Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata
Ekonomi

Shtrenjtohen qiratë ditore/ Turistët shtojnë kërkesën, akomodimet afatshkurtra kushtojnë deri 200 euro nata

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga 80 deri në 200 euro nata, tregu i akomodimit në Shqipëri nëpërmjet qirave afatshkurtra është rritur edhe më tej si në numër edhe në vlerë. Shtimi i numrit të turistëve këtë sezon veror ka rritur kërkesën duke ndryshuar dhe ofertën me mbi 15% krahasuar me një vit më parë në çmimet e vendosura.

Ky trend i qirave identifikohet edhe më lehtë në hyrjet e pallateve me shtimin e kutive të çelësave me kodet përkatëse për të gjithë klientët që i përzgjedhin.

Këto kuti çelësash janë një tregues i rritjes së numrit të njësive akomoduese afatshkurtra ku çdo qytetar i interesuar si shqiptar dhe të huaj pajisen me çelësin e apartamentit nëpërmjet këtij mekanizmi. Ne ndodhemi fare pranë qendrës së kryeqytetit ku vetëm në këtë hyrje pallati nga 28 apartamente, 10 prej tyre janë përshtatur për këtë treg.

Read more:Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë

“Të gjithë e kemi parë që Tirana ka shumë turistë dhe rrjedhimisht kjo ka bërë që ata të kenë nevojë për akomodim. Shumë apartamente që i kishim disponibël për qira afatgjatë janë kthyer Airbnb. Kjo është tregues i mirë për të ardhurat e vendit, kjo e ka bërë më të pamundur për familjet”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku.

Norma e zënies së apartamenteve deri në fillim të korrikut në këto njësi varionte mbi 50% nisur nga Tirana 64%, Durrësi 54%, Vlora rreth 60%, Saranda 41%.

Read more:Zbardhet vendimi i GJK për McGonigal, Bardhi: Dy standarde në një vendim kushtetues

“Të huajt nisen nga revie-t në momentin që i gjejnë në Tiranë, çmimet i ke nga 100-150 euro, por mesatarja 80 euro, Durrësi 90 euro, Vlora 100 euro, Saranda 120 euro”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku.

Ndalur sipas gjeografisë së turistëve, Dorian Sanxhaku, ekspert investimesh tregon se interesi këtë sezon veror ka qenë edhe më i lartë, i kryesuar nga francezët dhe amerikanët për këto njësi akomodimi.

Read more:Ofertat e Majit – Fafa Premium Hotel & Spa

“Dominante ngelen Vlora, Durrësi me çekët, kroatët, Saranda skandinavët, interesante dhe numri i amerikanëve që frekuentojnë Shqipërinë”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku.

Gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të platformës AirDNA tregu shënoi një rritje rekord, ku familjet shqiptare fituan rreth 134 milionë euro dhe u regjistruan rreth 26.3 mijë apartamente e njësi akomodimi. Por ndikimi i sektorit në të ardhurat fiskale do të ishte dhe më i lartë nëse tregu do të formalizohej plotësisht.

Lexo edhe
Ekonomi

Shqipëria lëviz me avion e anije/ Transporti ajror dhe detar shënojnë rritje, hekurudha mbetet hallka më e dobët

Ekonomi

Pak interes për Paqen Fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin nga 62 aplikime gjithsej

Tags: #Akomodim #Akomodimi #apartamente #euro #Interesante #qira #Saranda #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqipëria lëviz me avion e anije/ Transporti ajror dhe detar shënojnë rritje, hekurudha mbetet hallka më e dobët
  • Pak interes për Paqen Fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin nga 62 aplikime gjithsej
  • Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë
  • Studimi i Bankës së Shqipërisë: Forcimi i lekut nuk ul çmimet, dobësimi rrit inflacionin
  • Shtohen zjarret, por bien sigurimet/ Tregu i sigurimeve u rrit në 13.2 miliardë lekë, udhëheqin motoriket
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Doni të na fshini nga harta’, banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, djegin teserat e PS-së, kryetari i degës jep dorëheqjen (VIDEO)
  • Protesta kundër Ramës, emigranti nga SHBA: T’i japim shpresë rinisë që Shqipëria të bëhet
  • Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet
  • Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve
  • Revolta qytetare kundër tij/ Rama pranon se ka menduar dorëheqjen: Do të isha tërhequr në katundin tim, por…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 20 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 14 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Shqipëria lëviz me avion e anije/ Transporti ajror dhe detar shënojnë rritje, hekurudha mbetet hallka më e dobët

Në ajër, det dhe në rrugë, ritmi i transportit në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Por,…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Pak interes për Paqen Fiskale, vetëm 19 biznese finalizojnë marrëveshjen me shtetin nga 62 aplikime gjithsej

Interesi i bizneseve për të hyrë në marrëveshje me shtetin me qëllim arritjen e fitimeve të dakordësuara dhe…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Shqiptarët marrin më shumë kredi, huamarrja arrin nivelin më të lartë të vitit. Kursimet në banka mbi 1.5 trilionë lekë

Kursim apo më shumë kredi? Shqiptarët po u drejtohen gjithnjë e më shpesh bankave, jo vetëm për të…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by