Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Fundi i sezonit veror/ 41 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë, 8 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Vlorës drejt Italisë
Sociale

Fundi i sezonit veror/ 41 mijë qytetarë nga Kosova hyjnë në Shqipëri për fundjavë, 8 mijë pasagjerë largohen nga Porti i Vlorës drejt Italisë

• 23 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edhe ditët e fundit të gushtit vijojnë me fluks të lartë të lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë. Pushues të shumtë kanë zgjedhur edhe këtë të diel për t’iu drejtuar bregdetit shqiptar, ndërsa numri i automjeteve në pikën kufitare të Morinës ka qenë i lartë që prej orëve të para të mëngjesit.

Vetëm këtë të diel, nga ora 05:00 deri në 09:30, në Shqipëri kanë hyrë 17.218 shtetas të Kosovës me 4.892 mjete. Fluks i lartë u regjistrua edhe të shtunën, kur në vend hynë 24.408 qytetarë të Kosovës me 8.592 automjete. Në total, për dy ditët e fundjavë në Shqipëri kanë hyrë 41.626 shtetas të Kosovës me 13.484 mjete nga pika e Morinws.

Dyndja e automjeteve vijon edhe përgjatë Rrugës së Kombit, ku nga Morina deri në Kalimash qarkullimi herë pas here ngadalësohet. Për përballimin e fluksit, në Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa edhe në Pikën e Pagesës po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve.

Read more:Ditët e nxehta të sezonit veror në vendin tonë, korriku dhe gushti 2026 rekord në konsumin e energjisë elektrike

Lëvizjet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve të ardhshme, teksa shumë qytetarë nga Kosova po shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror për pushime në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, në Vlorë ka nisur fluksi i kthimit të emigrantëve pas pushimeve. Gjatë kësaj fundjave, nga Porti i Vlorës drejt Italisë janë larguar rreth 8 mijë pasagjerë dhe 2.300 automjete.

Read more:Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, 7 të lënduar në spital! 4 në sallë operacioni, 3 dërgohen drejt Tiranës (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:49

Emigrantët nisin të largohen, 8 mijë pasagjerë ikën nga Porti i Vlorës

Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë–Brindisi. Fluksi i udhëtarëve përkon dhe me përfundimin e sezonit të pushimeve për shumë emigrantë të cilët ishin rikthyer në vendlindje.

Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve nuk ka krijuar radhe dhe pengesa në përpunimin e dokumentacionit, çfar ka sjell dhe shmangien e vonesave nga ana e Policisë Kufitare per nisjen në orar të trageteve sipas programit.

Read more:Zjarret, 4 vatra aktive/ Ndërhyrja e 2 helikopterëve sjell përmirësim të situatës në Gojan të Pukës! Vijojnë operacionet në Tenë të Rrëshenit e Shtuf (VIDEO)

Për përballimin e numrit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, në pistën e makinave janë në funksion nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa më të shpejtë dhe shmangien e radhëve të gjata.

Nga dita e hënë pritet që situata në port të rikthehet në ritmin normal të punës, pas fluksit të shtuar të kësaj fundjave.

Lexo edhe
Sociale

Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë

Sociale

INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi

Tags: #Automjete #Emigrantët #fluks #kalimash #Kosova #kosove #Kukes #morine #porti i Vlores #sezoni turistik #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi
  • Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia
  • Fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit (VIDEO)
  • Pas pushimeve, emigrantët kthehen në Greqi! Dogana greke me një sportel, radhë të gjata në Kakavijë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi
  • Truprojat e ‘Orange’ dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, caktohet masë detyrim paraqitjeje për pronarin dhe menaxherin e clubit! Prokuroria kërkoi arrest në burg
  • Ishte duke u larë në det, mbytet 19-vjeçari nga Kosova në Shëngjin
  • 5 vatra aktive në vend, nën kontroll flakët në Gojan të Pukës! Në Shqipëri, 9050 hektarë pyje të djegur nga zjarret e 2026-ës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 22 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë

24 gushti, Dita e Kujtesës për vuajtjet e të internuarve në kampet e Savrës, Gjazës, Kosovës së Madhe,…

• 10 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, 55% e tyre kanë ardhur për qëllime punësimi

Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin 32.163 të huaj me leje qëndrimi, me një rritje prej…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia

Qindra besimtarë e pelegrinë kanë nderuar Shën Kozmain. Pelegrinazhi në Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by