Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Asgjë gjurmë nga autorët që eliminuan ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë, 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes! Kontrolle te banesa e Ervis Lamajt në Kamëz
Kronikë

Asgjë gjurmë nga autorët që eliminuan ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë, 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes! Kontrolle te banesa e Ervis Lamajt në Kamëz

• 21 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e dy autorëve që ekzekutuan Artan Myrtajn në qendër të Sarandës, i njohur edhe si “Tani i Rruzhdiut”. Në kuadër të hetimeve, Policia e Tiranës, ajo e Vlorës dhe Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle që në orët e para të mëngjesit në zonën e Kamzës, ndërsa mbi 20 kontrolle janë kryer edhe në Sarandë.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se në Kamëz është bastisur banesa e Ervis Lamajt, i cili nuk është gjetur në banesë. Lamaj përflitet si kreu i një grupi kriminal me bazë në Kamëz, i cili dyshohet se fshihet pas disa ngjarjeve kriminale zinxhir në Sarandë, që nisën pas plagosjes së dy të rinjve po nga Kamza për tokat në bregdet. Plagosje në të cilën një vit më parë ishte përfshirë edhe vetë “Tani i Rruzhdiut”

Myrtajt u qëllua sapo doli nga një lokal në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë. Dy persona me skafandra, që lëviznin me motor, qëlluan me breshëri plumbash ndaj 44-vjeçarit. Sapo i pikasi, Myrtaj tentoi të largohej me vrap, por u godit nga plumbat dhe mbeti i vdekur në vend. Grupi hetimor ka gjetur 16 gëzhoja në vendngjarje, ndërsa sipas burimeve, dyshohet se autorët kanë përdorur dy armë të ndryshme.

Read more:Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motor dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Hetuesit ende nuk kanë të dhëna për drejtimin në të cilin janë larguar autorët. Deri më tani nuk janë gjetur as motori dhe as armët e përdorura në krim.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili u godit nga një plumb në shpinë teksa po kalonte në rrugë. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Read more:Rreth 4 mijë kredi për çiftet e reja/ Shteti garanton huanë pa parapagim, 2 mijë kuota me interes zero në 2027

Një nga pistat kryesore që po shqyrtojnë hetuesit lidhet me një ngjarje të vitit të kaluar në Sarandë. Artan Myrtaj kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu dhe ishte lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2025, nën dyshimin se ishte përfshirë në ngjarjen ku Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, pas një konflikti për tokat në bregdet.

Plagosja e dy të rinjve u pasua nga një sërë ngjarjesh kriminale në Sarandë, shpërthimi me tritol i makinës së Klaus Jaçajt, vrasja e babait të tij, Isuf Jaçajt, dhe djegia e lokalit që Ramadan Zoto kishte dhënë me qira në Ksamil.

Read more:Sarandë, ‘Tani i Rruzhdiut’ ekzekutohet sapo u ul për kafe, autorët me motor e skafandra, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për një plagosje në 2025-ën

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:53

Atentati në Sarandë, Demo kërkon task-forcë dhe shkarkime! Në ‘shënjestër’ drejtuesit e komisariatit

1789894517_vrasjaeartanmyrtajt.JPG

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në takimin e parë me drejtorët e policive të qarqeve në vend, një ditë pas atentatit të rëndë në Sarandë, ka kërkuar ngritjen e një task force në qytet, për hetimin e ngjarjeve të fundit kriminale në qytet. Burime pranë policisë i thanë Report Tv se ministri Demo ka qenë i ashpër me komisariatin, duke kërkuar edhe shkarkim të niveleve drejtuese atje.

Është e paqartë nëse kryepolici Skënder Hita do të ndërmarr në vijim një vendim për largimin nga detyra të shefit të komisariatit dhe shefave poshtë tij, vetëm për ngjarjen e vrasjes së Artan Myrtajt, në një kohë që gjatë muajve të verës në këtë qytet janë kryer disa operacione të suksesshme për rritjen e sigurisë dhe uljen e nivelit të krimit të organizuar. Pak javë më parë, një operacion me 20 masa sigurie për droge u përmbyll me arrestimin e plotë të tyre, përfshirë lënien në qeli të të gjithëve.

Read more:Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Ndërkohë, ministri Demo ka kërkuar nga të gjithë drejtorët e qarqeve në vend një analizë të plotë të punës, për të gjithë territorin, sidomos për sigurinë në shkolla.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Armë #Armët #Artan Myrtaj #Banesa #Bregdet #Detyrim #sarande #Vlore #vrasja e artan myrtajt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 23 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin