Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dita e Abaz Aliut kulmon pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, baba Mondi: Në këtë vend të shenjtë na bashkon besimi dhe dashuria për njeriun! Janë vlera që duhet t’i ruajmë (VIDEO)
Sociale

Dita e Abaz Aliut kulmon pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, baba Mondi: Në këtë vend të shenjtë na bashkon besimi dhe dashuria për njeriun! Janë vlera që duhet t’i ruajmë (VIDEO)

• 22 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ashtu si çdo vit, festa Abaz Aliut ka mbledhur këtë të shtunë mijëra pelegrinë në Teqenë e Kulmakut që ndodhet në Malin e Tomorit, në lartësinë 2400 metra mbi nivelin e detit.

Mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme të botës janë ngjitur në malin e shenjtë për të nderuar Abaz Aliun dhe për t’u lutur për paqe, shëndet, mirësi dhe begati.

Read more:Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit

Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në fjalën e tij para besimatërve tha se një nga bukuritë më të mëdha të këtij pelegrinazhi është se këtu takohen njerëz të ndryshëm, nga qytete e krahina të ndryshme.

“Me këtë martë të lartë, pranë vendit të shenjtë të Bazalit, mijëra besimtarë, çdo vit me zemër të hapur, me lutje dhe me shpresë, ata sjellin këtu dashurinë për Zotin, për familjen, për kombin dhe për të mirën. Ngjitja deri tek Himalajet simbolizon përpjekjen e njeriut për të ngritur mbi dobësitë e veta, mbi përçarjen, mbi egoizmin dhe mbi çdo pengesë që lartëson nga e mira. Jemi te guri i mirë i bazalit, na sjell përpara vlera të mëdha njerëzore e shpirtërore: sakrificën, besnikërinë, guximin, ndershmërinë dhe mbrojtjen e të vërtetës. Këto janë vlera që nuk i përkasin vetëm një kohe apo një brezi. Janë vlera që duhet t’i ruajmë.

Read more:Çelet Festa e Kulmakut, nis pelegrinazhi i besimtarëve në malin e shenjtë të Tomorrit (VIDEO)

Të dashur besimtarë, një nga bukuritë më të mëdha të këtij pelegrinazhi është se këtu takohen njerëz të ndryshëm, janë qytete e krahina të ndryshme, janë troje shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës. Këtu na bashkon një gjë shumë më e madhe se dallimet tona, besimi në paqe, dashuria për njeriun dhe respekti për atë që është e shenjtë”, tha Baba Mondi.

Më tej ai dha edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, ku theksoi se respekti dhe dashuria janë vlerat thelbësore të një njeriu.

Read more:Prag tragjedie në Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë! Thyen baxhanë dhe përfundon brenda automjetit

“Nga ky mal i shenjtë dëshiroj t’u drejtohem sot të gjithë shqiptarëve, të mos e humbim kurrë dashurinë për njëri tjetrin, të mos lejojnë që dallimet politike, shoqërore, ekonomike, të ruajnë maturinë që na bashkon. Të ruajnë familjen, respektin, fjalën e mirë dhe nderin. Të kujdesemi për fëmijët, tanët, për të moshuarit, për njerëzit në nevojë dhe për çdo njeri që kërkon ndihmë dhe dorën tonë. Shqipëria ka nevojë për më shumë mirëkuptim. Zoti e bekoftë Shqipërin dhe shqiptarët kudo që ndodhen”, shtoi ai.

Pelegrinazhi, që vijon deri më 25 gusht, është një nga ngjarjet më të mëdha shpirtërore të komunitetit bektashian. Çdo vit, Mali i Tomorrit kthehet në një qendër të rëndësishme besimi, duke mirëpritur qindra mijëra pelegrinë e vizitorë.

Read more:Kur dashuria niste te çezma me 3 burime, fshati Novosej në Kukës rikthen simbolin e traditës së vjetër të dashurisë

Qëndrimi në natyrë dhe fjetja në çadra, në lartësitë e malit, janë ndër traditat më të veçanta të pelegrinazhit. Besimtarët qëndrojnë të paktën një natë nën qiellin e hapur, duke e përjetuar këtë moment si pjesë të ritualit dhe përkushtimit të tyre shpirtëror.

Lexo edhe
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Tags: #baba mondi #Berat #Dashuria #dita e abaz aliut #Fëmijët #Guri #Haxhi #mali i tomorrit #pelegrinazhi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 21 orë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin

Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit. Dhjetëra fermerë, agropërpunues…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin