“140 fluturime të Ramës me Air Albania dhe me kosto 22 mln euro janë bërë për 2 vite”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim live me qytetarët.
Gjithashtu Berisha theksoi se ka denoncuar transportimin e parave jashtë Shqipëri me valixhe diplomatike të bërë nga Rama.
“140 fluturime të Ramës me Air Albania dhe me kosto 22 mln euro për 2 vite. Mos harroni se kam denoncuar nga Edi Rama transport parash jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Kur kërkova komision hetimor parlamentar për këtë, dhe këto dokumente ekzistojnë, Rama hodhi poshtë në mënyrë kategorike, nuk lejoi hetimit. Pra moslejimi i hetimit tregoi se ishte. Ergys Agasi na doli me nallane dhe ora 500 mijë euro. Ani çfarë thonë? Thonë që orën dhuratë Rama për ditëlindje, por ishte pak e çuditshme prania e orës dhe ai e nxori orën. Rama i ka bërë interierin atij të vilës, shkonte sikur të ishte arkitekti i brendshëm i vilës së Gys Agasit… këto që them janë të vërteta.”, tha Berisha.




