Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!
Politikë

Rama poston pamje nga mbledhja në Pogradec, komentuesit e “kryqëzojnë”: Tani u kujtove për njerëzit? Shkoni te hallexhinjtë, jo në resorte!

• 25 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edi Rama e ka shitur mbledhjen dyditore të socialistëve në Pogradec si një moment reflektimi dhe “energji të reja” për qeverisjen. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shkruan se “rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit” do të jetë domethënëse pas kësaj maratone politike.

Por komentet poshtë postimit i tregojnë një tjetër panoramë. Shumë prej ndjekësve e akuzojnë për shkëputje nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.

“Mirë bëni me këto mbledhje, por mos i bëni në resorte turistike. Shkoni në shtëpitë e malsorëve të varfër, shkoni në shtëpitë e myzeqarëve zemërmirë, shkoni në fshatrat e braktisura, shkoni në shkollat e mbetura pa fëmijë”, shkruan një komentues. “Atje duhet të rinisë jeta, të lindë shpresa për ditë më të mira”, shton ai.

Një tjetër i kujton kryeministrit se bëhet fjalë për mandatin e tretë në qeverisje: “Je në mandatin e tretë. Tani u kujtove ti pas 15 vitesh për ndërveprimet me njerëzit?”

Read more:“Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama ka humbur çdo legjitimitet”/ Berisha: Takimet në Pogradec? Aheng dhe mashtrime, ‘fjalimet i nis dhe i mbyll me hale’. Nuk ia mban të dalë para gazetarëve

Kritikat shkojnë edhe te gjendja e infrastrukturës. “Nga Tushemishti a dole njëherë? Ta shikoje atë rrugën që hodhët miliarda lekë e se mbaruat kurrë”, shkruan një qytetar, duke shtuar se rrugët në shumë fshatra “janë si në mesjetë”.

Edhe shëndetësia nuk i shpëton kritikave. “Kur fole për shëndetësinë pse nuk more shembull maternitetin e Pogradecit? I bukur shumë është, tamam si filmat horror”, shkruan një tjetër.

Ndërkohë, emigracioni dhe largimi i shqiptarëve nga vendi janë shqetësim i përsëritur në komentet e qytetarëve: “Çfarë do bëni për emigracionin që po zhduk shqiptarët nga trojet e tyre apo këtë plan keni?”

Read more:“Rama e trajton Shqipërinë si mbulesën e tavolinës në Kuç”/ Protestuesi: Ne kemi një hartë më të bukur, atë të ndryshimit

Komentet më të ashpra lidhen me mënyrën e qeverisjes dhe stafin e kryeministrit. “Çfarë stafi??? Të lumtë ku i ke gjetur? Sidomos Ballukun! I ke gjetur me inteligjencën artificiale apo me inteligjencën tënde?”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër i drejtohet Ramës: “Hiq dorë nga shteti… tani u kujtove pas 15 vitesh? Ke marrë fund!”

Ndërsa Rama flet për “Besën” dhe një “sezon politik me energji të reja”, një komentues ia kthen: “Mbajeni pra atë besë… se këto 15 vjet nuk latë fis, miq pa filluar e rregulluar, e punësuar… punoni veç njëherë për hallexhinjtë dhe vendorët e ndershëm.”

Ka edhe nga ata që e pyesin kryeministrin për çështje konkrete të ekonomisë. “Naftën do e ulësh?”, shkruan një qytetar.

Read more:Shqiptarët mbushin sheshet prej 86 ditësh, Rama: Nuk kemi pasur asnjëherë opozitë të na sfidojë realisht! E bëri vetëm protesta qytetare

Në një tjetër koment, ironia është edhe më e drejtpërdrejtë: “Paska nxjerrë sulltani fuqishëm grupin e patronazhistëve sot për këtë postim”.

Mesazhi i komentuesve është i qartë: Pas 3 mandatesh në qeverisje, është vonë për ndërveprim me njerëzit. Por nëse qeveria kërkon të dijë realisht se çfarë mendojnë shqiptarët, duhet të dalë nga resortet dhe sallat e mbledhjeve dhe të shkojë aty ku janë hallet e tyre.

Lexo edhe
Politikë

“Hiqini kapelet”/ Thirrjet e forta në bulevard: Nuk shitet Shqipëria, arrestoni Ballukun

Politikë

Vijon marshimi në bulevard, oshëtijnë thirrjet: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën

Tags: #Edi Rama #emigracioni #Femije #jetë #maratone #pogradec #qeveria #rama #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Hiqini kapelet”/ Thirrjet e forta në bulevard: Nuk shitet Shqipëria, arrestoni Ballukun
  • Vijon marshimi në bulevard, oshëtijnë thirrjet: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën
  • LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret!
  • Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
  • “Poshtë patronazhistët!”/ Protestuesit të vendosur në kauzën e tyre! Ndalen pranë “Air Albania”: Ju erdhi fundi
Nga të njëjtat tag-e
  • “Hiqini kapelet”/ Thirrjet e forta në bulevard: Nuk shitet Shqipëria, arrestoni Ballukun
  • LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret!
  • “Poshtë patronazhistët!”/ Protestuesit të vendosur në kauzën e tyre! Ndalen pranë “Air Albania”: Ju erdhi fundi
  • “Kujtoni fëmijët tuaj kur i përcollët për jashtë shtetit”, protestuesja: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë. Këtu do vendosim ne
  • Protestuesi nga sheshi: Duhet të bllokojmë rrugët, se ndryshe Rama nuk ikën nga pushteti! Të bashkohemi nga Jugu në Veri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 10 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 6 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Hiqini kapelet”/ Thirrjet e forta në bulevard: Nuk shitet Shqipëria, arrestoni Ballukun

Ndërsa marshojnë, protestuesit vazhdojnë që të bëjnë thirrje të forta kundër qeverisë. Teksa pranë tyre janë afruar efektivët,…

• 19 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Vijon marshimi në bulevard, oshëtijnë thirrjet: Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën

Një ‘uragan’ njerëzish është mbledhur tashmë në rrugët e Tiranës në protestën kundër qeverisë. Qytetarët po bëjnë thirrje…

• 19 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret!

“Bashkohuni studentë, kombi na thërret!” ka qenë një prej thirrjeve të forta të protestuesve gjatë marshimit në Bulevard,…

• 19 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by