Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit
Politikë

Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit

• 13 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një zjarr përfshiu Priskën e Madhe në Tiranë. Si pasojë e flakëve u dogjën sipërfaqe toke.

“I bëj thirrje emergjente Edi Ramës, Ministrave përgjegjës dhe institucione të ndërpresin pushimet, të mos ngrejë helikopterët vetëm për të shpëtuar shtëpinë e tij në Surrel që ndodhet vetëm pak kilometra nga këtu, por të mendojë për të gjithë këtë kurorë të gjelbër të Tiranës që sot është bërë shkrumb e hi”, tha ai.

Tedi Blushi ditën e sotme ka zbritur në terren dhe ka parë nga afër situatën. Nëpërmjet një videomesazhi ai shpreh shqetësimin për neglizhencën e qeverisë.

Mesazhi i plotë:

Ndodhem në Priskë të Madhe të Bashkisë së Tiranës, aty ku pak ditë më parë ka qenë një nga kurorat e gjelbra të Tiranës dhe sot gjithçka është shndërruar në shkrumb e hi.

Read more:Rama prezanton aneksin e “Besës”, mesazh të tijëve: Isha në varrezat e partive që humbën, ato nisën me veshë hapur dhe qeverisën me veshë mbyllur. Ndryshkja nuk është e pashmangshme

Situata këtu është shumë e rëndë.

Shumë hektarë ullishte, dru frutorë, pasuri private dhe publike janë shkrumbuar.

Është për të ardhur keq që përveç sakrificave dhe heroizmit të punonjësve të zjarrfikseve, që në kushte tejet të vështira, të cilët nuk kanë marrë as shpërblimet e premtuara, as pagën shtesë të premtuar, po luftojnë për orë të tëra me flakët.

Situata këtu është jashtëzakonisht shumë e vështirë dhe zjarri për pak, në fakt, pritet tu afrohet dhe shtëpive dhe situata vërtet është pothuajse jashtë kontrollit.

I bëj thirrje emergjente Edi Ramës, Ministrave përgjegjës dhe institucione të ndërpresin pushimet, të mos ngrejë helikopterët vetëm për të shpëtuar shtëpinë e tij në Surrel që ndodhet vetëm pak kilometra nga këtu, por të mendojë për të gjithë këtë kurorë të gjelbër të Tiranës që sot është bërë shkrumb e hi.

Read more:Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)

Dajti po përvëlohet dhe situata është vërtet katastrofike dhe ky zjarr ndodh thjesht dhe vetëm për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, që shpenzon miliona e miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për koncerte dhe për cirqe dhe nuk shpenzon 1 cent për të modernizuar shërbimin zjarrfikës në mënyrë që këto pasuri kombëtare, por edhe private të mos shkrumbohen siç janë shkrumbuar pas krahëve të mi.

Situata është vërtet shumë e rëndë dhe i bëj edhe njëherë thirrje shtetit të ngrihet në këmbë, të reagojë, të mos heshtë, të mos mbylli sytë përballë kësaj situate e cila nuk mund të tolerohet.

Është për të ardhur keq që gjatë gjithë rrugës për të ardhur për në Priskë të madhe, nuk sheh përveç heronjve të shërbimit zjarrfikës që në kushte shumë të rënda, pa mjetet e duhura, me pajosje të vjetëruara po bëjnë një punë heroike, të cilëve Edi Rama ju premtoi rritje page, u premtoi pagë shtesë, pagesë të orëve shtesë, por të cilët kanë mbi 48 orë në atë që deri dje konsiderohej si kurora e gjelbër e Tiranës, duke luftuar me flakët të braktisur pothuajse nga shteti.

Situata është katastrofike.

Jam në një nga qendrat që vetëm pak orë më parë ishte nën pushtetin e flakëve.

Read more:“Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore, por revolta nuk po shuhet

Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar qoftë edhe një rrënjë ulliri, sepse është një pasuri kombëtare, një pasuri private e cila nuk mund të shkrumbohet për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, i cili i ka braktisur jo vetëm banorët e Priskut, por të gjithë banorët në gjithë Shqipërinë të cilët janë në luftë me flakët.

Priska e Madhe është një tjetër dëshmi e dështimit katastrofik të Reformës Territoriale të vitit 2014.

Një bashki si Tirana, që presupozohet të kishte të gjitha kapacitetet dhe mundësitë financiare për të përballuar një situatë zjarri, e ka të pamundur sot të fikë zjarret në Priskë të Madhe.

Read more:Pamjet me dron nga Tirana, nën kontroll zjarri në Lundër e Priskë, ndërhyjnë 2 helikopterë! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! Vijon vatra në Lurë (VIDEO)

Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë sot në Fush-Arrëz, në Pukë, në Memaliaj, në Tepelenë, në Libohovë dhe në të gjitha bashkitë që Edi Rama kërkon ti shkrijë dhe t’ua çojë shërbimin zjarrfikës me vonesë kur vet standardet europiane detyrojnë që shërbimi zjarrfikës duhet të jetë jo më larg se 30 minuta dhe Tirana sot është dëshmi e qartë, e dhimbshme, tragjike e dështimit katastrofik të kësaj reforme.

Edhe njëherë dua ti bëj thirrje Edi Ramës, gjithë Ministrave, institucioneve, Prefektit të Tiranës, mëkëmbësve të deridjeshëm të Erjon Velis për shërbimin zjarrfikës dhe për Emergjencat Civile të ndërpresin pushimet, të jenë në terren.

Është e papranueshme që banorët e Priskës së Madhe sot të jenë në mëshirën e flakëve dhe që pronat e tyre të përpihen nga flakët.

Ky është një paralajmërim që mos kemi pasoja edhe më tragjike, sepse zjarri është shumë pranë banesave dhe rrezikon të djegi edhe pronat e shtëpitë e familjeve që janë lenë në mëshirë të fatit.

Read more:“Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

Situata është vërtet shumë e rëndë dhe përtej propogandës që Edi Rama shpërndan nëpërmjet mediave të tij, mjafton të vini në teren të shikoni këtë situatë për të kuptuar se sa e rëndë është situata nga zjarret dhe se sa kriminale është braktisja që shteti ju ka bërë jo vetëm banorëve të Priskës të Madhe, por gjithë shqiptarëve në të katërt anët e vendit, ku kamera dhe artopolatët e qeverisë nuk mund të shkojnë, por vetëm shpërndajnë propogandën e tij.

Kjo është situata.

Priska është pasuri kombëtare, nuk ju përket vetëm këtyre banorëve, por i përket gjithë Tiranës, Dajti është pasuri kombëtare dhe çdo pëllëmbë tokë e territorit të Shqipërisë është pauri kombëtare dhe nuk mund të përvëlohet dhe të digjet sepse Edi Rama nuk do të ndërpresi pushimet, sepse ministrat e Edi Ramës nuk duan të prishin pushimet e tyre, por nxjerrin këtu pak punonjës të shërbimit zjarrfikës për tu përballur me këtë situatë.

Përgjegjës për këtë situatë është një dhe vetëm një, Edi Rama dhe korrupsioni i tij i përbindshëm që shpenzon 4.3 milionë euro për koncert dhe nuk shpenzon një qindarkë për të përmirësuar mjetet apo të gjithë infrastrukturën e domosdoshme për të përballuar situatat nga zjarri.

Lexo edhe
Politikë

Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër

Politikë

Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim

Tags: #Edi Rama #Emergjencat Civile #euro #jetë #Kamera #Koncert #memaliaj #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër
  • Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim
  • “Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi
  • “Marshim për UÇK-në, Shqipërinë e lirë dhe lirimin e qytetarëve”, protesta e 109 kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Nesër më shumë. Thirrje për revoltë te Kuvendi në 10:00
  • Franca: Mbështetja për pavarësinë e Kosovës mbetet e palëkundur
Nga të njëjtat tag-e
  • “Marshim për UÇK-në, Shqipërinë e lirë dhe lirimin e qytetarëve”, protesta e 109 kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Nesër më shumë. Thirrje për revoltë te Kuvendi në 10:00
  • Revolta e 109 kundër qeverisë/ “Rama në burg, Belinda në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë
  • Qeveria propozon krijimin e rezervave strategjike të naftës, krijohet Autoriteti i ri dhe parashikohet tarifë mbi karburantet
  • “Marrë, politikanët nuk guxuan të miratonin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë”, aktivisti Edison Lika: Nuk na përfaqësojnë më, nesër të Parlamenti…
  • “30 mln euro për “Toyota” të lyera me ngjyrë ushtarake, marre!”/ I riu kundër Ramës: Ka vjedhur miliarda, tradhtinë nuk ta falim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër

Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ish-presidenti…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi

Trupi gjykues ndërkombëtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës e shpalli sot ish-presidentin, Hashim Thaçi, fajtor për krime…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by