Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit
Kronikë

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur! Pistat e hetimit

• 24 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DUKAGJIN – Mbi 50 plumba nga dy karikatorë kallashnikovi dyshohet të jenë lëshuar ndaj fuoristradës ku udhëtonin babë e bir, Prel dhe Lekë Gjoni, 82 dhe 57 vjeç, të cilët u vranë në Dukagjin, të dielën rreth orës 17:20.

Me ta ishte dhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Traumës, Lazer Bashi, pasagjer në sedijen e pasme të automjetit, i njohur i familjarëve të vrarë.

Sipas hetimeve paraprake, atyre iu zu pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth 2 kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin. Ata kishin qenë në banesën e Prelë Gjonit në mal, dhe po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës me makinën që drejtohej nga Lekë Gjoni, 57 vjeçar. Ai dhe babai i tij humbën jetën në vend, ndërsa automjeti doli nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin.

Read more:Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur (VIDEO)

Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një fuoristradë. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur prej tyre.

Policia nuk ka përcaktuar ende motivin e krimit. Një nga pistat që po hetohet është ajo e gjakmarrjes, pasi, sipas të dhënave paraprake, familja Gjoni ka qenë e përfshirë vite më parë në një hasmëri. Njëherësh pista tjetër e hetimit është ajo e kultivimit të lëndëve të drogës në zonën e Dukagjinit, fenomen ky që thuajse çdo vit ka prodhuar viktima në këtë zonë të largët të Shkodrës.

Read more:Ndalon makinën para lokalit dhe qëllon me pistoletë në ajër, arrestohet 53-vjeçari në Mullet (VIDEO)

Lekë Gjoni ishte divorcuar së fundi nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka katër fëmijë. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimit nuk ka prova konkrete që ta lidhin divorcin me atentatin dhe kjo pistë mbetet në kuadër të verifikimeve të grupit hetimor. Sipas mediave, policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve ish-kunetërit dhe njerëz të afërm të ish-gruas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:44

Mbetën viktima të një atentati me armë zjarri në Dukagjin, Report Tv siguron fotot e Prel dhe Lekë Gjonit

1787593136_shkoderviktimat.jpeg

Report Tv ka siguruar fotografitë e Prel dhe Lekë Gjonit, të cilët u vranë me armë zjarri në Dukagjin, të dielën rreth orës 17:20.

Read more:Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide

Me ta ishte dhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Traumës, Lazer Bashi, pasagjer në sedijen e pasme të automjetit, i njohur i familjarëve të vrarë.

Sipas hetimeve paraprake, atyre iu zu pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth 2 kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin.

Lexo edhe
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Tags: #Armë #automjet #Babai #dukagjin #Familja #Femije #lazer bushi #Leke Gjoni #Prel Gjoni #Shkoder

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 9 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 20 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve

TIRANË – Pas disa orësh qetësie, mbrëmja e ditës së shtatë të protestës në Tiranë riktheu përplasjet e…

• 3 ditë më parë • 29 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin