Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. EKSKLUZIVE/ Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Mbërrin në SPAK për t’i komunikuar akuzën (VIDEO)
Kronikë

EKSKLUZIVE/ Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Mbërrin në SPAK për t’i komunikuar akuzën (VIDEO)

• 31 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes në tendera edhe për 6 tendera të tjerë. Balluku ka mbërritur në SPAK për t’u njohur me akuzat rreth orës 13:50, ndërsa pak më herët brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme u fut avokati i saj, Ardian Kalia.

Ajo merret zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë. Për këtë të fundit një ditë më parë iu komunikua zgjatja e hetimit dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, e njëjta gjë pritet t’i komunikohet edhe vetë Ballukut.

Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”.SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.

Read more:SPAK e ka thirrur të paraqitet sot/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet të merret e pandehur edhe për 3 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:53

Belinda Balluku mbërrin në SPAK! GJKKO zgjati hetimet, Prokuroria i komunikon sot akuzën e shkeljes me tenderët për 6 raste të tjera (VIDEO)

Ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku sapo ka mbërritur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për shkeljen në 6 tenderë të tjerë vecc lotit 4 dhe Tunelin e Llogarasë, si dhe zgjatjen me 3 muaj të hetimeve.

Përpara SPAK ka masa të shtuara sigurie.

Read more:Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve

Ora 11:34

‘Bela-ja e pushtetit’, Ballukut pritet t’i komunikohet akuza për shkeljen në 6 tendera të tjerë, protestuesit grumbullohen para SPAK (VIDEO)

Një grup protestuesish janë grumbulluar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme pasi sot është thirrur ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku, së cilës pritet t’i komunikohet akuza për shkelje në 6 tendera të tjerë veç lotit 4 të Unazës dhe Tunelit të Llogarasë.

Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë, si edhe ndaj deputetes.

“Bela-ja e pushtetit”, thuhet në një pankartë, kurse në një tjetër “Bela, vasalja e mretit, tregoji SPAK-ut, vjedhjen e buxhetit.”

Read more:EKSKLUZIVE/ Belinda Balluku merret e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Më herët e akuzuar për Llogaranë dhe lotin 4

Policia po ndërhyn për largimin e protestuesve, por ata ua kthejnë se nuk po bëjnë asgjë të ndaluar.

Kujtojmë se gjatë dy muajve protestë, një prej thirrjeve të vazhdueshme ka qenë “Arrestoni Ballukun.”

Lexo edhe
Kronikë

Humb 53-vjeçari në Delvinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur! Për herë të fundit u pa duke u nisur për në Sarandë (EMRI)

Kronikë

110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie

Tags: #Albcontrol #belinda balluku #Erald Elezi #euro #gentian gjyli #GJKKO #korrupsion #spak #SPAK heton Ballukun

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Humb 53-vjeçari në Delvinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur! Për herë të fundit u pa duke u nisur për në Sarandë (EMRI)
  • 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie
  • Gazetari Elton Qyno denoncon se u godit me celular, shpallet në kërkim bashkëshortja e Florenc Çapjas
  • Thyen masën ‘arrest në shtëpi’ dhe vjedh një makinë, arrestohet 43 vjeçari në Fier, shpallet në kërkim personi që e ndihmoi, edhe ai në shkelje të masës së sigurisë (EMRAT+VIDEO)
  • Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi! I përfunduan afatet e paraburgimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Ramës
  • 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie
  • Shkelje në tendera/ Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe! SPAK për News24: U thirr në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzat
  • Rritet inflacioni në Eurozonë/ Çmimet në 2,9%, shtohen pritshmëritë për rritjen e interesave
  • Akuzohet për shkelje në tendera, Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë/ Reagon SPAK: U thirr sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 15 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Humb 53-vjeçari në Delvinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur! Për herë të fundit u pa duke u nisur për në Sarandë (EMRI)

Familja e Polo Shkrepës, 53 vjeç, nga fshati Rusan i Delvinës, ka denoncuar se ka humbur kontaktet me…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie

Para SPAK-ut, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se toka që klienti i tij Artur Shehu i ka shitur dy…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Gazetari Elton Qyno denoncon se u godit me celular, shpallet në kërkim bashkëshortja e Florenc Çapjas

Gazetari Elton Qyno ka denoncuar në polici se gjatë së enjtes është sulmuar nga Rosela Nallbati, bashkëshortja e…

• 55 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by