Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motor dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motor dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

• 20 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Artan Myrtaj, 44 vjeç, sapo ishte ulur për të pirë kafen e mëngjesit në qendër të Sarandës, kur u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona të me motor dhe të maskuar më skafandra. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:55 te ish-agjencia, një zonë e populluar në mes të qytetit bregdetar.

Dy autorët dyshohet se kanë ardhur nga rruga “Lefter Talo” dhe i janë afruar lokalit ku ndodhej Myrtaj. 44-vjeçari i ka pikasur dhe ka tentuar të shpëtojë duke vrapuar drejt kryqëzimit, për të zbritur në rrugën “Vangjel Pandi”, por është qëlluar për vdekje në mes të rrugës, siç shihet edhe në pamjet që solli Report Tv. Dyshohet se të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Plumbat që u lëshuan në një zonë ku kalojnë qytetarë të shumtë, kapën edhe 73-vjeçarin Xhevdet Skëndaj, i cili po kalonte rastësisht aty. Ai u transportua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Read more:Plagosja e avokatit në mes të lokalit, Dhoma Vendore e Avokatisë 2 orë bojkot të seancave gjyqësore në Durrës

Pak pas atentatit, në vendngjarje mbërriti edhe nëna e viktimës, e cila shpërtheu në vaj kur pa trupin e pajetë të të birit. Një grua dhe një efektiv policie u përpoqën ta mbanin, ndërsa ajo shpërtheu në lot më thirrjet: “O djali i nënës!”.

Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa kamerat në zonë do të sekuestrohen me qëllim që të vëzhgohen të gjithë lëvizjet e autorëve. Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës.

Read more:“Mbi Ballukun rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë”, Bardhi: Pozitat ligjore i janë rënduar! Pse SPAK i jep kohë Ramës për manovra politike?

“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës”, njofton Policia.

Artan Myrtaj rezulton të jetë arrestuar në korrik të vitit 2025, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, në lidhje me plagosjen e Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lames pas një konflikti për tokat në bregdet.

Read more:“Ramës i duket vetja sulltan, por protesta s’shuhet as për 1700 ditë”/ Efektivi goditi me grusht protestuesin, e moshuara: Turp! A kanë familje?

Lajmi në përditësim….


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:08

Atentati në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur për kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap! Autorët e qëlluan të dy

1789894150_vrasjaeartanmyrtajt.jpg

44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u vra në Sarandë, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan dhe qëlluan të paktën dy herë. Kafja ndodhet në mes të qytetit të Sarandës, ndërsa 42-vjeçari sapo ka pikasur autorët tentoi të të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”. Dyshohet se të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe ai u vra në mes të rrugës, siç shihet edhe në foto trupi i pajetë.

Ora 10:53

U ekzekutua në Sarandë, 44-vjeçari i arrestuar në 2025-ën për plagosje pas një sherri për tokat

1789894477_sarande.JPG

Artan Myrtaj, 42-vjeçari që u ekzekutua në mes të qytetit të Sarandës paraditen e së dielës, del i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale. Më 18 korrik 2025, ai rezulton i arrestuar si i përfshirë në plagosjen e 2 personave, Gëzim Hajdaraj e Ernest Lame, pas një sherri për tokat në bregdet. Vetëm dy ditë pas plagosjes, ai u arrestua nga Policia e Sarandës i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Read more:“U përshëndetëm me shenjën tonë sekrete”, djali i Kadri Veselit ndan momentet e ankthit në Hagë: Besojmë se Apeli do ta korrigjojë vendimin

Ora 10:41

U ekzekutua në mes të Sarandës nga dy persona me skafandra, Report Tv siguron foton e 44-vjeçarit

1789893629_viktima.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 44-vjeçarin Artan Myrtaj, i cili u ekzekutua paraditen e sotme në mes të qytetit të Sarandës. Dy persona me motor dhe skafandra qëlluan me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Ora 10:21

VIDEO/ ‘O djali i nënës!’ Momenti prekës kur e ëma mëson për vrasjen e 44-vjeçarit në Sarandë

Pamje të rënda nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. Nëna e 44-vjeçarit shpërthen në lot sapo sheh të birin e pajetë të shtrirë, ndërsa një grua dhe një efektiv policie përpiqen ta mbajnë.

Read more:Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

Ora 10:09

Report Tv siguron emrin, ja kush është 44-vjeçari që u ekzekutua në Sarandë! U qëllua nga dy persona me motor dhe skafandra

Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u vra me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë. Dy persona me mortor dhe Skafandra qëlluan me armë ndaj 42-vjeçarit dhe u larguan.

Ora 10:05

Atentati në Sarandë, momenti kur i plagosuri futet në ambulancë (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Sarandë, ku një person u vra me armë zjarri dhe një kalimtar mbeti i plagosur. Në pamje shihet momenti kur ai dërgohet në ambulancë.

Lexo edhe
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

Tags: #Armë #Artan Myrtaj #Bregdet #djali #efektiv policie #sarande #Vlore #vrasja e artan myrtajt #Vrasje #Xhevdet Skendej

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
Nga të njëjtat tag-e
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 20 orë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 2 ditë më parë • 39 min lexim
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin