Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

• 9 Tetor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Pavarësisht se Edi Rama demonstroi një fuqi numerike jashtë normales duke votuar reformën territoriale me një shumicë të cilësuar, një gjë është e qartë: ai ka hyrë në vjeshtën e pushtetit të vet.

Përtej atyre 85 votave që duket sikur e bëjnë të pathyeshme fuqinë e tij, ka disa detaje që tregojnë se diçka është krisur në mënyrë të pakthyeshme. Deputetë që deri dje ai i shtypte si minj apo që e shihnin me admirimin e një heroi të kombit, tani i hedhin vickla. Ai e ka bërë zakon të ngrihet afër mesnatës, për të marrë rrugën e kuvendit, duke duruar dhe vezët dhe ujin, pasi ka nevojë edhe për votën e tij. Edhe Belinda Balluku që, pas atyre që kanë dalë, ka turp të shfaqet në publik, detyrohet të shkojë me një këmbë të ngrejë katronin në parlament.

Read more:Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

Por, shenjat e para të brerjes së pushtetit nuk duken vetëm brenda partisë, që ai vijon ta sundojë me dorë të çeliktë. Vala e zemërimit me deputetët socialistë, që nuk dalin dot më në pazar pa truproja të pa shoqëruar nga thirrjet “Turp…”, “Hajdutë…” apo goditjeve simbolike, tani ka prekur edhe atë vetë. Si asnjëherë më parë, dikush i godet me vezë Mercedesin luksoz, një grup qytetarësh i bllokojnë rrugën për në selinë e Kayo-s, ndërsa një tubim studentor e bën të anullojë inaugurimin e vitit të ri shkollor.

E gjitha kjo falë një proteste që zgjat prej katër muajsh e që përpos dorëheqjes së tij, kërkon asgjë më pak se dërgimin e tij në burg si një kryeministër i korruptuar.

Read more:“Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin

“Revolucioni i flamingove”, të cilit që prej ditës së parë i kanë parathënë tkurrjen, ka prodhuar dy efekte të mëdha. Së pari, ai duket se i ka dhënë hov SPAK-ut dosjet e të cilit tashmë e kanë telendisur legjitimitetin e këtij pushteti.

Për caktimin e tenderëve me telefon nga Belinda Balluku, që si ç’po del i kanë sendërzuar efektet e tyre me vila në bregdet, nuk mund të thuhet më “ka vepruar pas shpinës së shefit”. Për lidhjen me “shpirt & zemër” të Vlora Hysenit me dashnorin e verave 33 mijë euroshe, kryeministri nuk mund të lajë duart sikur nuk kishte dijeni. Për llahtarinë e vjedhjeve në AKSH, të shoqëruara me rrëmbime personash për të cilat bashkëpunonte policia, nuk mund të zhvishet nga përgjegjësia kupola e kësaj bande.

Read more:Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

Duket sikur një dorë e padukshme ka trimëruar edhe prokurorët specialë të programuar deri më tani si leva kundër opozitës, të ndërmarrin veprime deri dje të pa imagjinueshme. A mundej ndokush të besonte, pak kohë më parë, se SPAK do të trokiste me urgjencë në derën e mikut hebre të Ramës, Rony Yeffet, vetëm pas një përgjimi të publikuar nga një armik i tij i klasit të parë si Arben Ahmetaj, të publikuar në të vetmin TV të opozitës si Syri?

Një imagjinatë e frymëzuar nga teoritë komplotiste do të shikonte pas rasteve si ky, ose atij të arrestimit të shefes së shërbimit sekret, një dorë të parterëve të huaj, por edhe pa pasur fakte për këtë, një gjë e tillë është e mjaftë për të dëshmuar se frika për të gërmuar përreth kopshtit privat të Edi Ramës tani ka rënë.

Read more:Asgjë gjurmë nga autorët që eliminuan ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë, 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes! Kontrolle te banesa e Ervis Lamajt në Kamëz

Efekti i dytë i “Revolucionit të flamingove” është drita katërcipërisht e ndryshme me të cilën po e sheh Edi Ramën shtypi ndërkombëtar. Atij tashmë i është bërë zakon të humbë toruan, të ngrihet i nervozuar dhe të lërë përgjysmë intervistat, siç ndodhi së fundi me gazetarin Andrew Callaghan të Channel 5. Dhe arsyeja kuptohet lehtësisht. Sepse ai të cilin për 10 vite e kishin pikturuar me ngjyrat e politikanit artist atipik, tani po e përshkruajnë si një kapobandë të lidhur me krimin e organizuar, që e ka bërë vendin lavatriçe të parave të drogës, deri në atë masë sa edhe dhëndrin e presidentit të SHBA-së e detyroi të ngatërrohet me një të dyshuar si narkotrafikant.

Të gjitha këto së bashku, nga zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, nga qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, nga prokurorët e trimëruar dhe gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin, tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Ai mund ta ruajë shumicën me 85 vota në kuvend, mund të vijojë të miratojë dhurata për investitorët strategjikë dhe të firmosë kulla në mes të parqeve, por tashmë përreth tij ka kapluar atmosfera e një fund regjimi.

Read more:“Një i ri me bluzë Dolce & Gabbana m’u turr, ishte civil”/ Gazetarja bën ndërhyrjen epike: Mos e ka pasur false! Lapaj: Policia sikur bën aksion kundër firmave false!

Natyrisht, një gjë e tillë, as nuk do të thotë se prej tij do të shpëtojmë shumë shpejt dhe as se ai nuk do të vazhdojë të dhurojë llokma Shqipërie për ta zgjatur agoninë e vet. Por, për një gjë tashmë janë të qartë të gjithë: rrëfimi i propagandës së tij ka mbaruar. Edhe për ata që, për interes, duan ta shikojnë ende në pushtet, fabula e pastërtisë apo ndershmërisë së tij është aq e pabesueshme, sa po i përsërite dikujt atë shprehjen e famshme “të birit të nënës apo të kurvës që si kërkon dot paratë në xhepin e kryeministrit”, nuk ta kthejnë më të nervozuar, por shpërthejnë në një gaz të shfrenuar.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Tags: #AMP #arben ahmetaj #Arrestimit #belinda balluku #Bregdet #Burg #Drita #Edi Rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 3 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide

Dy janë qëndrimet e kryeministrit Rama përballë cdo skandali që ka njollosur qeverisjen e tij. Së pari, përgjegjësia…

• 6 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by