Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!
Kronikë

Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!

• 15 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, së bashku me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, ku janë pritur në Palazzo del Quirinale nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Në delegacion merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë, Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit.

Aktiviteti, në të cilën mori pjesë një delegacion i përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të World Jurist Association dhe World Law Foundation, u përqendrua te zhvillimi i edicionit të radhës së World Law Congress Albania 2027, i cili do të mbledhë në Tiranë në muajin maj personalitetet më të shquara të drejtësisë globale.

Read more:Ngërçi me pagat/ Sadushi: Nuk po negociojmë çmimin, qeveria s’mund të zvogëlojë pagën që buron nga vendimi i Kushtetueses! Vendimi të zbatohet

Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, do të marrë pjesë si i ftuar nderi në këtë ngjarje të rëndësishme, së bashku me Mbretin Felipe VI të Spanjës, si dhe autoritete të larta të institucioneve dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Sokol Sadushi ka theksuar se përzgjedhja e Shqipërisë për të organizuar një ngjarje kaq prestigjioze, përfaqëson jo vetëm një nder të veçantë për vendin, por sipas tij është një dëshmi e qartë se puna, standardet dhe funksionimi i institucioneve të larta të drejtësisë dhe gjyqësorit, po vlerësohen gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë.

Ky besim sipas tij, nuk është vetëm një vlerësim për organizimin e një aktiviteti ndërkombëtar. Sadushi thotë se ai është gjithashtu një tregues i rëndësishëm i mënyrës se si institucionet shqiptare të drejtësisë perceptohen në marrëdhëniet me komunitetin juridik ndërkombëtar: “si institucione me të cilat mund të ndërtohet dialog, bashkëpunim dhe partneritet në nivel të lartë.”

Read more:PROFIL / Kush është Ervin Demo – Nga bashkia Berat te Pushteti Vendor dhe detyra e re si ministër i Brendshëm

Nga ana tjetër, në fjalën e saj përshëndetëse Papajorgji vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbështetjen e Italisë për procesin e integrimit europian të vendit.

Në kuadër të vizitës në Romë, Papajorgji zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, Giovanni Amoroso, në kuadër të një vizite institucionale në Romë.

Read more:“Berisha diskutime me kongresmenë dhe komunitetin shqiptar”, Këlliçi zbardh takimet e kreut të PD në SHBA: Axhenda kulmon me Konventën e Republikanëve ku do flasë Presidenti Trump

Në fokus ishte edhe mundësia e formalizimit të bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do të krijonte një kuadër më të strukturuar për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e dialogut institucional.

Gjykata e Lartë, si bashkë organizatore e WLC 2027, njofton se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke garantuar se Shqipëria do të jetë në lartësinë e pritshmërive për të pritur liderët e botës së drejtësisë në vitin 2027.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Aktiviteti #Besim #Delegacion #drejtesia #fiona papajorgji #Giovanni Amoroso #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #itali #Sergio Mattarella #sokol sadushi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 18 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin