Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘S’do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA’ Kancelari gjerman godet Amerikën e Donald Trump, Merz: Nuk është më vendi i mundësive
Aktualitet

‘S’do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA’ Kancelari gjerman godet Amerikën e Donald Trump, Merz: Nuk është më vendi i mundësive

• 15 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se nuk do t’u këshillonte sot fëmijëve të tij të studionin apo të punonin në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Amerika nuk është më “vendi i mundësive” si dikur.

Deklarata e fortë e liderit gjerman vjen në një moment tensioni të hapur mes Berlinit dhe Donald Trump, pas përplasjeve për luftën në Iran, Ukrainën dhe marrëdhëniet tregtare mes SHBA dhe Europës.

“Jam një admirues i madh i Amerikës. Për momentin admirimi im nuk po rritet. Sot nuk do t’i këshilloja fëmijët e mi të shkonin në SHBA për t’u arsimuar apo për të punuar, sepse atje është krijuar papritur një klimë e caktuar sociale”, tha Merz gjatë një konference me të rinj katolikë në Würzburg.

Sipas kancelarit gjerman, polarizimi politik dhe social në SHBA ka arritur nivele shqetësuese, ndërsa edhe njerëzit më të arsimuar po e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë punë.

Read more:Historic day in Stuttgart: The new Prime Minister is originally from Turkey, the first lady an Albanian from Canada

“Sot edhe njerëzit më të mirëarsimuar në Amerikë e kanë shumë të vështirë të gjejnë një vend pune”, tha Merz.

Komentet e 70 vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, shkaktuan reagim të menjëhershëm nga kampi i Donald Trump. Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe një nga aleatët më të afërt të Trump, e sulmoi Merz në rrjetet sociale duke thënë se kancelari gjerman është bërë “presidenti europian i shoqërisë anti-Trump”.

Grenell ironizoi edhe qëndrimin e Merz gjatë takimeve me Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kancelari kishte qenë “i butë dhe komplimentues”, ndërsa tani po përdor një gjuhë krejt tjetër.

“Gjermanët kanë një lider pa strategji, që kontrollohet plotësisht nga media woke gjermane”, deklaroi ai.

Read more:Kinës duhet t’i ndalohet vjedhja e teknologjisë

Edhe liderja e ekstremit të djathtë gjerman, Alice Weidel, reagoi ndaj deklaratave të kancelarit.

“Merz paralajmëron kundër udhëtimit në SHBA për shkak të klimës politike, ndërkohë që vetë po e çon Gjermaninë drejt rrënimit social dhe ekonomik”, shkroi ajo.

Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Uashingtonit janë tensionuar ndjeshëm muajt e fundit. Merz ka kritikuar hapur administratën Trump për mënyrën si po menaxhon konfliktin me Iranin, madje deklaroi se SHBA po “poshtërohet” nga Teherani në këtë krizë.

Pak ditë pas këtyre deklaratave, Uashingtoni njoftoi tërheqjen e pjesshme të trupave amerikane nga Gjermania dhe vendosjen e tarifave më të larta për makinat europiane — një goditje direkte për ekonominë gjermane.

Read more:Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend

Aktualisht SHBA ka rreth 36 mijë trupa ushtarake në Gjermani. Megjithatë, pavarësisht përplasjeve, Merz ka deklaruar se nuk heq dorë nga marrëdhënia transatlantike me SHBA.

Të premten ai bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump, ku diskutuan për Iranin, Ukrainën dhe samitin e ardhshëm të NATO-s.

“SHBA dhe Gjermania janë partnerë të fortë në një NATO të fortë”, shkroi kancelari gjerman në rrjetin X.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amerika #Donald Trump #Fëmijët #Friedrich Merz #gjermani #Gjermania #iran #Richard Grenell #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA dhe u largua me vrap/ Pas kërkesës së PS, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Etika
  • Shkolla e re ’22 Tetor’ në Berat gati për nxënësit, Rama: Investim që e afron arsimin me standardet europiane
  • FOTOLAJM/ Protestë plot ngjyra! Edhe në ditën e 58 të revoltës, fëmijët vizatojnë dhe ngjyrosin në “këndin” e dedikuar
  • “Jemi solidarizuar me policët sepse kanë paga të ulëta, por s’kemi parë të njëjtën gjë”/ I riu: Jemi këtu dhe për dinjitetin tuaj. Politikanët kanë frikë, përdorin tunele për të shkuar në punë
  • “Ballist, sorrë vjedhacake”/ Rama reagon pas marrjes nga Shehaj të dokumentit të marrëveshjes me SHBA: Uroj që prokuroria t’i tregojë vendin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 16 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by