Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve
Kronikë

Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve

• 30 Korrik, 2026 • 10 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në shtatë muaj e parë në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho thotë se ka pasur tre prioritet: përshpejtimi i hetimeve, ulja e stokut të dosjeve të mbartura si dhe goditja financiare e grupeve kriminale.

Në takimin e parë më gazetarët pas marrjes së detyrës në krye të SPAK, Braho referoi shifrat e punës nga 1 janari deri më 15 korrik 2026, periudhë në të cilën kanë përfunduar hetimet për 183 procedime penale, ndërsa janë mbyllur çështjet e vjetra që datonin që nga viti 2019.

Sa i takon goditjes së pasurive të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal, Braho tha se gjatë kësaj periudhe gjykata ka vendosur, me kërkesë të SPAK, sekuestro preventive mbi pasuri me një vlerë të përllogaritur në rreth 440 milionë euro, ndërkohë që në 6 vitet pararendësi 2020-2026 u sekuestruan 220 milionë euro. Pra në 7 muaj dyfishi i 6 viteve sekuestrime.

Bëhet fjalë për më shumë se 150 mijë metra katrorë toka dhe pyje, mbi 60 vila, apartamente dhe struktura hoteliere, më shumë se 10 kompani tregtare, mbi 620 llogari bankare, si edhe rreth 100 automjete dhe mjete lundruese.

Braho tha se gjatë kësaj periudhe janë dërguar për gjykim 34 çështje të reja me 228 të pandehur, gjithashtu SPAK ka hetuar 13 procedime penale që përfshijnë 16 zyrtarë ose ish-zyrtarë të nivelit të lartë dhe drejtues institucionesh, mes tyre ministra, deputetë, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh dhe magjistratë.

Po gjatë kësaj periudhe kanë marrë formë të prerë vendimet e dënimit për 74 persona, mes të cilëve shtatë ish zyrtarë të nivelit të lartë. 2 ish-kryetarë bashkie,1 ish-ministër, 2 ish-deputetë 2 ish-prokurorë. Dyzet e tetë prej tyre janë dënuar me burg.

Sa i takon çështjeve të nxehta, Braho tha se janë duke vijuar hetimet për fraksionin e ndarë të Gërdecit për akuza si korrupsioni apo pastrimi i parave, ndërsa janë në pritje për letërporosive nga SHBA për audio-regjistrimin e kasetës për 21 janarin. Gjithashtu kreu i SPAK tha se vijojnë hetimet edhe për çështje të tjera si tjetërsimi i tokave në Zvërnec apo fraksioni i ndarë i inceneratorit të Tiranës.

Njoftimi zyrtar i SPAK

SPAK përfundon hetimin për 183 procedime penale, ka goditur 7 grupe kriminale dhe vendos nën sekuestro pasuri në vlerën e rreth 440 milionë eurove

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar publikon rezultatet kryesore të veprimtarisë institucionale për periudhën 1 janar–15 korrik 2026.

Read more:“Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!

Gjatë kësaj periudhe, SPAK ka përfunduar hetimet për 183 procedime penale, ka reduktuar stokun e procedimeve aktive, ka përshpejtuar trajtimin e çështjeve të mbartura nga vitet e mëparshme dhe ka intensifikuar hetimet financiare dhe gjurmimin e pasurive që dyshohet se burojnë nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të pesë procedimeve penale, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, gjykata ka vendosur masa sekuestroje preventive mbi pasuri me vlerë të vlerësuar paraprakisht në rreth 440 milionë euro.

Pasuritë mbi të cilat është vendosur masa e sekuestros përfshijnë:
  • mbi 150 mijë m² toka, troje dhe pyje;
  • më shumë se 60 vila, apartamente dhe struktura hoteliere;
  • më shumë se 10 shoqëri tregtare, së bashku me kuotat e kapitalit dhe asetet e tyre;
  • më shumë se 620 llogari bankare;
  • rreth 100 automjete dhe mjete lundruese.

Vlera është paraprake dhe do të verifikohet gjatë vijimit të hetimeve, ekspertimeve dhe procesit të administrimit të pasurive. Masa e sekuestros preventive nuk përbën konfiskim përfundimtar.

Hetimi financiar dhe gjurmimi i pasurisë synojnë të identifikojnë mënyrën se si produktet e dyshuara të veprimtarisë kriminale krijohen, transferohen, fshihen, administrohen ose investohen në ekonominë e ligjshme

Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, u shpreh:

“Kemi bërë progres të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë kësaj gjysme të parë të vitit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Prokurorët dhe hetuesit tanë vazhdojnë të punojnë çdo ditë në hetimin e çështjeve, gjithmonë duke u mbështetur në prova dhe fakte. Siç e tregojnë edhe shifrat, kemi shënuar progres, por mbetet ende punë për të bërë. Çështjet në hetim, në të shumtën e rasteve, janë komplekse dhe kërkojnë kohën e nevojshme për përfundimin e hetimit.”

Read more:Stuhia/ Elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës në Himarë, mbytet peshkatari në Ksamil! 3 të lënduar në Sarandë! Probleme me energjinë në 4 bashki, Patosi pa ujë (EMRI + VIDEO)

Gjatë periudhës 1 janar – 15 korrik 2026, SPAK ka përfunduar hetimet në 183 procedime penale, ose 64,9% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur ishin përfunduar 111 procedime.

Numri i procedimeve aktive u reduktua nga 616 në fillim të vitit në 551 më 15 korrik 2026, duke shënuar një ulje me 65 procedime, ose 10,6%, ku përfshihen edhe procedimet e reja penale.

Krahasuar me 15 korrikun 2025, kur ishin aktive 655 procedime penale, stoku i procedimeve në hetim është ulur me 15,9%.

Raporti ndërmjet procedimeve të përfunduara dhe procedimeve të reja arriti në 166,4%. Kjo do të thotë se, për çdo 100 procedime të reja të regjistruara, SPAK përfundoi rreth 166 procedime, duke trajtuar jo vetëm fluksin e ri, por edhe ngarkesën e mbartur nga vitet e mëparshme.

Një nga rezultatet kryesore të periudhës është përshpejtimi i trajtimit të procedimeve të regjistruara gjatë viteve 2019–2021.

Nga 108 procedime të kësaj kategorie që ishin aktive në fillim të vitit 2026, deri më 15 korrik janë përfunduar 63, me një normë zgjidhshmërie prej 58,3%.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin përfunduar vetëm 12 nga 145 procedime të mbartura, me një normë zgjidhshmërie prej 8,3%.

Nga procedimet e regjistruara në vitin 2019 janë përfunduar 24 nga 26, ose 92,3%, ndërsa nga procedimet e vitit 2020 janë përfunduar 30 nga 38, ose 78,9%. Më 15 korrik 2026, në proces kishin mbetur vetëm dy procedime të vitit 2019 dhe tetë procedime të vitit 2020.

Gjatë periudhës raportuese, SPAK ka dërguar për gjykim 34 çështje të reja me 228 persona të pandehur.

Read more:Operacioni për tjetërsimin e pronave në Durrës, sekuestrohen 80 mijë metra katrorë tokë

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i çështjeve të dërguara për gjykim u rrit me 41,7%, nga 24 në 34.

Në të njëjtën kohë, numri i personave të pandehur në çështjet e dërguara për gjykim u rrit nga 169 në 228.

Më 1 janar 2026, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë ndodheshin në gjykim 66 çështje penale të mbartura nga viti 2025. Së bashku me 34 çështjet e reja, volumi i përgjithshëm i çështjeve të trajtuara në gjykim në shkallën e parë arriti në 100 procedime penale.

Gjatë periudhës 1 janar–15 korrik 2026, SPAK ka hetuar 13 procedime penale që përfshijnë 16 zyrtarë ose ish-zyrtarë të nivelit të lartë dhe drejtues institucionesh.

Mes personave të përfshirë në këto hetime janë:
  • 5 kryetarë ose ish-kryetarë bashkie;
  • 5 drejtues ose ish-drejtues të institucioneve qendrore;
  • 3 gjyqtarë, ish-gjyqtarë ose prokurorë;
  • 2 ministra ose ish-ministra;
  • 1 deputet.

Në çështjet e dërguara për gjykim gjatë kësaj periudhe përfshihen 12 zyrtarë ose ish-zyrtarë të nivelit të lartë, krahasuar me 9 në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Gjatë periudhës raportuese kanë përfunduar gjykimin dhe ka vënë në ekzekutim vendime dënimi të formës së prerë ndaj 74 personave.

Mes personave të dënuar janë 7 ish-zyrtarë të nivelit të lartë:
  • 2 ish-kryetarë bashkie;
  • 1 ish-ministër;
  • 2 ish-deputetë;
  • 2 ish-prokurorë.

Nga 74 personat e dënuar, 48 janë dënuar me burgim. Për 25 persona është vendosur pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vendosja në periudhë prove, ndërsa për një person dënimi është konvertuar në punë në interes publik.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! 2 prokurorë e 9 agjentë në dispozicion

Gjykatat kanë vendosur edhe dënime plotësuese ndaj 24 personave. Prej tyre, 22 personave u është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa dy personave u është hequr e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit.

Të dhënat për personat nën hetim, personat e dërguar për gjykim dhe personat e dënuar u referohen fazave të ndryshme procedurale dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht të njëjtët persona.

Gjatë periudhës raportuese, SPAK ka pasur në hetim 550 persona.

Më 15 korrik 2026, 59 prej tyre, ose rreth 10,7%, ndodheshin nën masën e sigurimit “arrest në burg” në fazën e hetimeve paraprake.

Në kuadër të 18 procedimeve penale, Gjykata e Posaçme ka caktuar 97 masa sigurimi ndaj 94 personave. Diferenca ndërmjet numrit të masave dhe numrit të personave lidhet me caktimin, në raste të veçanta, të më shumë se një mase ndaj të njëjtit person.

Nga masat e caktuara, 37 ishin masa “arrest në burg”. Masat e tjera përfshinin “arrest në shtëpi”, “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, “ndalim të daljes jashtë shtetit” dhe pezullim nga ushtrimi i një detyre ose shërbimi publik.

Masat e sigurimit lidhen edhe me hetime ndaj shtatë grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe disa prej tyre me fuqi tepër të lartë financiare.

Në total, më 15 korrik 2026, 292 persona ndodheshin nën masën “arrest në burg” për çështje të SPAK-ut në fazën e hetimit ose të gjykimit. Prej tyre, 233 persona ishin në fazën e gjykimit dhe 59 persona në fazën e hetimeve paraprake.

Gjatë periudhës 1 janar–15 korrik 2026 janë regjistruar 110 procedime të reja penale.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për çdo pasuri të Ermal Beqirit

Prej tyre, 62 procedime, ose 56,4%, janë regjistruar kryesisht, si rezultat i veprimtarisë së drejtpërdrejtë hetimore dhe identifikimit proaktiv të fakteve penale nga Struktura e Posaçme.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin regjistruar 182 procedime të reja. Ky krahasim duhet vlerësuar edhe në kontekstin e ciklit zgjedhor të vitit 2025, kur 46 procedime përfshinin të paktën një vepër penale në fushën e zgjedhjeve.

Bashkëpunimi ndërkombëtar ka mbështetur drejtpërdrejt hetimet për trafik ndërkombëtar të narkotikëve, pastrim parash, trafik armësh, trafikim personash, korrupsion dhe mashtrim kompjuterik.

Gjatë periudhës raportuese, SPAK ka dërguar 107 kërkesa për ndihmë juridike drejt autoriteteve të huaja dhe ka trajtuar 40 kërkesa të ardhura nga jashtë vendit.

Nga kërkesat e ardhura, 18 janë ekzekutuar, ndërsa 22 vijojnë të jenë në proces.

Gjatë periudhës janë krijuar gjashtë skuadra të reja të përbashkëta hetimore dhe është dakordësuar krijimi i dy skuadrave të tjera.

Në total, SPAK ka 33 skuadra të përbashkëta hetimore aktive, të përqendruara kryesisht në hetimet për trafik narkotikësh, pastrim parash, trafik armësh, trafikim personash dhe mashtrim kompjuterik.

Në të njëjtën periudhë, 36 persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për ekzekutimin e masave të sigurimit ose të vendimeve penale të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Shkozet, digjet magazina me fishekzjarre e lodra fëmijësh, ndërpritet energjia elektrike në zonë, devijohet qarkullimi

Kronikë

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Tags: #Aktiviteti #apartamente #Asetet #Automjete #Burg #Deputet #grupe kriminale #klodian braho #Sekuestrim #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkozet, digjet magazina me fishekzjarre e lodra fëmijësh, ndërpritet energjia elektrike në zonë, devijohet qarkullimi
  • Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë
  • Tiranë/ Punimet me eskavator shkaktojnë zjarr në ullishte, ‘shpërthen’ konflikti mes dy personave, 1 i arrestuar (EMRI)
  • Zjarr në një magazinë në Shkozet, tym i madh në zonë
  • Pastroi paratë e organizatës së trafikut të drogës, Apeli i Selanikut vendos ekstradimin për ndërtuesin Ilir Shtufi, i lidhur me Shkëlzen Berishën
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ka nisur numërimi mbrapsh, nëse nuk ikën do të kujdesemi me çdo formë të japësh dorëheqjen”/ Aktivisti: Rama promovon diplomatë dhe politikanë që duhet të ishin në koshin e historisë. Konsullata serbe në Shkodër, pazar
  • Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata
  • 1 në 2 shqiptarë kanë të paktën 1 makinë! 2025-a kap rekordin, mbi 1 milion automjete të regjistruara. Shtohen elektriket
  • Konsullatë serbe në Shkodër/ “Reciproritet pa barazi?!”, Këlliçi i kthehet ministrit të Jashtëm: Dhuratë për Vuçiçin
  • “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 17 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 10 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shkozet, digjet magazina me fishekzjarre e lodra fëmijësh, ndërpritet energjia elektrike në zonë, devijohet qarkullimi

Një zjarr ka rënë pasditen e së enjtes në një magazinë pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës. Shkaqet…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur, për shkak të detyrës, shefin e Hetimit…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Punimet me eskavator shkaktojnë zjarr në ullishte, ‘shpërthen’ konflikti mes dy personave, 1 i arrestuar (EMRI)

Një konflikt i nisur pas një zjarri gjatë punimeve me eskavator ka përfunduar me arrestimin e një 29-vjeçari…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by