Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Politikë

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

• 28 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në vijim të analizës dyditore të zhvilluar në Pogradec, të thirrur nga Edi Rama, dhe të prioriteteve të përcaktuara për qeverisjen deri në vitin 2030, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula, mblodhi në një takim pune kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm të inspektorateve qendrore, të cilëve u komunikoi prioritetet e punës dhe drejtimet kryesore të bashkërendimit institucional ndërmjet Inspektoratit të Përgjithshëm dhe inspektorateve qendrore.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkërendimit institucional, standardizimin e veprimtarisë inspektuese dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit u theksua roli i Inspektoratit të Përgjithshëm në mbikëqyrjen, bashkërendimin, standardizimin dhe vlerësimin e sistemit të inspektimit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Gjithashtu, u nënvizua domosdoshmëria që strukturat inspektuese të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të zbatojnë standarde e metodologji të unifikuara në të gjithë territorin e vendit.

Read more:“Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë

Në fjalën e tij, Inspektori i Përgjithshëm vuri theksin te forcimi i ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë në veprimtarinë inspektuese, si dhe te orientimi i punës së administratës drejt rezultateve konkrete për qytetarët dhe bizneset. Në këtë kuadër, u diskutua edhe rëndësia e trajtimit efektiv të ankesave dhe e përdorimit të të dhënave të tyre në funksion të analizës së riskut dhe përmirësimit të planifikimit të inspektimeve.

Pjesë e takimit ishte edhe paraqitja e një pasqyre të situatës aktuale të sistemit të inspektimit. Gjatë periudhës 15 korrik–24 gusht janë realizuar 106 mbikëqyrje të procedurave të inspektimit, ndërsa janë administruar rreth 400 praktika ankimore. Në drejtim të rekrutimeve, gjatë periudhës mars–gusht janë plotësuar 48 pozicione.

Read more:Nën dritën e hënës, Rama publikon foton mahnitëse nga Korça

Ndërkohë, vijon puna për plotësimin e vendeve vakante dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore në proceset e emërimit dhe të zhvillimit në karrierë.

Gjatë diskutimeve u përcaktuan si prioritete për periudhën në vijim:
-unifikimi i praktikave inspektuese;
-respektimi rigoroz i procedurave;
-dokumentimi i plotë i veprimeve dhe vendimmarrjeve;
-forcimi i meritokracisë në proceset e rekrutimit;
-rritja e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese.

Read more:Shkolla ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër gati për vitin e ri arsimor, Rama: Investimet vijojnë edhe në tre shkolla të tjera (VIDEO)

Në funksion të forcimit të bashkërendimit institucional, Inspektorati i Përgjithshëm do të zhvillojë takime periodike me kryeinspektorët, drejtorët e përgjithshëm dhe kryeinspektorët rajonalë. Gjithashtu, do të intensifikohet bashkëpunimi me inspektoratet për shkëmbimin e informacionit, adresimin e problematikave dhe standardizimin e praktikave inspektuese.

Inspektorati i Përgjithshëm mbetet i angazhuar për ndërtimin e një sistemi inspektimi profesional, transparent, të unifikuar dhe të orientuar drejt rezultateve, në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe interesit publik.

Lexo edhe
Politikë

S’është selia e PS dhe as Pallati i Brigadave/ Frikë nga vezët e protestuesve? Rama ndryshon vendin, ja ku po mbahet mbledhja e socialistëve (VIDEO)

Politikë

“Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti!

Tags: #Bizneset #Dashnor Sula #Edi Rama #Kryesore #pogradec #rama #Takimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • S’është selia e PS dhe as Pallati i Brigadave/ Frikë nga vezët e protestuesve? Rama ndryshon vendin, ja ku po mbahet mbledhja e socialistëve (VIDEO)
  • “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti!
  • Ministria e Jashtme reagon pas pretendimeve në Malin e Zi për destablizim, Hoxha: Shqipëria s’mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues
  • “Mafia në Shqipëri ka shtetin e saj”/ Arrestimi i Ergys Agasit, aktivistja Kokaj: Vendimet e qeverisë merreshin në zyrën e një mafiozi biznesmen! Drejtësia të veprojë, jo të bëjë show!
  • Pretendimet se Shqipëria po destabilizon Malin e Zi, Pandeli Majko: Nuk kemi dashuri gjeopolitike për Serbinë! Ose jemi para një skandali në NATO, ose…
Nga të njëjtat tag-e
  • S’është selia e PS dhe as Pallati i Brigadave/ Frikë nga vezët e protestuesve? Rama ndryshon vendin, ja ku po mbahet mbledhja e socialistëve (VIDEO)
  • “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti!
  • ‘Pjetër Budi’ hap dyert për vitin e ri shkollor, Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Tiranë (FOTO)
  • Shqiptarët kursejnë në lekë, euroja bie nën 90 lekë, shqiptarët po shtojnë kursimet në monedhën vendase
  • Rama kundër Ramës/ “Nuk duam të vijmë në qeveri për të kapur shtetin” – Çfarë premtonte kryeministri dhe realiteti i 13 viteve pushtet (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 13 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 12 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

S’është selia e PS dhe as Pallati i Brigadave/ Frikë nga vezët e protestuesve? Rama ndryshon vendin, ja ku po mbahet mbledhja e socialistëve (VIDEO)

Teksa kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, kishte njoftuar një mbledhje me socialistët dhe ministrat e tij…

• 42 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti!

Aktivistja Luçiana Kokaj komentoi protestën e qytetarëve që ka hyrë sot në ditën e saj të 90. E…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Ministria e Jashtme reagon pas pretendimeve në Malin e Zi për destablizim, Hoxha: Shqipëria s’mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të kryeministrit të Malit…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by