Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë
Politikë

“Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë

• 26 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 19
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i ftuar në News24, deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është kusht i panegociueshëm i protestës. Sipas tij, protesta qytetare nuk do të ndalet dhe, nëse Rama refuzon të largohet, reagimi do të përshkallëzohet.

Ai tha se, megjithëse është e vështirë të përcaktohet se kur do të japë dorëheqjen Rama, beson se kjo do të ndodhë së shpejti. Kapri u ndal edhe te situata politike dhe te presionet që, sipas tij, janë ushtruar ndaj opozitës. Ai pretendoi se deputetët e Partisë Mundësia nuk mund të shantazhohen dhe se kanë denoncuar raste që, sipas tij, lidhen me korrupsionin.

Read more:87 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

Një tjetër akuzë e Kaprit lidhej me strukturat e Partisë Socialiste. Deputeti pretendoi se Rama ka caktuar koordinatorë me synimin për të frenuar zgjerimin e partive të reja. Sipas tij, nëse kryeministri këmbëngul të mos japë dorëheqjen, protestat do të marrin përmasa edhe më të mëdha.

Read more:Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës!

“Nëse Rama do të këmbëngulë që të mos japë dorëheqje, do të ketë reagim më të fortë, të ashpër. Do të ketë përshkallëzim të protestës. Nuk ka nevojë për skenarë. Rama duhet t’i bëjë hesapet mirë”, u shpreh ai. Kapri deklaroi gjithashtu se opozita është e gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe se nuk sheh shenja lodhjeje te protestuesit.

Read more:Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës

“Kjo është protesta më historike që ka ndodhur ë Shqipëri. Ishim mësuar që të shihnim protesta politike, por jo qytetare, që kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Për të pasur një sistem demokratik, ku në qendër të tij janë qytetarët, dhe jo njerëzit e korruptuar. Mund ta kemi të vështirë se kur Rama do të japë dorëheqjen, që do t ëjetë shumë shpejt. Por është vrarë frika. Njerëzit janë më të çliruar. Interesi jonë është një qeverisje me më pak pushtet, të kenë njerëzit më shumë pushtet. Të ketë mundësi ekonomike për njerëzit, jo pushtetarët. Shqiptarët janë njerëz punëtorë, dhe nuk ia dalin dot. Shehaj është përjashtuar nga Kuvendi disa herë. I kanë filmuar shtëpinë sipas një kodi mafioz. Unë jam kërcënuar nga një zyrtar i PS, bashkëshorti i një drejtoreshës që vodhi paratë e pensionistëve në Durrës. E kemi ë bërë publike bashkë me zotin Shehaj. Ne nuk na shantazhojnë dot. S’na e mbyllin dot gojën. Kemi bërë punën e disa deputetëve. Jemi të pakapur dhe shantazhuar. Ramës i ra fabula e ‘gogolit- Berisha’. Protesta ia rrëzoi gjithë narrativën. Ai vendosi dhe koordinator që të ndalë zgjerimin e partive të reja. Këtë vendosi në mbledhjen e qeverisë dhe partisë në Pogradec. Kemi dhe ne informacionet tona. Nëse Rama do të këmbëngulë që të mos japë dorëheqje do të ketë reagim më të fortë, të ashpër. Do të ketë përshkallëzim të protestës. Nuk ka nevojë për skenarë. Rama duhet t’i bëjë hesapet mirë. Kemi rezolutën e PE, që thotë; anuloni ligjin për zonat e mbrojtura. SPAK duhet të trokasë në dyert e Ramës. Ne jemi gati për zgjedhje të parakohshme. Nuk kam parë lodhje në protestë, kam parë entuziazëm. Duhet të durojmë! Dorëheqja e tij do të jetë e shpejt. Nëse Rama vendos të japë dorëheqje, minimalja që duhet të bëhet, janë zgjedhjet e parakohshme.”, tha ai.

Read more:I moshuari u prek nga ‘Ethet e Nilit’, ISHP nis hetimin epidemiologjik në Korçë! Pritet dezinfektimi i zonave në qytet (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Tags: #Dorëheqje #Durres #Edi Rama #jetë #opozita #pogradec #Protesta #proteste #Punëtorë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
Nga të njëjtat tag-e
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 8 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

Analisti Fatos Lubonja ka bërë një analizë të zhvillimeve të protestës së studentëve, e cila ka përshkallëzuar në…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin