Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide
Editoriale

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët – Ide

• 21 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X

Pamjet ikonike të një të moshuari nga Maliqi që kërcënonte me bastun kreun socialist të këshillit bashkiak, shkojnë shumë përtej tensioneve që ka ngjallur përpjekja e qeverisë për ti imponuar një ndarje të re teritoriale vendit. Problemi nuk është as se po injorohet çdo pretendim i bërë nga opozita në komisionin bipartizan, as se për shumë qendra, aksesi në bashki po bëhet gjithnjë e më i largët. Duke e reduktuar me 15 numrin e bashkive aktuale socialistët pretendojnë krijimin e administratave më të fuqishme dhe më mëkëmbura financiarisht, që do i përgjigjeshin më mirë qytetarëve.

Por pyetja shtrohet: si po e bëjnë këtë?

Read more:“Narkoshteti po shkërmoqet, janë rrokullisur në 29%”/ Berisha: Rama në alarm sepse është më poshtë se partia

Në këtë pikë imazhet simbolike të një të moshuari nga Selca, Reiz Petritajt, që u ngriti shkopin në fytyrë autoriteteve të Maliqit, tregojnë shumë. Maliqi është një nga ato qendra që synohet të shkrihet në të ardhmen me Korçën. Kryebashkiaku veteran i tij, Gëzim Topçiu ishte shprehur publikisht kundër kësaj zgjidhjeje. Por këtë të enjte, me sa duket nën presion të madh ai, po ashtu si këshilltarët socialistë kanë bërë prapaktheu. Pse? Nga shantazhi dhe presioni? Ky është opsioni më i mundshshëm, po të kthesh filmin pas dhe të shohësh se ç‘ka ndodhur deri më sot.

Read more:“Rama duhet të japë dorëheqjen”, mësuesi në protestë: Faleminderit “News24”, po i jep oksigjen popullit

Të revoltuar me projektin e ndarjes territoriale, socialistët e Poliçanit dolën në shesh dhe dogjën në mënyre demostrative tesrat e partisë së tyre. Të njëjtën gjë bënë dhe ata të Divjakës që vazhdojnë çdo mbrëmje protestën. Por, ndaj kësaj revolte jo të kundërshtarëve, por të të vetëve, kryeministri Rama u përgjigj me arrogancë dhe harbutëri. Ai e fyeu dhe e ofendoi gjatë mbledhjes me krerët lokalë, kryebashkiakun e Poliçanit duke i kujtuar “turpin” e djegjes së tesrave. Ai u tall me homologen e tij të Dimalit, duke ironizuar me “udhëheqësit e mëdhenj”, që guxojnë të vënë trurin në punë për të dyshuar mbi vendimet që merren lart, ndërsa pasi Juliana Dedaj iu përgjigj se ajo s’ndihej si “udhëheqëse e madhe”, por si “punëtore komunaleje: kryeministri e kërcënoi me nxjerrje jashtë.

Read more:“Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private

Pikërisht ky injorim për të dëgjuar zërat e drejtë apo të gabuar qofshin, që i vijnë nga baza e që pastaj shndrrohet në shantazh për të zbatuar urdhrin, mund të ketë zbythur edhe kryebashkiakun e Maliqit, Topçiu. Prandaj publiku pa sot ato imazhe domethënëse nga salla e këshillit bashkiak. Ato tregojnë vetëm një gjë: revoltën qytetare ndaj një pushteti që nuk ka më nerva as që ti dëgjojë. Në vend të bindjes, rilindja gjithnjë e më shumë po përdor një armë tjetër: dhunën dhe nënshtrimin. Nuk ka argument më të fortë për këtë pretendim sesa një kryebashkiak i PS-së që detyrohet të kthejë pllakën me presion. Nuk ka shembull më sinjifikativ se ata socialistët e Dimalit, Poliçanit apo Divjakës që duan të dëgjohen, por në të kundërt tallen dhe përçmohen. E këtu nuk po gjykojmë nëse ata kanë të drejtë apo gabim. Nëse ndarja e re teritoriale mund të krijojë më shumë të mira apo jo për qytetarët e bashkive që shkrihen. Këtu problemi është thjeshtë për metodën që po aplikohet: “Ju jeni tufë bagëtish, të mirën tuaj e dimë ne, ndaj s’ka nevojë as ti’u pyesim”.

Read more:DURANA, jo thjesht një plaçkitje! – Blog

Ky është shtrati nëpër të cilin po ecën reforma teritoriale. Ky procedim, bie katërcipërisht ndesh me propagandën e platformës Besa, që vetë Edi Rama shpalli pak ditë më parë. Një ndër pikat e këtij dokumenti që mëtonte ti përgjigjej protestave masive kundër drejtimit autoritarist të vendit ishte më shumë empati ndaj qytetarit, për ti shpjeguar atij edhe ato vendime të drejta që si kupton se janë në të mirë të tij. Por, kur vjen puna në zbatimin në praktikë sjellja është tjetër: ata që kanë poste dhe nuk binden kërcënohen, ndërsa ata që kanë vetëm pushtetin për të protestuar, përqeshen e injorohen. Dhe kjo ndodh pasi ky pushtet ka vite që është i shurdhër. Fakti që nuk dëgjon dot më as të vetët përbën provën më të qartë se e ka të pëmundur të sillet ndryshe. E prandaj e vetmja mënyrë komunikimi me të është ti ngresh bastunin.

Read more:LIVE- 80 ditë revoltë, qëndresë e rezistencë! “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Tags: #Armë #Edi Rama #opozita #publiku #pushteti #rama #Shtrati #Vendime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 8 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Pavarësisht se Edi Rama demonstroi një fuqi numerike jashtë normales duke votuar reformën territoriale me një shumicë të…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 6 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 7 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by