Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Arka, IA dhe POS në telefon, prezantohen risitë e dev.al! Pagesa e shitje edhe pa internet, ndihmon asistenti virtual
Sociale

Arka, IA dhe POS në telefon, prezantohen risitë e dev.al! Pagesa e shitje edhe pa internet, ndihmon asistenti virtual

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Pallatin e Kongreseve, në kuadër të panairit të teknologjisë Future2Tech, dev.al dhe Pago paraqitën brenda një ore një listë të gjatë risish.

Versione të reja për katër sistemet që përdoren nga dyqanet, hotelet, zyrat e burimeve njerëzore dhe financat e kompanive. Një produkt krejt i ri për klinikat mjekësore. Një asistent virtual i mbështetur në inteligjencën artificiale. Dhe një grup zgjidhjesh të reja për pagesat.

Read more:“Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit

“Prezantuam risitë e zgjidhjeve tona për biznesin, për menaxhimin, për faturimin, për kontabilitetin, për burimet njerëzore dhe për pagesat. Në situatën që gjendemi, biznesi gjithmonë e më shumë ka nevojë që të automatizojë procese dhe ajo që ne përpiqemi të bëjmë me zgjidhet tona është pikërisht kjo. Pra ta ndjekim biznesin që nga fillimi deri në fund, pra nga marrja e produktit, nga zhvillimi i produktit, te shitja, te regjistrimi në kontabilitet, te marrja e pagesës, te krijimi i analizave që ndihmojnë në vendimmarrje. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është mënyra dixhitale”, tha Igli Gjelishti.

Sistemet e kompanisë përdoren sot nga mbi 27.000 biznese në Shqipëri. Sistemi i faturimit vjen me një version që punon edhe pa lidhje interneti. Hotelet mund t’i shfaqin çmimet dhe dhomat e lira direkt në Google, pa komisionin e agjencive online. Ndërsa financave të biznesit tani u përgjigjet Devi, që merr pyetje me shkrim ose me zë dhe kthen përgjigje brenda sekondash.

Read more:Bizneset e merrnin në punë, ajo vidhte xhiron e ditës dhe zhdukej! Arrestohet në Tiranë Kumrie Zika, policia: Janë dokumentuar 5 raste

Në fokus ishin edhe pagesat. Karta të reja me benefite premium, dërgesa të menjëhershme drejt kartave kudo në botë, dhe për bizneset, POS me fiskalizim të integruar si dhe SoftPOS, që mundëson pranimin e pagesave me kartë nga çdo telefon Android.

Read more:Të huajt marrin më pak prona, blerjet nga jo-rezidentët bien nga 25% në 20%, rriten investimet e huaja

Dy zgjidhje që marrin rëndësi të veçantë para afatit ligjor të 31 dhjetorit, që detyron bizneset të pajisen me POS. Për shitjet online u prezantuan pagesat për dyqanet elektronike dhe pagesa me link, për ata që shesin nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas dev.al dhe Pago, fuqia e vërtetë e këtyre sistemeve, është fakti që janë të gjitha pjesë e së njëjtës zgjidhje- një ekosistem i vetëm, nga arka e biznesit deri te pagesa.

Lexo edhe
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Sociale

Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës

Tags: #Android #Biznese #Bizneset #Biznesi #dev.al #Fokus #Future2Tech #pago.al

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Kthim në kohën e komunizmit! Ky është hoteli i pazakontë që do të ndërtohet në Bulqizë, hapet tenderi 1 mln euro (FOTOT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
  • Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore! 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 2 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës

Prej orës 16:40, në Pukë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike duke lënë në errësirë qytetin dhe dy…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës

Reshjet e forta të shiut që priten në orët në vijim rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin