Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Politikë

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

• 28 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në vijim të analizës dyditore të zhvilluar në Pogradec, të thirrur nga Edi Rama, dhe të prioriteteve të përcaktuara për qeverisjen deri në vitin 2030, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula, mblodhi në një takim pune kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm të inspektorateve qendrore, të cilëve u komunikoi prioritetet e punës dhe drejtimet kryesore të bashkërendimit institucional ndërmjet Inspektoratit të Përgjithshëm dhe inspektorateve qendrore.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkërendimit institucional, standardizimin e veprimtarisë inspektuese dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit u theksua roli i Inspektoratit të Përgjithshëm në mbikëqyrjen, bashkërendimin, standardizimin dhe vlerësimin e sistemit të inspektimit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Gjithashtu, u nënvizua domosdoshmëria që strukturat inspektuese të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të zbatojnë standarde e metodologji të unifikuara në të gjithë territorin e vendit.

Read more:“Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë

Në fjalën e tij, Inspektori i Përgjithshëm vuri theksin te forcimi i ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë në veprimtarinë inspektuese, si dhe te orientimi i punës së administratës drejt rezultateve konkrete për qytetarët dhe bizneset. Në këtë kuadër, u diskutua edhe rëndësia e trajtimit efektiv të ankesave dhe e përdorimit të të dhënave të tyre në funksion të analizës së riskut dhe përmirësimit të planifikimit të inspektimeve.

Pjesë e takimit ishte edhe paraqitja e një pasqyre të situatës aktuale të sistemit të inspektimit. Gjatë periudhës 15 korrik–24 gusht janë realizuar 106 mbikëqyrje të procedurave të inspektimit, ndërsa janë administruar rreth 400 praktika ankimore. Në drejtim të rekrutimeve, gjatë periudhës mars–gusht janë plotësuar 48 pozicione.

Read more:Nën dritën e hënës, Rama publikon foton mahnitëse nga Korça

Ndërkohë, vijon puna për plotësimin e vendeve vakante dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore në proceset e emërimit dhe të zhvillimit në karrierë.

Gjatë diskutimeve u përcaktuan si prioritete për periudhën në vijim:
-unifikimi i praktikave inspektuese;
-respektimi rigoroz i procedurave;
-dokumentimi i plotë i veprimeve dhe vendimmarrjeve;
-forcimi i meritokracisë në proceset e rekrutimit;
-rritja e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese.

Read more:Shkolla ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër gati për vitin e ri arsimor, Rama: Investimet vijojnë edhe në tre shkolla të tjera (VIDEO)

Në funksion të forcimit të bashkërendimit institucional, Inspektorati i Përgjithshëm do të zhvillojë takime periodike me kryeinspektorët, drejtorët e përgjithshëm dhe kryeinspektorët rajonalë. Gjithashtu, do të intensifikohet bashkëpunimi me inspektoratet për shkëmbimin e informacionit, adresimin e problematikave dhe standardizimin e praktikave inspektuese.

Inspektorati i Përgjithshëm mbetet i angazhuar për ndërtimin e një sistemi inspektimi profesional, transparent, të unifikuar dhe të orientuar drejt rezultateve, në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe interesit publik.

Lexo edhe
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Tags: #Bizneset #Dashnor Sula #Edi Rama #Kryesore #pogradec #rama #Takimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
  • Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 7 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 16 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 16 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë

Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në Prime News24 tha se ky është revolucioni i të rinjve. Çepani theksoi…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin