Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dogana e Shtutgartit konfiskon 250 kg suxhuk në autobusin që vinte nga Kosova
Aktualitet

Dogana e Shtutgartit konfiskon 250 kg suxhuk në autobusin që vinte nga Kosova

• 4 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dogana në Shtutgart ka sekuestruar të dielën mbi 250 kilogramë suxhuk dhe produkte të tjera mishi, të cilat ishin futur ilegalisht në një autobus udhëtimi që vinte nga Kosova.

Sipas njoftimit të Doganës së Stuttgartit, autobusi është përzgjedhur enkas për kontroll në terminalin e autobusëve te aeroporti i Stuttgartit.

Dyshimet janë ngritur shpejt pasi nga disa çanta në hapësirën e bagazheve po përhapej një erë e fortë, ndërsa gjatë kontrollit zyrtarët kanë gjetur gjithsej 252.8 kilogramë produkte mishi që nuk lejohen të futen në Gjermani, njofton SWR.

Read more:E selektuan për kontroll, Dogana i gjen produkte dentare të padeklaruara dhe pa licencë për import

Përveç mishit, doganierët kanë zbuluar edhe 700 pako cigare kontrabandë, si dhe mallra të tjera që dyshohet se po futeshin në Bashkimin Evropian pa deklarimin e nevojshëm doganor: katër dritare alumini me grila me vlerë rreth 720 euro, një kuzhinë me vlerë rreth 400 euro dhe një klimë.

Në autobus është gjetur edhe një këlysh qeni, pesë muajsh, i racës Maltipoo (kryqëzim mes pudelit dhe maltezit), me vlerë mbi 2 mijë euro.

Dogana thotë se ekziston dyshimi për import komercial, ndërsa për shkak se këlyshi dyshohet se nuk i kishte të gjitha vaksinat e nevojshme, ai është dërguar në një strehimore kafshësh në karantinë.

Read more:Aksident tragjik në Turqi/ Përmbyset autobusi me pasagjerë, raportohet për 4 viktima dhe 15 të plagosur (VIDEO)

Autoritetet kanë nisur procedura penale tatimore ndaj dy shoferëve të autobusit dhe një personi që po priste marrjen e mallit në stacion, nën dyshimin për kontrabandë gjatë importit. Po ashtu, shoferët pritet të përballen edhe me gjobë nga autoritetet e qarkut Esslingen për futje të paautorizuar të produkteve të mishit.

Dogana ka theksuar se rregullat e rrepta veterinare për importin e produkteve shtazore synojnë të parandalojnë futjen e sëmundjeve të kafshëve nga shtetet jashtë BE-së. Sipas Doganës Kryesore të Stutgartit, gjatë vitit të kaluar janë kapur dhe asgjësuar gjithsej rreth katër ton ushqime që nuk lejohen të futen në vend./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aeroporti #autobus #Cigare #Diaspora #dogana #gjermani #Kontrabandë #Kosova #Shtutgart

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama – Ide
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin