Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Priti deri në fund të përqafonte 5 nipërit dhe mbesat e mbetur në kampet e Sirisë, ndahet nga jeta 90-vjeçari Dylber Shuli
Sociale

Priti deri në fund të përqafonte 5 nipërit dhe mbesat e mbetur në kampet e Sirisë, ndahet nga jeta 90-vjeçari Dylber Shuli

• 23 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dylber Shuli i mbylli sytë me një peng që e kishte shoqëruar për më shumë se një dekadë. 84-vjeçari nga Zagorçani i Pogradecit ndërroi jetë pa mundur të shihte edhe një herë pesë nipërit dhe mbesat e tij, të cilët prej vitesh kanë mbetur në kampet e Sirisë.

“Kam shpresë deri sa të vdes”, thoshte ai në një prej intervistave të shumta ku i kërkonte shtetit shqiptar të ndërhynte për kthimin e fëmijëve. Dhe deri në fund, Shuli e mbajti gjallë këtë shpresë. Sa herë që nga Siria njoftohej një operacion riatdhesimi, ai priste që mes emrave të të kthyerve të ishin edhe ata të familjes së tij.

Historia e familjes Shuli nisi në vitin 2013, kur djali i Dylberit, Krenar Shuli, u largua drejt Sirisë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët. Vitet që pasuan do ta kthenin këtë udhëtim në një dramë të gjatë familjare. Pas vdekjes së prindërve, fëmijët mbetën në kampet e Sirisë, pa mundur të ktheheshin në Shqipëri.

Read more:Shpresa Makashi, artizania nga Prizreni që u jep ‘jetë’ punimeve të dorës: Përpiqem të ruaj traditën

Vajza më e madhe, Elona, ishte ende e mitur kur u martua në Siri, ku më pas solli në jetë edhe një fëmijë. Ndërkohë, në Zagorçan, gjyshi i tyre nuk reshti së kërkuari ndihmë.

Për vite me radhë, Dylber Shuli trokiti publikisht në dyert e institucioneve përmes apeleve në media. Kërkesa e tij ishte vetëm një: nipërit dhe mbesat të nxirreshin nga kampet siriane dhe të silleshin në shtëpi.

Read more:Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 5 pacientë dërgohen në Tiranë, 2 prej tyre te ‘Trauma’ (VIDEO)

Shpresa ringjallej sa herë Shqipëria zhvillonte operacione riatdhesimi. Në vitin 2020 u kthyen nga Siria pesë persona, mes tyre katër fëmijë. Dy vite më vonë, në vitin 2022, u riatdhesuan edhe 13 shtetas shqiptarë, nëntë prej të cilëve të mitur. Por asnjëherë mes tyre nuk ishin fëmijët që Dylberi priste.

Edhe kthimi në Shqipëri i Eva Dumanit në shkurt të këtij viti kishte bërë që ai të besonte sërish se radha e nipërve dhe mbesave të tij mund të vinte. Deri pak muaj më parë ndiqte çdo lajm që vinte nga Siria, çdo njoftim për negociata apo operacione të mundshme dhe çdo sinjal që mund ta afronte me ditën që kishte pritur për kaq shumë vite.

Read more:Dita e Abaz Aliut kulmon pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, baba Mondi: Në këtë vend të shenjtë na bashkon besimi dhe dashuria për njeriun! Janë vlera që duhet t’i ruajmë (VIDEO)

Por ajo ditë nuk erdhi.

Fjalët që kishte përsëritur për vite, “kam shpresë deri sa të vdes”, sot marrin një tjetër peshë. Ai e mbajti shpresën deri në fund, por u largua nga kjo botë pa parë të realizohej dëshira për të cilën kishte luftuar për më shumë se një dekadë.

Lexo edhe
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Tags: #djali #dylber shuli #Elona Shuli #Femije #Fëmijët #Gjyshi #jetë #krenar shuli #Siri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 20 orë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit. Dhjetëra fermerë, agropërpunues…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin