Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Ramës
Politikë

“Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Ramës

• 31 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur për akuza të tjera që lidhen me abuzimet në ushtrimin e detyrës.

Përmes një deklarate, Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po i ofron mbrojtje politike Ballukut, ndërsa kritikon SPAK-un për atë që e cilëson si mosveprim të pajustifikueshëm. Sipas tij, fakti që SPAK ka shtuar akuza të reja ndaj Ballukut rikonfirmon qëndrimin e mëparshëm të Grupit Parlamentar të PD-së për heqjen e imunitetit të saj parlamentar.

Bardhi argumenton se një zyrtar që përballet me disa akuza për abuzim me fondet publike dhe që, sipas tij, po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash, nuk duhet të qëndrojë në liri, pasi ekziston rreziku të ndikojë mbi provat, të cenojë hetimet ose të ushtrojë presion ndaj dëshmitarëve.

Read more:“Na vunë si në radhë të vajgurit”/ Kopja e projekt-marrëveshjes me SHBA “mollë sherri” në Kuvend, Korreshi: Ne deputetët qenkemi “lëng groshe” sipas shokut Niko

Në reagimin e tij, ai kërkon që SPAK të zbatojë të njëjtat standarde për të gjithë zyrtarët, pa përjashtime dhe pa ndikim politik, duke theksuar se barazia para ligjit është thelbësore për ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia.

Sipas Bardhit, një drejtësi që perceptohet si e ndikuar nga politika rrezikon të humbasë pavarësinë dhe paanshmërinë e saj, ndaj, sipas tij, Prokuroria e Posaçme duhet të veprojë me të njëjtat standarde ndaj çdo zyrtari, pavarësisht funksionit apo mbështetjes politike.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Read more:EKSKLUZIVE/ Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Mbërrin në SPAK për t’i komunikuar akuzën (VIDEO)

Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Edi Ramës dhe mosveprimit, sipas nesh të pajustifikueshëm, të SPAK-ut.

Belinda Balluku është marrë sot e pandehur për akuza të tjera që lidhen me abuzimet në ushtrimin e detyrës.

Shtimi i akuzave zyrtare nga SPAK ndaj krahut të djathtë të Edi Ramës rikonfirmon edhe një herë se qëndrimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të saj parlamentar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm. Një person që përballet me disa akuza për abuzim me miliona euro të Buxhetit të Shtetit dhe që po hetohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash nuk duhet të lejohet, të qëndrojë në liri sepse ekziston rreziku që të ndikojë mbi provat, të cenojë hetimet ose të intimidojë dëshmitarët.

Read more:“Poshtë patronazhistët”, revolta e 61-të kundër qeverisë, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Ruajtja e standardeve të njëjta nga SPAK-u është një domosdoshmëri për të mos cenuar besimin e qytetarëve te drejtësia. Një drejtësi që nuk respekton parimin kushtetues të “barazisë së qytetarëve përpara ligjit” rrezikon të shndërrohet në një instrument selektiv, në vend që të garantojë drejtësi të barabartë për të gjithë.

Një drejtësi që perceptohet se ndikohet nga vendimmarrja politike e mazhorancës nuk mund të konsiderohet as plotësisht e pavarur dhe as plotësisht e paanshme. Prandaj, SPAK-u duhet të zbatojë të njëjtat standarde për çdo zyrtar, pa përjashtim dhe pa privilegje politike.

Lexo edhe
Politikë

Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës

Politikë

“Propozimi i PS cenon arkitekturën e pushtetit vendor dhe shërbimet në zonat rurale”/ Haxhimali: Duhet të ruhen 61 bashkitë dhe të rigrupohen njësitë administrative

Tags: #belinda balluku #Edi Rama #euro #gazment bardhi #korrupsion #Para #Pastrim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës
  • “Propozimi i PS cenon arkitekturën e pushtetit vendor dhe shërbimet në zonat rurale”/ Haxhimali: Duhet të ruhen 61 bashkitë dhe të rigrupohen njësitë administrative
  • U deklarua në mbështetje të protestave antiqeveritare në Shqipëri/ Dua Lipa ngjit në skenën e “Sunny Hill” Flamingot
  • Shkelje në tendera/ Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe! SPAK për News24: U thirr në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzat
  • Akuzohet për shkelje në tendera, Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë/ Reagon SPAK: U thirr sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën
Nga të njëjtat tag-e
  • Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki! Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër: Na largoni shërbimet, fshatrat do braktisen
  • 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie
  • Shkelje në tendera/ Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe! SPAK për News24: U thirr në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzat
  • Rritet inflacioni në Eurozonë/ Çmimet në 2,9%, shtohen pritshmëritë për rritjen e interesave
  • Akuzohet për shkelje në tendera, Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë/ Reagon SPAK: U thirr sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 15 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 11 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve në vend, duke akuzuar…

• 28 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Propozimi i PS cenon arkitekturën e pushtetit vendor dhe shërbimet në zonat rurale”/ Haxhimali: Duhet të ruhen 61 bashkitë dhe të rigrupohen njësitë administrative

Eksperti Agron Haxhimali i ftuar në programin e drekës në News 24 ka deklaruar se propozimi i PS…

• 28 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

U deklarua në mbështetje të protestave antiqeveritare në Shqipëri/ Dua Lipa ngjit në skenën e “Sunny Hill” Flamingot

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa do të mbajë edhe këtë vit në Prishtinë festivalin “Sunny Hill”,…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by