Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide
Editoriale

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide

• 11 Gusht, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Pas më tepër se dy muajsh reportazhesh, ivestigimesh e kronikash mediat ndërkombëtare po i afrohen thelbit të asaj që ka ndodhur me investimin e familjes Trump në Shqipëri. E përditshmja amerikane Wall Street Journal, një gazetë konservatore, pjesë e News Corp të Rupert Murdoch, pra mjaftueshëm larg qarqeve liberale, që shfrytëzojnë çdo mundësi për të goditur presidentin në detyrë, ka botuar një investigim shumë të fortë për lidhjet e dhëndërit të tij, Jared Kushner, me një shqiptar të dyshuar si trafikant droge.

Mesazhi që jepet që në titull (linku poshte) shoqërohet edhe me një foto bardhë e zi ku bien në sy, përkrah njëri-tjetrit, burri i Ivankës dhe Artur Shehu.

Gazeta ndërton një profil të thelluar të Shehut, duke folur për lidhjet e tij me narkotrafikun, përndjekjen që i bëjnë prej vitesh disa shërbime të vendeve evropiane, të cilat së fundi furnizuan me dokumente SPAK-un, për goditjen e atij që dyshohet se paratë e kokainës të prodhuar në Amëerikën Latine, i pastronte në Shqipëri.

Read more:Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)

E gjithë historia është larg së qeni e pafajshme. Aty theksohet se kompania Albania Land Devlopement, e përfaqësuar nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner ka adresuar rreth 125 milionë dollarë në llogaritë e Artur Shehut për të blerë prej tij tokat me pronësi të diskutueshme ku do të ngrihej investimi i Zvërnecit.

Pyetja e parë që të shkon në mendje pasi lexon këtë investigim është: si ka mundësi që një përfaqësues i familjes presidenciale të SHBA-së, të përfundojë i lidhur me një personazh kaq kontrovers? Kësaj pyetje që e përshkon si një fill i kuq artikullin e gazetës, mund ti shtohet logjikisht edhe një tjetër: Si është e mundur që kryeministri shqiptar, Edi Rama, që kontrollon gjithçka deri në detaje, ai që vendos se cili pronar do ta zhvillojë ose jo pronën e tij, se me cilin arkitekt do ta realizojë apo çfarë forme do ti japë, të jetë treguar kaq i pavëmendshëm për një “detaj” të tillë. Por ka edhe pikëpyetje të tjera: Si u arrit deri në këtë pikë, kur ndonëse qëllimi i kryeministrit ishte të shfrytëzonte të vetmen mundësi për të influencuar në koridoret e Shtëpisë së Bardhë, kjo histori të prodhonte këtë kundër efekt? A nuk pati ai mundësi ti urdhëronte emisarët e dërguar pranë Kushnerit, që ta blenin ata së pari tokën për të hequr çdo hije dyshimi nga familja presidenciale?

Read more:Denoncimi/ “Prej 5 vitesh nuk është kapur asnjë kg drogë”, Berisha: Te Porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç tre kontejnerë me euro

Fakti që kjo nuk ka ndodhur, që e gjithë përpjekja për influencë u kthye në një autogol spektakolar, ngre në vetvete një dyshim. A mos emri i Artur Shehut nuk është fshehur qëllimshëm, për ta bërë atë partner direkt të dhëndrrit? A ka qenë ky qëllimi? A është lobuar për këtë? Apo mos ndoshta njësoj si në rastin e ish agjentit të FBI-së, McGonigal edhe Kushner duhej të njollosej me para të dyshimta për të qenë më kollaj i përdorshëm?

Ky detaj, që WSJ e nxjerr fort në sipërfaqe, pra se dhëndrri i presidentit amerikan u bë në Shqipëri partneri i një njeriu të dyshuar si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, është i mjaftë për të shfrenuar imagjinatën e të gjithë idhtarëve të terorve konspirative. Target i tyre s’ka kush të jetë tjetër veçse Edi Rama, njeriu që e ftoi Kushnerin të investointe në Shqipëri, që u kujdes për çdo detaj të projektit të tij e që qe i gatshëm, së fundi, ta mbronte atë qoftë edhe me karrigen e vet.

Read more:Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, blindohet qyteti (EMRI + FOTO)

Dikush mund të pretendojë se pas kësaj “rastësie fatkeqe”, që kundërshtarët politikë po ia përdorin familjes Trump, fshihej dëshira për të kurruptuar njërin prej pjestarëve të saj. Ndonjë tjetër, me mendje edhe më komplotiste, mund të shohë nga pas dorën e Sorosit, që njësoj si në 2016-ën, ka përdorur mashën e tij shqiptare për të goditur armikun e vet të betuar në Shtëpinë e Brardhë.

Por, përtej këtyre versioneve ekstreme që reken ti japin kuptim fabulës së paimagjinueshme të binjakëzimit të Kushnerit me një trafikant, mund të qëndrojë edhe një shpjegim më i thjeshtë. Nuk ka diskutim se është Edi Rama ai që e ka joshur dhëndërin e Trump. Nuk vihet në dyshim se ai ka qenë i gtashëm që të bëjë gjithçka për ti fituar zemrën Kushnerit: ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura, e ka shpallur investitor strategjik, ka qenë i gatshëm të thyejë ligjin për të dhënë leje pa pronësi të qartësuar, të tolerojë telat me gjëmba dhe badigardët kafshë, që të ndalonin dhe kalimin nëpër plazh. Ama brenda këtij pushteti të pakufijshëm ai duket se një gjë nuk e ka pasur në dorë. I vetmi privilegj që ai nuk zotëronte ishte që ta lidhte prenë e vet me një partner të pastër. Kjo qe jashtë kapacitetit dhe mundësive të këtij autokrati të plotfuqishëm. Ai nuk mund ti “dhuronte” Kushnerit diçka më të rregullt se sa ajo që i ka dhënë bosëve të resorteve turistike, të cilët i ka lidhur me narkotrafikantë, apo ndërtuesve të grataçielave, që i ka kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave.

Read more:Gaz lotsjellës dhe arrestim të protestuesve! Radio shtetërore franceze: Pavarësisht presioneve, ‘Revolucioni i Flamingove’ nuk dorëzohet

Nën sundimin e Ramës ndoshta nuk ka alternativë tjetër përveç përfshirjes së ndonjërit prej tyre.

Edhe për familjen Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do qëllonte Artur Shehu, patjetër do të ishte dikush i ngjashëm me të.

Read more:“Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës

Përtej teorive konspirative, që marrin hov sa herë duhet sqaruar diçka që ngjan e pakuptueshme, ky është version më i përafërt për të shpjeguar paradoksin se si është e mundur që Edi Rama u nis për ti dhënë para Jaredit dhe Ivankës dhe u shndërrua papritur në hallin e tyre më të madh. Gjithçka shpjegohet me sistemin që ai ka ngritur, e që tani po zbardhet edhe për mediat më të mëdha të globit.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog

Editoriale

Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog

Tags: #ama #artur shehu #Detyrë #droge #Edi Rama #Familja #FBI #Foto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog
  • Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog
  • Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
  • Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog
  • Kryeministri po flet me veten – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!
  • “Kosova nuk është territor serb, as burimet natyrore, Serbia e ka humbur atë”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit: Ibri sistem ujor ndërkufitar. Lumenjtë rrjedhin sipas gjeografisë jo folklorit
  • “Shqipërisë nuk i duhet qeveria e krimit”/ Bashkëshortja e poetit Havzi Nela emocionon me fjalimin: Ju po protestoni për vendin për të cilin ai dha jetën. Rama është kryeministër sepse nuk u dënuan krimet e komunizmit
  • Ju erdhi fundi”!/ Qytetarët në marshim, mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
  • Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 39 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”? – Blog

Evropa përjetoi një nga imazhet më të jashtëzakonshme në historinë e saj të fundit të migrimit 35 vjet…

• 3 ditë më parë • 12 min lexim
Editoriale

Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog

Në 25 shkurt të vitit 2017, Mitropoliti i Malit të Zi Amofilohije Radoviq, erdhi në Shkodër dhe deklaroi…

• 5 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

Projekti të cilën përfituesi i vetëm i saj, investitori e konsideron “të ndërtuar gabimisht shpejt” mbështetet në një…

• 1 javë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by