Analisti Fatos Lubonja e cilëson protestën si një agjent të rëndësishëm ndryshimi, që sipas tij ka arritur të nxjerrë në pah përmasat e pakënaqësisë qytetare dhe nevojën për ndryshime të thella në vend. Lubonja argumenton se, në një sistem demokratik, një protestë e tillë do të duhej të sillte një reagim politik, ndërsa mungesa e tij, sipas analistit, tregon për një situatë ku protesta e vetme nuk mjafton për të ndryshuar pushtetin.
Ai thotë se sfida e radhës është rritja e pjesëmarrjes dhe organizimi i mëtejshëm i aksionit qytetar, duke e cilësuar këtë si fazën më të vështirë të protestës. Sipas Lubonjës, protesta ka dhënë tashmë mesazhin e saj, por përballë një pushteti që ai e konsideron të fortë dhe të mbështetur nga struktura të tjera, kërkohet një organizim më i madh shoqëror dhe politik.
“Protesta ka qenë shumë e suksesshme në misionin e saj dhe vuri në dukje një pakënaqësi shumë të madhe popullore.
Protesta tregoi se duhet të ndryshojë shumëçka në këtë vend. Në një vend demokratik protesta mund të ishte mbyllur sepse mesazhi është dhënë sepse partia do të kishte ndryshuar kryeministrin.
Kjo protestë në këtë aspekt e ka kryer këtë mision dhe tregoi se ka regjim, se qeveria ka ardhur me krimin dhe qëndron për krimin. Nuk kanë frikë nga zgjedhjet sepse thonë që kanë krimin me vete.
Jemi në një regjim ku nuk mjafton protesta.
Banda kriminale thotë që nuk e lë dot pushtetin. Kanë krijuar përçarje dhe kanë infiltruar njerëz, në këtë situatë mendoj se protesta ndodhet para një pikëpyetjeje sesi do të organizohet, si do të shtohet numri. Këto janë sfida dhe pas fazës së parë më të vështira.
Shtimi i pjesëmarrjes është shumë i rëndësishëm, ka munguar përshkallëzimi sepse është tentuar që të flasë numri dhe jo aksionet e forta, sepse jemi para një regjimi që ka në dorë gjithçka edhe policinë.
Kudo në botë ku ka aksione force ka sindikata të organizuara dhe bllokohen rrugët apo fabrikat, Shqipëria s’ka organizma të tillë. Ky numër njerëzish ka treguar se sundohemi nga e keqja.
Rama është përgjegjësi kryesor i kësaj pune është “Padrino” gjithçka e bën për të mbrojtur veten dhe bandën sepse po i ra pushteti i bie gjithçka.
Në Tiranë taksat e ndërtimit që tregojnë sesa do betonizohet Tirana janë 5 herë më shumë se vitin e kaluar. Pastruesit e parave i kanë bërë pazaret dhe ai është i detyruar ta ruajë këtë sistem.
Mashtron ndërkombëarët dhe po tenton të përçajë protetsën.
Read more:Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide
Protesta ëshët bërë agjent ndryshimi, drejtësia dhe faktori ndërkombëtar që ka marrë përsipër të na drejtojë. Po ashtu edhe partitë politike si PD apo të tjerat, mund të ketë dhe agjentë ndryshimi brenda PS por nuk e shoh”, tha Lubonja.




