Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit
Kronikë

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

• 15 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj Ergys Kolaverit, i cili u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2022, pas ‘odisesë’ gati 6-vjeçare të Kolaverit në dyert e gjykatave.

Kolaveri ka qenë i dyshuar për atentatin me snajper të mbetur në tentativë në vitin 2016 ndaj hasmit të tij, Gazmir Daçi.

Read more:Gjykata e Lartë la pas hekurave kryebashkiakun, protestuesit në kor: Rama në burg, Veliaj në burg!

Pra me vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës që e shpalli Kolaverin të pafajshëm dhe e ktheu çështjen për rigjykim në të njëjtën gjykatë, me tjetër trupë gjykuese.

Ergys Kolaveri ishte i akuzuar për atentatin ndaj Gazmir Daçit, i cili në vitin 2015 i kishte ekzekutuar vëllain Valmir Kolaveri dhe i la të plagosur vëllain tjetër Rolandin, fqinj me njëri-tjetrin në Kamzë. Më 30 korrik të 2016-ës, Dacit i është bërë një atentat teksa ai ndodhej në burgun e Vaqarrit, kur sapo ka dalë për ajrosje. Atentati është bërë nga një kodër jashtë burgut dhe është qëlluar me snajper. Por plumbi nuk ka kapur Daçin, por një të dënuar nga Kosova.

Read more:Tentoi të vriste 50-vjeçarin në lokal, Gjykata e Elbasanit lë në burg Poli Boriçin: Doja vetëm ta frikësoja

Më 8 nëntor 2017, Ergys Kolaveri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në atë kohë, me 20 vite burg, nga 30 që kërkoi prokuroria për atentatin e dështuar me snajper. Vendimi u apelua si nga prokuroria ashtu edhe nga Ergys Kolaveri që kërkoi pafajësi, dhe më 26 mars të vitit 2018, gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë vendosi “konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës për Krime të Rënda, dhe prishjen e vendimit të Shkallës së parë”. Po ashtu, Apeli vendosi dërgimin e çështjes kundër Kolaverit, në Gjykatën e Tiranës.

Kundër këtij vendimi bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë pranoi kërkesën. Më pas Apeli i GJKKO në datë 23 dhjetor 2019 vendosi që nuk ka kompetencë. Çështja më në fund u kthye edhe një herë në gjykatën e juridiksionit të përgjithshëm. Më 16 janar 2020, Apeli i Tiranës vendosi lënien në arrest shtëpie të Kolaverit, pas 3 vitesh e gjysmë në burg.

Read more:Kushtetuesja kërkoi sqarim për proporcionalitetin e masës së arrestit, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn! Mbrojtja: Shkaqet duhen gjetur jashtë sallës së gjyqit

Ndërsa në tetor 2022 Apeli i Gjykatës së Tiranës, e përbërë nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Lutfije Celami, përfundimisht vendosi deklarimin e pafajshëm të Ergys Kolaverit dhe lirimin e menjëhershëm të tij.

Lexo edhe
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Tags: #apeli i gjkko #Atentat #Burg #ergys kolaveri #Gazmir Daci #GJKKO #Gjykata #Gjykata e apelit #gjykata e apelit tirane #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 9 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 14 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 mbështetës në protestën e paradites kundër reformës territoriale, Partia…

• 3 ditë më parë • 21 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by