Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës
Politikë

“Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës

• 26 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 16
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër për zvarritjen e projektit rrugor Milot–Balldren, duke e cilësuar atë si një simbol të dështimit të qeverisë dhe të premtimeve të pambajtura ndër vite.

Në një deklaratë të gjatë, Gjekmarkaj u shpreh se segmenti prej rreth 17 kilometrash është kthyer në një problem të përditshëm për mijëra qytetarë, duke sjellë trafik, humbje kohe, kosto ekonomike dhe rrezik për jetën.
“Milot–Balldren sot është rruga simbol i turpit, i fajit, i brengës dhe i pabesisë. Trembëdhjetë a më shumë herë është premtuar nga Edi Rama dhe ministrat e tij të Infrastrukturës. Trembëdhjetë a më shumë herë është dhënë fjala dhe ajo është thyer”, shkruan deputeti.

Sipas tij, kjo çështje nuk lidhet me bindjet politike të qytetarëve, pasi problemi prek banorët e Lezhës, Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe udhëtarët nga Kosova që përdorin këtë aks drejt veriut dhe Evropës.
“Çdo verë kjo rrugë shndërrohet në simbolin më të dukshëm sesi propaganda merr trajtën e gënjeshtrës. Turizmi dëmtohet, ekonomia ngadalësohet dhe qytetarët paguajnë faturën e paaftësisë ose të një modeli qeverisjeje që e ka kthyer premtimin në propagandë”, shkruan deputeti në postimin e tij.

Read more:“Saliu dhe deputetët e opozitës të ngujohen në Parlament”/ I moshuari: Marr 10 mijë lekë pension, detyrohem të punoj në të zezë. Jam në gjyq

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje për koston e projektit, duke iu referuar deklarimeve të ministrit të Infrastrukturës për një kontratë koncesionare rreth 365 milionë euro për një periudhë 35-vjeçare.
“Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë dhe të pyesin pse një segment kaq i shkurtër ka nxitur kaq shumë polemika mbi koston, ndërsa ende nuk shohin asfaltin e përfunduar”, shprehet Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj krahasoi koston e projektit me vepra të tjera infrastrukturore në vend, duke thënë se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime për diferencat e çmimeve.
“Kur krahasimet bëhen të pashmangshme, detyra e qeverisë nuk është të sulmojë ata që shqetësohen, por t’u përgjigjet me fakte, dokumente dhe transparencë”, deklaron deputeti.
Në fund, ai tha se Milot–Balldren nuk është vetëm një projekt rrugor, por një test për besueshmërinë e shtetit.
“Qytetarët e Lezhës dhe të gjithë veriut nuk kërkojnë mrekulli, kërkojnë rrugën që u duhet dhe që u takon. Udhëtoni nga Miloti në Balldren për të kuptuar sa i vogël është respekti për njeriun dhe qytetarin”, deklaron deputeti i PD.

Read more:PD kërkon anulimin e koncesionit Milot-Balldren, Këlliçi: Në konsorcium kompani e hetuar nga SPAK për pastrim parash në Aruba

Postimi i plotë:

Milot–Balldren: si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
Milot–Balldren sot është rruga simbol i turpit, i fajit, i brengës dhe i pabesisë! Trembëdhjetë a më shumë herë është premtuar nga Edi Rama dhe ministrat e tij të Infrastrukturës. Trembëdhjetë a më shumë herë është dhënë fjala, “besa”!Trembëdhjetë a më shumë herë ajo “besë” është thyer si të ishte një kokërr vezë! Me atë lehtësi! Kjo nuk është më një vonesë administrative, është një histori e gjatë mashtrimi publik dhe politik!

Si deputet i qarkut të Lezhës, e kam për detyrë t’u jap zë mijëra qytetarëve që çdo ditë mbeten peng të një segmenti prej vetëm 17 kilometrash, të cilat metër për metër e kilometër për kilometër janë trafik që të merr 2, 3 apo 4 orë!
Nuk ka rëndësi nëse je socialist apo demokrat, banor i Lezhës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, apo një qytetar i Kosovës që udhëton drejt Lezhës, detit, veriut apo Evropës! Të gjithë përballen me të njëjtin makth, kolona kilometrike, humbje kohe, ndotje, kosto ekonomike dhe rrezik për jetën. Është një atentat i përditshëm ndaj cilësisë së jetës dhe zhvillimit të veriut.

Read more:56 ditë protestë madhështore/ Dorëheqja e Ramës kërkesa e panegociueshme e shqiptarëve! Komisariati 3 ‘pushtohet’ nga qytetarët, thirrje për lirimin e protestuesve të ndaluar

Kjo rrugë është arteria kryesore që lidh veriun me pjesën tjetër të vendit dhe me korridorin drejt Evropës.Çdo verë ajo shndërrohet në simbolin më të dukshëm sesi propaganda merr trajtën e gënjeshtrës.
Çdo verë vihet në lojë durimi e dinjiteti! Çdo verë është stinë ankthi!Turizmi dëmtohet, ekonomia ngadalësohet dhe qytetarët paguajnë faturën e paaftësisë ose të një modeli qeverisjeje që e ka kthyer premtimin në propagandë, besën në pabesi!

Ministri Karakaçi deklaroi se projekti kushton rreth 365 milionë euro në një kontratë koncesionare 35-vjeçare, duke argumentuar se në të përfshihen jo vetëm ndërtimi, por edhe projektimi, operimi dhe mirëmbajtja. 182 milionë rruga, 183 të tjera për xhinga-mingla!
Por qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë. Ata kanë të drejtë të pyesin dhe duhet ta bëjnë pareshtur pse një segment kaq i shkurtër ka nxitur kaq shumë polemika mbi koston, ndërsa ende nuk shohin asfaltin as të filluar e as të përfunduar, por vetëm premtime të përsëritura?

Read more:Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”: Dua Lipa i cilëson frymëzuese protestat, shqiptarët denoncojnë korrupsionin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Mjafton të kujtojmë Tunelin e Thirrës, një vepër e ndërtuar në një terren të vështirë malor, për të kuptuar se shqiptarët kanë arsye të kërkojnë llogari, ku një km kushtonte 9–11 milionë dollarë, tani në fushë kilometri shkon 19–22 milionë euro!

Rruga Lushnjë–Fier u ndërtua e gjitha me një milion dollarë për kilometër, kur vendi qeverisej nga PD!
Kur krahasimet bëhen të pashmangshme, detyra e qeverisë nuk është të sulmojë e të fyejë ata që shqetësohen, por t’u përgjigjet atyre me fakte, dokumente dhe transparencë. Mbi të gjitha, të reagojë, të vihet në lëvizje, jo të shpikë një tjetër justifikim banal!

Read more:PS refuzoi kërkesën për shtyrjen e afatit të Territoriales, Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë, paralajmëron: Shumë shpejt përgatitemi për…

Milot–Balldren nuk është thjesht një projekt infrastrukturor. Është një provë e besueshmërisë së shtetit. Dhe, për sa kohë kjo rrugë mbetet peng i premtimeve, çdo ditë trafiku mbi të është kujtesa më e fortë se mes fjalëve dhe veprave të kësaj qeverie vazhdon të ekzistojë një hendek i madh. Këtë s’e mbushin dot rrenat në varg si fiq të thatë!
Qytetarët e Lezhës dhe të gjithë veriut nuk kërkojnë mrekulli, kërkojnë rrugën që u duhet, që u takon! Udhëtoni nga Miloti në Balldren për të kuptuar sa i vogël është respekti për njeriun, për qytetarin!

Lexo edhe
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Tags: #Ankthi #Atentat #Balldren #Deputet #Detyrë #Edi Rama #ekonomia #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 2 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin