Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private
Politikë

“Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private

• 13 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Luçiano Boçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me bashkiakët në Kuç të Vlorës.

Read more:FOTO/ Edi Rama pret Alex Soros në rezidencën qeveritare, publikohen fotot nga darka në Dhërmi

Në reagimin e tij, Boçi nënvizon se Rama ka treguar nervozizëm, dhe se e ka mbyllur mbledhjen me fjalinë se ‘kush del kundër ndarjes me qëdrime e vendime e ka personale me mua’.

Read more:Polemika në Kukës për reformën Administrativo-Territoriale në Kukës/ Mazniku: Ka qenë decentralizuese. Boçi: 30 për qind e popullsisë së qytetit është larguar

Sipas tij kjo tregon se, Rama është në shkallën më të lartë të panikut.
Reagimi plotë;
KUÇ, RAMA!
“Kush del kundër ndarjes, me qëndrime dhe vendime, e ka personale me mua.”
Kështu e mbylli luftën e shpallur dje ndaj kryetarëve e këshillave rebelë, Rama.
Kjo fjali nuk është thjesht një shpërthim nervozizmi momental i tij.
Është përmbledhja më e sinqertë e mënyrës se si ai e koncepton pushtetin.
Për të çdo mendim ndryshe nuk është qëndrim institucional, por sulm personal ndaj tij.
Njëherazi është dëshmi e gjendjes së tij në shkallën më të lartë të panikut.
Në Kuç, kryetarët e bashkive ishin thirrur gjoja për t’u konsultuar mbi hartën e re territoriale.
Por sapo disa prej tyre mbrojtën bashkitë, vendimet e këshillave dhe shqetësimet e komuniteteve që përfaqësojnë, konsultimi mori fund.
Ata nuk u dëgjuan, por u kërcënuan dhe u nxorën jashtë.
Sepse, për Ramën, konsultim do të thotë t’i bindesh atij, jo të dëgjohesh prej tij.
E sipas tij një kryetar bashkie që kundërshton shkrirjen e territorit që administron nuk po kryen detyrën e vet, por “e ka personale” me Kryeministrin.
Një këshill bashkiak që merr vendim kundër hartës së qeverisë, nuk po shpreh vullnetin e komunitetit, por po sfidon udhëheqësin.
Kështu, një çështje që duhet të trajtohet me kritere demografike, ekonomike dhe administrative, reduktohet në humorin dhe egon e një njeriu arrogant, harbut e të pisët.
Rama harron se bashkitë nuk janë degë të Partisë Socialiste, kryetarët nuk janë vartësit e tij dhe këshillat bashkiakë nuk janë dekor institucional. Ata kanë mandat nga qytetarët dhe detyrimin të flasin në emër të tyre, edhe kur kjo nuk i pëlqen Kryeministrit.
Ngjarja e Kuçit e zbuloi më qartë se çdo dokument natyrën e këtij procesi. Vendimi është marrë dhe ishte marrë kohë më parë, ndërsa konsultimi ishte e është vetëm teatër.
Kryetarët nuk u thirrën për të dhënë mendim, por për t’u njoftuar dhe bindur. Kush pranoi, qëndroi në sallë.
Kush kundërshtoi, u shpall “rebel” dhe u përjashtua.
Rama harron se territori i Shqipërisë nuk është pronë personale e Edi Ramës.
Dimalin, Poliçanin, Selenicën apo Divjakën nuk ia kanë lënë trashëgim që t’i bashkojë, t’i ndajë apo t’i fshijë nga harta sipas dëshirës së tij.
Kur u thotë atyre që e kundërshtojnë se “e kanë personale me mua”, Rama në fakt pranon diçka tjetër. Se është ai që e ka personalizuar reformën, pushtetin dhe vetë shtetin.
E në këtë pikë revolta është përgjigja!
(Kuç Rama!)

Read more:Ish-mësuesi nga sheshi “Skënderbej”: Këta politikanë të korruptuar marrin 100 fish më shumë se unë, iu ka marrë mendët paraja!

Lexo edhe
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Tags: #Edi Rama #Facebook #luçiano boçi #Private #rama #shperthim #Sulm #Vendime #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 8 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by