Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. DURANA, jo thjesht një plaçkitje! – Blog
Editoriale

DURANA, jo thjesht një plaçkitje! – Blog

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë.

Marrëzia e tejkalon sferën e korrupsionit. Një i korruptuar keqpërdor ligjin edhe proçedurat ekzistuese për për përfitime personale.

Një i marrë është indiferent karshi ligjit, pasi ligji për të nuk ekziston . Për të marrët, çdo mjet, çdo sajesë që i ndihmon për të arritur qëllimin është legjitim.

Durana nuk është veçse përdorimi i “teknologjisë”, si doganieri për të kaluar mall kontrabandë , por ajo na ofrohet si kopje e zhvillimit teknologjik, në kushtet kur nuk ekzististon fare origjinali.

Ajo është inskenim i realitetit i cili redaktohet, rishkruhet dhe përpunohet në mënyrë që të zbehet vija ndarëse midis korrupsionit edhe zhvillimit.

Read more:Dogana e Shtutgartit konfiskon 250 kg suxhuk në autobusin që vinte nga Kosova

Parku teknologjik Durana, nuk është thjesht në aferë korruptive ( sa mirë sikur të ishte vetëm e tillë ) do ta ngushëllonim veten me frazën ” korrupsioni ekziston në gjithë botën”.

Nuk përfaqëson “as kumbullat e dardhat e konsumuara kryesisht nga gratë pranë Kryeministrit prapa kurrizit të tij edhe të gjithë “progresistëve” socialistë të drejtimit të partisë .

Ai është një nga shembujt e hipernormalizimit të marrëzisë që u lejua nga socialistët jo vetëm për përfitime ekonomike , por si strategji për përmbytjen e shoqërisë me gënjeshta me qëllim çmontimin në mënyrë sistematike të infrastrukturës se fakteve.

Faktet që ne jemi një komb i cili në vitin 2024 :

Read more:Protesta kundër arrestimeve të grave përshkallëzohet në dhunë, të paktën 2 të vrarë në Afganistan

1) renditet në vendin e 84 në botë në Indeksin e Teknologjisë edhe Inovacionit edhe në vendin e parafundit në Europë;

2) blen shërbimet edhe produktet e teknologjisë edhe informacionit duke zënë vendin e 66 në Europe në blerjen e imputeve teknologjike, por fatkeqësisht rradhitet në vendin e 97 në botë edhe e fundit në Ballkan prodhimin e teknologjive pra i fundit në outputin teknologjik ;

3) renditet në vendin 84 në Indeksin e Gadishmerisë së Rrjeteve teknologjike pikërisht për shkak të zhvillimit të ulët teknologjik, duheshin çmontuar!

Ndaj u duhej Diella, Durana, materniteti i Diellës, pasi publiku duhet të jetojë në iluzionin kryeministror se :

Read more:Irani nuk ka nevojë për fitore, ka nevojë për të nesërmen – Blog

“Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon“.

E pra, Durana , Diella edhe materniteti i saj nuk janë instrumente vetëm për të përfituar një një grup njerëzish, nga mospagesa e taksave edhe përfitimi pa tender i fondeve buxhetore, por krijime të sajuara me kujdes nga mendje djabolike, që synojnë mpirjen e rebelimin tonë karshi atyre që na vjedhin jo më përmes forcës, por përmes rritjes së paaftësisë së njohjes.

Kanë shkelur vetëm ligjin , kanë përfituar padrejtësisht para publike? Jo. Ky është dëmi më i pakët edhe i rikuperueshëm .

Më keq! Ne sot po kuptojmë që jetojmë në marrëzi edhe askush nuk kursehet për të. Të gjithë këta të marrë gjejnë budallenj të tjerë për t’i duartrokitur.

Lexo edhe
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Tags: #Europë #Gratë #Kontrabandë #Para #publiku #Rajon #Shqiperia
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 8 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Pavarësisht se Edi Rama demonstroi një fuqi numerike jashtë normales duke votuar reformën territoriale me një shumicë të…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 6 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 7 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by