Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë
Politikë

Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë

• 26 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese të dispozitave ligjore që përcaktonin trajtimin financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Bardhi akuzon qeverinë dhe mazhorancën se po refuzojnë në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se kjo situatë rrezikon funksionimin demokratik të shtetit dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Sipas tij, që prej 1 gushtit 2026, sistemi gjyqësor ka mbetur pa një bazë të qartë ligjore për trajtimin financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi dispozitat përkatëse u shfuqizuan nga Kushtetuesja me efekt nga 31 korriku.

Read more:“Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Ramës

Reagimi i Bardhit vjen edhe pas vendimmarrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili, sipas tij, ka përcaktuar pagën e vet, duke marrë kompetenca që i takojnë ligjvënësit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të veprojë menjëherë për zgjidhjen e ngërçit institucional, ndërsa kritikon edhe Këshillin e Ministrave për mosplotësimin e përgjegjësisë së përcaktuar nga Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit që më 4 maj 2026.

Bardhi e cilëson mosveprimin e institucioneve dhe moszbatimin e vendimeve të Kushtetueses si “shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës”, duke paralajmëruar pasoja për funksionimin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve. Ai thekson se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime, por akte detyruese, dhe zbatimi i tyre është një detyrim kushtetues dhe jo një zgjedhje politike.

Read more:Kuvendi nuk veproi brenda afatit ligjor/ Unioni i Gjyqtarëve kërkon përllogaritjen e pagave sipas vendimit të GJK

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Refuzimi i vazhdueshëm i Qeverisë dhe i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese ka vënë seriozisht në rrezik funksionimin demokratik të shtetit dhe respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Që nga 1 gushti 2026, sistemi gjyqësor në vend ka mbetur pa një bazë të qartë ligjore për të justifikuar trajtimin financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës. Dispozitat ligjore përkatëse janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me efekt nga 31 korriku 2026.

Sot, me një akt të paprecedentë, sistemi gjyqësor, përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka përcaktuar pagën e vet, duke marrë përsipër kompetenca që i takojnë ligjvënësit. Ky akt ngre pikëpyetje serioze mbi kushtetutshmërinë e tij dhe mbi ekzistencën e një baze të ligjshme për një vendimmarrje të kësaj natyre. Krijimi i këtij ngërçi institucional dhe përplasja ndërmjet kompetencave kushtetuese të pushteteve jo vetëm që mund, por edhe duhet të shmangen. Rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë është respektimi dhe zbatimi i plotë, i menjëhershëm dhe pa ekuivok i vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese.

Read more:Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të ri

Kuvendi i Shqipërisë duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë për ta trajtuar dhe zgjidhur këtë çështje. Kjo është edhe më e domosdoshme përballë refuzimit të Këshillit të Ministrave për të përmbushur përgjegjësinë e përcaktuar nga Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit të Shqipërisë që më 4 maj 2026.

Mosveprimi i Kuvendit dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, me pasoja serioze për funksionimin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te demokracia. Ky qëndrim dëmton rëndë edhe frymën e luajalitetit kushtetues që duhet të udhëheqë marrëdhëniet ndërmjet pushteteve në një shoqëri demokratike.

Read more:“Të respektohet prezumimi i pafajësisë!”/ Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti i Erion Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare

Nuk mund të ketë shtet të së drejtës kur vendimet e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen të zbatohen sipas interesit politik. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime dhe as mundësi për t’u zbatuar kur i leverdis mazhorancës. Ato janë detyruese. Respektimi i tyre është detyrim kushtetues, jo zgjedhje politike.

Lexo edhe
Politikë

“Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë

Politikë

Rrogozhina kundër Reformës Territoriale: Mos na fshini nga harta, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet!

Tags: #Demokracia #Detyrim #gazment bardhi #Gjykata #gjykata kushtetuese #Maj 2026 #pagat #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë
  • Rrogozhina kundër Reformës Territoriale: Mos na fshini nga harta, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet!
  • 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…
  • “SPAK të bëjë punën e vet për “Ballukun””/ Andi Tepelena: Të nisë hetimi për “Albanian Files”, akte korruptive me pronat në bregdet
  • “Ndryshimi politik po vjen! Vjeshta…”/ Aktivisti Andi Tepelena: Edhe lëvizjet në qeveri s’i ndalin protestat, dorëheqja e Ramës e panegociueshme
Nga të njëjtat tag-e
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish
  • Riatdhesimet nga Siria, Lamallari për Report Tv: Gjithçka vullnetare, operacioni kompleks zgjati 8 muaj! Kemi identifikuar 1/6 e shqiptarëve që jetojnë në ato kampe
  • Sarandë/ Protestë kundër terminalit të ri të autobusëve, qytetarët: Më shumë kosto dhe vështirësi, urbani i rrallë! Lidhja me Delvinën si Tirana me Kamzën
  • Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)
  • Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 10 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i ftuar në News24, deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Rrogozhina kundër Reformës Territoriale: Mos na fshini nga harta, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet!

Në Rrogozhinë u zhvillua sot dëgjesa e fundit publike në kuadër të konsultimit për Reformën Administrativo-Territoriale. Qytetarët dhe…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë…

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë ne Universitetin “Luarasi”, profesor Sherif Bundo në një intervistë në News24, komentoi protestën…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by