Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
Politikë

Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!

• 25 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edi Rama e ka shitur mbledhjen dyditore të socialistëve në Pogradec si një moment reflektimi dhe “energji të reja” për qeverisjen. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se “rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit” do të jetë domethënëse pas kësaj maratone politike.

Por komentet poshtë postimit i tregojnë një tjetër panoramë. Shumë prej ndjekësve e akuzojnë për shkëputje nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.

“Mirë bëni me këto mbledhje, por mos i bëni në resorte turistike. Shkoni në shtëpitë e malsorëve të varfër, shkoni në shtëpitë e myzeqarëve zemërmirë, shkoni në fshatrat e braktisura, shkoni në shkollat e mbetura pa fëmijë”, shkruan një komentues. “Atje duhet të rinisë jeta, të lindë shpresa për ditë më të mira”, shton ai.

Një tjetër i kujton kryeministrit se bëhet fjalë për mandatin e tretë në qeverisje: “Je në mandatin e tretë. Tani u kujtove ti pas 15 vitesh për ndërveprimet me njerëzit?”

Read more:“Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama ka humbur çdo legjitimitet”/ Berisha: Takimet në Pogradec? Aheng dhe mashtrime, ‘fjalimet i nis dhe i mbyll me hale’. Nuk ia mban të dalë para gazetarëve

Kritikat shkojnë edhe te gjendja e infrastrukturës. “Nga Tushemishti a dole njëherë? Ta shikoje atë rrugën që hodhët miliarda lekë e se mbaruat kurrë”, shkruan një qytetar, duke shtuar se rrugët në shumë fshatra “janë si në mesjetë”.

Edhe shëndetësia nuk i shpëton kritikave. “Kur fole për shëndetësinë pse nuk more shembull maternitetin e Pogradecit? I bukur shumë është, tamam si filmat horror”, shkruan një tjetër.

Ndërkohë, emigracioni dhe largimi i shqiptarëve nga vendi janë shqetësim i përsëritur në komentet e qytetarëve: “Çfarë do bëni për emigracionin që po zhduk shqiptarët nga trojet e tyre apo këtë plan keni?”

Read more:“Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit

Komentet më të ashpra lidhen me mënyrën e qeverisjes dhe stafin e kryeministrit. “Çfarë stafi??? Të lumtë ku i ke gjetur? Sidomos Ballukun! I ke gjetur me inteligjencën artificiale apo me inteligjencën tënde?”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër i drejtohet Ramës: “Hiq dorë nga shteti… tani u kujtove pas 15 vitesh? Ke marrë fund!”

Ndërsa Rama flet për “Besën” dhe një “sezon politik me energji të reja”, një komentues ia kthen: “Mbajeni pra atë besë… se këto 15 vjet nuk latë fis, miq pa filluar e rregulluar, e punësuar… punoni veç njëherë për hallexhinjtë dhe vendorët e ndershëm.”

Ka edhe nga ata që e pyesin kryeministrin për çështje konkrete të ekonomisë. “Naftën do e ulësh?”, shkruan një qytetar.

Read more:Shqiptarët mbushin sheshet prej 86 ditësh, Rama: Nuk kemi pasur asnjëherë opozitë të na sfidojë realisht! E bëri vetëm protesta qytetare

Në një tjetër koment, ironia është edhe më e drejtpërdrejtë: “Paska nxjerrë sulltani fuqishëm grupin e patronazhistëve sot për këtë postim”.

Mesazhi i komentuesve është i qartë: Pas 3 mandatesh në qeverisje, është vonë për ndërveprim me njerëzit. Por nëse qeveria kërkon të dijë realisht se çfarë mendojnë shqiptarët, duhet të dalë nga resortet dhe sallat e mbledhjeve dhe të shkojë aty ku janë hallet e tyre.

Lexo edhe
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Tags: #Edi Rama #emigracioni #Femije #jetë #maratone #pogradec #qeveria #rama #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 9 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 19 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 20 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë

Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në Prime News24 tha se ky është revolucioni i të rinjve. Çepani theksoi…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin