisë.

Në deklaratën e Presidencës thuhet se institucionet e sigurisë nuk duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, pasi, pavarësisht përgjegjësive të ndryshme, kanë të njëjtin qëllim, garantimin e sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

Read more:Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj

NJOFTIMI

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë. Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.
Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.

Në takim u konkludua se:
Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Read more:Skandali te SHISH me Vlora Hysenin/ Nga Rama te Peleshi e Hita, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë.

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional.

Read more:Arka, IA dhe POS në telefon, prezantohen risitë e dev.al! Pagesa e shitje edhe pa internet, ndihmon asistenti virtual

Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

Lexo edhe
Politikë

Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit

Politikë

Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)

Tags: #Bajram begaj #Fokus #institucionet #Komunikim #masat #Presidenti #SHISH #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
  • Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve
  • Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë, ironizon Bardhi: Ishte Këshilli i Sigurimit të Gysit!
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë, ironizon Bardhi: Ishte Këshilli i Sigurimit të Gysit!
  • Skandali i kreut të SHISH Vlora Hyseni/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim
  • McAllister: Pavarësia e gjyqësorit, sfida e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Duhen rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit
  • Raportuesi i Shqipërisë në BE tregon detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare: S’është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në deklaratën e tij për media ceku edhe deklaratën e…

• 25 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dje,…

• 25 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri dhe bashkëkryetare e Komisionit për…

• 25 minuta më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by