Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Irani nuk ka nevojë për fitore, ka nevojë për të nesërmen – Blog
Editoriale

Irani nuk ka nevojë për fitore, ka nevojë për të nesërmen – Blog

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News
Irani nuk ka nevojë për fitore, ka nevojë për të

Në gjashtë ditët e para të luftës, Pentagoni i raportoi Kongresit një faturë prej 11.3 miliardë dollarësh. Kjo është rreth 1.88 miliardë dollarë në ditë ose, 21,800 dollarë cdo sekondë. Kjo e bën Operacionin Epic Fury fushatën ajrore më të shtrenjtë hapëse në historinë ushtarake amerikane. Por shifrat tregojnë vetëm gjysmën e historisë.

Pyetja e vërtetë nuk është sa po shpenzon Amerika por sa gjatë mund ta mbajë këtë ritëm.

Read more:Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina

Logjika iraniane është e thjeshtë: shpenzo pak, detyro kundërshtarin të shpenzojë shumë. Gjatë luftës 12-ditore të qershorit 2025, Irani lëshoi mbi 2,000 dronë dhe 500 raketa balistike nderkohe qe SHBA konsumoi deri në 30% të stoqeve të saj THAAD për t’i ndalur. Një raketë iraniane Fattah kushton rreth 500,000 dollarë, ne kontrast interceptori që e shkatërron kushton 12.7 milionë. Çdo sulm iranian, edhe kur dështon, i kushton Amerikës njëzet e pesë herë më shumë sesa i ka kushtuar Iranit.

Mbi te gjitha nuk ka pasur prodhim të ri interceptorësh THAAD që nga gushti 2023, dhe prodhimi i ri pritet të fillojë në prill te 2027.Kjo nuk është vetëm problem financiar por nje dobësi strategjike. Çdo muaj konflikt zbraz rezerva që do të duheshin në Ukrainë ose Tajvan, nëse gjërat do të përkeqësoheshin atje.

Read more:‘S’do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA’ Kancelari gjerman godet Amerikën e Donald Trump, Merz: Nuk është më vendi i mundësive

Presioni nuk kufizohet në qiell. Kur SHBA nisi sulmet, Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, duke hequr nga tregu rreth një të pestën e furnizimit botëror me naftë dhe gaz. Çmimet e karburantit janë dyfishuar që nga fillimi i konfliktit, ndërsa 18% e ngarkesave ajrore globale janë ndërprerë. Për boten perendimore dhe më tej, kjo përkthehet direkt në çmime më të larta në karburant, fatura më të medha energjie dhe mallra më të shtrenjta, jo si pasojë e largët, por si njerealitet i sotëm.

Historia e ka pare me pare këtë ekuacion. Gjatë Luftës së Vietnamit, SHBA kishte epërsi absolute ushtarake, por kundërshtari kishte durim pa kufizime politike të brendshme. Ai durim fitoi dhe Irani e di mirë këtë mësim. Presidenti Trump deklaroi se operacionet do të zgjasnin “katër javë ose më pak” por fushata ajrore mbi Libi në 2011 zgjati 7 muaj, dhe operacioni kundër ISIS mbi 5 vjet. Çdo precedent historik tregon se konfliktet e këtij lloji rrallë mbarojnë sipas orarit të shpallur.

Read more:Trump sulmon Netanyahun: Duhet të jetë mirënjohës ndaj SHBA-së, pa ne Izraeli nuk do të ekzistonte për dy orë

Dhe ky është pikërisht kalkulimi iranian. Regjimi i Teheranit nuk u përgjigjet zgjedhjeve dhe nuk ka nevojë të shpjegojë çmimet e benzinës para deputetëve. Uashingtoni, nga ana tjetër, po ndjen peshën politike. Senatorja Elizabeth Warren deklaroi pas një seance sekrete: “Nuk ka para për 15 milionë amerikanë që humbën sigurimet shëndetësore, por ka miliarda dollarë në ditë për të bombarduar Iranin.” Ky lloj presioni nuk ekziston në Teheran, dhe kjo asimetri politike është po aq e rëndësishme sa ajo ushtarake.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes pretendon se programi bërthamor iranian është zhvendosur pas me dy vite nga sulmet e qershorit 2025, por regjimi vazhdon, stoqet e interceptorëve vazhdojnë të zbrazen dhe fatura ditore vazhdon të rritet. Kjo tregon se presioni ushtarak i izoluar nuk mjafton për të ndryshuar llogaritjen e Teheranit.

Read more:Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq/ Në banesën e autorit gjenden dy dronë, armë dhe radio të ngjashme me ato të policisë

Çdo javë shtesë konflikt i shton Iranit kohë për t’u përshtatur, i zbraz SHBA-së rezerva strategjike dhe i rrit opinionit publik amerikan arsyet për të kërkuar një rrugëdalje. Nëse ka një moment për të negociuar nga pozita force, ai moment është tani ,jo pas gjashtë muajsh të tjerë shpenzimesh dhe humbjes se avantazhit strategjik. Koha vazhdon, por jo në favorin tonë.

Lexo edhe
Editoriale

Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog

Editoriale

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

Tags: #Amerika #dronë #Irani #Isis #karburant #Naftë #Para
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog
  • Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
  • Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog
  • Kryeministri po flet me veten – Ide
  • Rama mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Maturantët që zgjodhën arkitekturën, testim më 19 gusht! 100 kuota për një ndër degët më të kërkuara, aplikantja: Studiova tregun e punës
  • LIVE- Revolta në ditën e 67! “Nesër më shumë”, mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin
  • Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë
  • Emigranti shqiptar nga protesta para Kryeministrisë: Pushimet do t’i kaloj në këtë shesh, kam ardhur të mbroj trojet tona
  • “Pedagogë që i shërbejnë pushtetit!”/ Aktivistja thirrje studentëve nga protesta: Bashkohuni, të ndërtojmë Shqipërinë që duam
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 29 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog

Në 25 shkurt të vitit 2017, Mitropoliti i Malit të Zi Amofilohije Radoviq, erdhi në Shkodër dhe deklaroi…

• 5 orë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

Projekti të cilën përfituesi i vetëm i saj, investitori e konsideron “të ndërtuar gabimisht shpejt” mbështetet në një…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Nga Evarist Stoja, BIRN Ka një mënyrë të sigurt në Shqipëri për të miratuar diçka të vështirë për…

• 4 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by