Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)
Kronikë

Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)

• 10 Gusht, 2026 • 9 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një objekt me 5 kate në proces ndërtimi, i gjithi pa leje, u zbulua nga shërbimet e komisariatit të policisë së Himarës, në vendin e quajtur Sugë në Qeparo.

Policia arrestoi në flagrancë pronarin e objektit, Lulzim Bujari, 39 vjeç, banues në Tiranë. Për shpërdorim të detyrës, u shpallën në kërkim kryeinspektori i IMT në Himarë Dorjan Hoxha dhe 2 inspektorë, Mateo Koshi e Andi Hoxha.

Në terren ndërhyri IKMT qendrore duke e shembur objektin pa leje dhe paralajmëroi ta referojë rastin në prokurori. Sipas IKMT, pronari ka pretenduar se kishte ndërtuar prej kohësh një objekt 2 katësh, njëri nëntokë, dhe kishte aplikuar për leje legalizimi, por ndërkohë ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të 3 kateve të tjera.

Kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, vendosi të shkrijë IMT lokale për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre për të mbrojtur territorin.

“Detyra primare është mbrojtja e territorit, ndërkohë që nuk e kanë kryer, e tregojnë edhe faktet, që janë konstatuar objekte pa leje dhe në fakt mos-veprimet e tyre, sepse IMT dhe strukturat e tjera kanë lejuar ndërtimin. Për mua kjo strukturë në momentin që nuk kryen funksionin, është e tepërt, do kërkoj që IKMT të mbulojë me inspektorët e vet territorin e Himarës. 5 punonjës ishin, sot janë pezulluar nga puna. Mund të jetë drastike si masë, por është veprim i detyruar”, tha Tavo.

Madje sipas Tavos, jo vetëm neglizhencë, por inspektorët në disa raste janë në dijeni të paligjshmërisë, dhe e lejojnë atë.

“Është totalisht e patolerueshme. Ndalojnë fshatarët për të kryer punime që i lejon ligji, lejojnë ndërtime pa leje që nuk janë më as të padukshme”, theksoi Tavo.

Read more:Palasë/ Qëllohet me armë zjarri nga një jaht në det, FNSH dhe Policia Kufitare në ndjekje të mjetit lundrues (VIDEO)

Brenda 1 viti, kjo është hera e dytë që kryebashkiaku shkrin IMT-në e Himarës, e para, në qershor të 2025-ës, kur në Dhërmi dhe Jalë u evidentuan një sërë ndërtimesh pa leje.

Kompetencat për kontrollin e territorit dhe ndërhyrjen ndaj ndërtimeve pa leje, do t’i kalojnë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Himarës, që kanë qenë në detyrë gjatë ndërtimit të objektit dhe ka nisur hetim disiplinor ndaj tyre.

Nga detyra janë pezulluar Nënkomisari Ferit Merkaj, Komisari Emiljano Prenga, Nënkomisari Klodjan Petani dhe Inspektori Redin Çaushaj. Policia njofton se pezullimi i tyre nga detyra u bë pasi nuk kishin marrë masa për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit nga Laçi që po kryente ndërtimin.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:45

Objekti 5-katësh pa leje, Hita pezullon nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Himarë, që ishin në detyrë gjatë ndërtimit të godinës (EMRAT)

1784117688_sknderhita.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo.

Read more:GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re, i trajton gazetarët si të dyshuar! Të pezullohet zbatimi dhe të zhvillohen konsultime

Nga detyra janë pezulluar Nënkomisari Ferit Merkaj, Komisari Emiljano Prenga, Nënkomisari Klodjan Petani dhe Inspektori Redin Çaushaj, ndaj të cilëve ka nisur paralelisht edhe hetimi disiplinor.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ndërtimi i objektit kishte filluar në dhjetor 2025 dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Himarë nuk janë marrë masa për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit nga Laçi që po kryente ndërtimin.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pezullon nga detyra gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur është ndërtuar një objekt 5-katësh pa leje në Qeparo, Himarë

Në vijim të masave të marra për evidentimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave përgjegjës, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, konkretisht:

– Nënkomisar F. M., ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Vlorë;

– Komisar E. P., ish-Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Divjakë;

– Nënkomisar K. P., ish-Specialist për Hetimin e Krimit, Zona Policore nr. 1, aktualisht Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë;

Read more:‘Jemi plot me turistë’, Tavo flet në Report TV për sezonin në Himarë: 30% më shumë pushues se vjet, në gusht s’ka dhoma të lira! Rezervimet deri në nëntor, synimi ynë turizmi elitar!

– Inspektor R. Ç., me detyrë Ndihmës/Specialist SPZ, Zona Policore nr. 1, në Komisariatin e Policisë Himarë, zonë në të cilën u konstatua ndërtimi pa leje.

Pezullimi i menjëhershëm i tyre dhe nisja e hetimit disiplinor u bë pasi, në vendin e quajtur “Sugë”, Qeparo, Himarë, u konstatua se shtetasi L. B., banues në Laç, kishte ndërtuar një objekt me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë, pa lejen e organeve kompetente.

Ky shtetas u arrestua ditën e djeshme nga Komisariati i Policisë Himarë, ndërsa u shpallën në kërkim 3 punonjës të IMT-së Himarë, konkretisht kryeinspektori dhe 2 inspektorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ndërtimi i objektit kishte filluar në dhjetor 2025 dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Himarë nuk janë marrë masa për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që po kryente ndërtimin.

Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë dhe largojë nga radhët e saj, cilindo punonjës policie që nuk zbaton ligjin, nuk përmbush detyrën, abuzon me të dhe cenon besimin e qytetarëve.

Ora 16:00

Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë: Kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë mbrojtur territorin!

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka vendosur shkrirjen e IMT-së së Himarës, pas rasteve të përsëritura të ndërtimeve pa leje.

Read more:Banorët e Divjakës në protestë për të pestën ditë/ Kërkohet anulimi i projektit të mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive

Në një prononcim te tij Tavo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm, ndërsa ka bërë të ditur se do t’i kërkojë IKMT-së që të marrë në juridiksionin e saj edhe IMT-në e Himarës.

Sipas Tavos, ky qëndrim lidhet edhe me mungesën e burimeve njerëzore, pasi në strukturën e IMT-së së Himarës (e cila kishte 6 punonjës), ishin të punësuar edhe persona nga zona të tjera.

Kryebashkiaku ka theksuar se punonjësit e institucionit nuk duhet të abuzojnë me detyrën, duke dëmtuar qytetarët që respektojnë ligjin dhe duke lejuar ndërtime pa leje.

Tavo ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit janë shkarkuar dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi nga Prokuroria për të gjithë personat përgjegjës.

“Për herë të dytë brenda një periudhe prej 1 viti, detyrohem ta shkrij për herë të dytë IMT-në e Bashkisë së Himarës, për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të punës së tyre, ku detyra primare është mbrojtja e territorit, ndërkohë që nuk e kanë kryer këtë detyrë. Këtë e tregojnë edhe faktet që në terren ka ndërtime pa leje të konstatuara ditët e fundit, por edhe për mos-veprimin e tyre, ku vetë IMT dhe jo vetëm IMT, por edhe strukturat e tjera shtetërore kanë lejuar ndërtimet pa leje. Kështu vendosa që ta shkrij IMT-në e Himarës, pasi për mua në momentin që kjo strukturë nuk kryen funksionin që i cakton ligji, është e tepërt për Bashkinë Himarë. Do i kërkoj IKMT-së që të marrë përsipër mbulimin edhe të territorit të Himarës me inspektorët e vetë, pasi Bashkia e Himarës, edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore, detyrohet të marrë punonjës nga jashtë bashkisë”, tha mes të tjerash Tavo.

Kjo është hera e dytë që shkrihet IMT-ja e Himarës, pas problematikave të konstatuara më herët. Tashmë, Bashkia e Himarës do t’i kërkojë IKMT-së që ta marrë IMT-në e Himarës në juridiksionin e saj.

Lexo edhe
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Kronikë

Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund

Tags: #andi hoxha #Detyrë #Divjakë #dorjan hoxha #Himarë #imt himare #lulzim bujari #mateo koshi #ndertim pa leje #Vangjel Tavo #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri
  • Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund
  • Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli
  • Pacienti 40 vjeçar vdes tek ‘Nënë Tereza’, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT)
  • Rrugorja shton kontrollet në Shkodër, 916 gjoba në një javë! 2 të arrestuar për drejtim të parregullt të automjetit
Nga të njëjtat tag-e
  • “I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • “Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
  • Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për…
  • Skandali në SHISH/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni ka shpërndarë informacione…! Të gjithë në shesh, të rrëzojmë Ramën dhe qeverinë e korruptuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 12 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Cërrik – Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë këtë dielë pas një aksidenti me motor, ndërsa i lënduar ka…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ish-kreu i SHISH u la në arrest shtëpie, analisti Tafani: Në SHBA ka dënime me vdekje për spiunazh! Shqipëria ka marrë fund

Analisti Endri Tafani e ka cilëuar si të lehtë masën ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Shkodër/ Zjarr në qendër të qytetit, flakët përfshijnë çatinë e një hoteli

Një zjarr ka rënë në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës. Në vendngjarje kanë mbërritur tre…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by