Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura
Politikë

Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura

• 27 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas nisjes së ofrimit të shërbimit të trombektomisë cerebrale në sistemin publik, duke e cilësuar këtë një zhvillim pozitiv, por duke kritikuar ashpër vonesën e tij.

Në një reagim, Shehu tha se e ka ngritur vazhdimisht në Kuvend, në Komisionin e Shëndetësisë dhe në media domosdoshmërinë e ofrimit të këtij shërbimi jetik për pacientët.

Read more:Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë

“Rama, përpara se të ‘mburret’ me trombektominë cerebrale, duhet të japë llogari për vitet e vonesës, për jetët e humbura dhe për pasojat e rënda mbi pacientët!”, shkruan Shehu. Sipas deputetit demokrat, për shumë vite trombektomia cerebrale është ofruar vetëm në sektorin privat, me një kosto që, sipas tij, arrinte deri në rreth 30 mijë euro, të paguara nga pacientët dhe familjarët e tyre.

Read more:“Dosja “KAYO” përmban prova për shkelje e korrupsion”, denoncimi i Berishës: Rama përdori 83 mandatet si mburojë për Ballukun

Shehu pretendon se gjatë kësaj periudhe shteti nuk e ofronte këtë shërbim në spitalet publike dhe se kërkesat e tij për rimbursimin e ndërhyrjeve të kryera në sektorin privat nuk morën përgjigje.

Read more:“Në protestat tona s’perëndon dielli, nga Amerika në Australi” – Emigranti: Shqiptarët s’e duan më këtë pushtet dhe opozitë!

REAGIMI
Rama, përpara se të “mburret” me trombektominë cerebrale, duhet të japë llogari për vitet e vonesës, për jetët e humbura dhe për pasojat e rënda mbi pacientët!
E kam ngritur dhjetëra, ndoshta qindra herë, në Kuvend, në Komisionin e Shëndetësisë, në media dhe kudo ku kam pasur mundësi, domosdoshmërinë e ofrimit të këtij shërbimi jetik të urgjencës. Prandaj, hapja e tij në QSUT natyrisht më jep kënaqësi.
Për shumë vite, trombektomia cerebrale u ofrua vetëm në sektorin privat, me një kosto që arrinte rreth 30 mijë euro, të paguara drejtpërdrejt nga pacienti dhe familjarët e tij.
Ndërkohë, shteti nuk ofronte asgjë, pavarësisht potencialeve të mëdha që dispononte.
Kam kërkuar vazhdimisht që, për aq kohë sa ky shërbim nuk realizohej në spitalet publike, shteti të paktën të rimbursonte shpenzimet e ndërhyrjeve të kryera në privat. Por edhe përballë kësaj kërkese të drejtë pati vetëm heshtje!
Madje, edhe pasi në QSUT mbërriti një angiograf biplan, i siguruar nëpërmjet një granti ndërkombëtar pikërisht për procedura të tilla, kaloi një kohë e gjatë derisa sot u deklarua vënia e tij në funksion.
Gjatë gjithë këtyre viteve, qytetarët vazhduan të përballeshin me dilemën tragjike:
“O paguaj, o vdis!”
Kjo ishte dhe mbetet fytyra e vërtetë e shëndetësisë gjoja “falas” të Rilindjes.
Fakti që kjo procedurë po realizohet në sistemin publik vetëm pas kaq shumë vitesh dhe shumë më vonë se në sektorin privat, si edhe refuzimi i shtetit për të rimbursuar ndërhyrjet gjatë periudhës kur vetë nuk e ofronte shërbimin, dëshmojnë gjendjen e rëndë dhe thellësisht antisociale të shëndetësisë sonë.
Euforia e sotme e Kryeministrit tingëllon si një tallje e rëndë me qytetarët dhe veçanërisht me ata që sot nuk jetojnë më, sepse nuk patën mundësi të përfitonin në kohë nga kjo ndërhyrje jetike.
Fatkeqësisht, edhe sot ka shumë shërbime mjekësore jetike që nuk ofrohen në sistemin publik ose për të cilat pacientët detyrohen të presin me muaj e vite. Ndërkohë, sëmundja përparon, invaliditeti rëndohet dhe, në raste të caktuara, humbet edhe jeta.
Prandaj, përpara se Kryeministri të mburret me atë që u realizua shumë vite më vonë nga sa mundej dhe duhej, duhet të mbajë përgjegjësi për vonesat dhe për pasojat e rënda që kjo shëndetësi u ka shkaktuar qytetarëve.

Read more:88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #euro #kuvend #media #QSUT #rama #Reagim #Shpenzimet #Spitalet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin