Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ka nisur numërimi mbrapsh, nëse nuk ikën do të kujdesemi me çdo formë të japësh dorëheqjen”/ Aktivisti: Rama promovon diplomatë dhe politikanë që duhet të ishin në koshin e historisë. Konsullata serbe në Shkodër, pazar
Politikë

“Ka nisur numërimi mbrapsh, nëse nuk ikën do të kujdesemi me çdo formë të japësh dorëheqjen”/ Aktivisti: Rama promovon diplomatë dhe politikanë që duhet të ishin në koshin e historisë. Konsullata serbe në Shkodër, pazar

• 30 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një aktivist i protestës deklaroi se presioni ndaj kryeministrit Edi Rama po shtohet nga dita në ditë, duke pretenduar se kreu i qeverisë ndodhet në panik dhe se protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e tij.
Gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 61-të të protestës, aktivisti tha se, ndryshe nga fillimi i protestave kur, sipas tij, qeveria nuk i merrte seriozisht protestuesit, tashmë vetë Rama ka pranuar publikisht se ka menduar për dorëheqjen.
“Sa më shumë kalojnë ditët, aq më i madh bëhet presioni ndaj Ramës. Në fillim nuk na merrte seriozisht, ndërsa tani thotë se për herë të parë ka menduar dorëheqjen. Kjo tregon se e ka kuptuar se kjo protestë nuk do të tërhiqet pa u larguar ai nga detyra”, u shpreh aktivisti.

Ai hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit se gëzon mbështetjen e 800 mijë qytetarëve, duke e akuzuar se ka shkelur detyrimet ndaj tyre. Sipas tij, protestuesit do të vazhdojnë mobilizimin “me çdo formë demokratike” deri në largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.

Read more:Rama prezanton aneksin e “Besës”, mesazh të tijëve: Isha në varrezat e partive që humbën, ato nisën me veshë hapur dhe qeverisën me veshë mbyllur. Ndryshkja nuk është e pashmangshme

Në fjalën e tij, aktivisti komentoi edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm për nevojën e hapjes së një konsullate shqiptare në Bujanoc në emër të reciprocitetit me Serbinë. Ai argumentoi se një hap i tillë nuk përbën reciprocitet, por “pazar politik”, duke theksuar se në Shkodër nuk jeton komunitet serb, ndërsa Shqipëria, sipas tij, respekton të drejtat e pakicave kombëtare.
Aktivisti u ndal edhe te ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, duke kujtuar se ai ishte kryenegociatori i marrëveshjes për kufirin detar me Greqinë në vitin 2009, e cila u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, promovimi i Hoxhës në poste të larta përbën një kontradiktë me qëndrimin që Partia Socialiste mbajti dikur ndaj asaj marrëveshjeje.
Në fund të fjalës, ai kritikoi edhe promovimin politik të Agron Malajt, ish-komandant i Gardës gjatë ngjarjeve të 21 Janarit 2011, duke deklaruar se në vend të vendosjes së drejtësisë për viktimat e asaj dite, ai është promovuar në politikë.

Duke përmbyllur fjalën, aktivisti tha se protesta do të vazhdojë, duke theksuar se, sipas tij, “diplomatët, ministrat dhe politikanët që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve nuk meritojnë mbështetjen e protestuesve”.

Read more:“Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”/ Këlliçi: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

Deklarata:
Sa më shunë kalojnë ditët aq më i madh është presioi ndaj Ramës dhe ai po na mbush mendjen se nuk do të largoeht, por ai është në panik dhe si një frikacak do të na tregojë se nuk ka frikë.
Ditët e para të protestës nuk na merrte seriozisht tani thotë se për herë të parë ka menduar dorëheqjen, tani ka kuptuar se kjo protestë nuk tërhiqet pa u dorëhequr Edi Rama dhe na thotë se s’do të tërhiqet.
Na thotë se ka një kontratë me 800 mijë shqiptarë, por ti ke shkelur çdo detyrim prandaj sot në ditën e 61 të protestës që nuk ka ndaluar asnjë ditë të kërkojmë dorëheqjen.

Sot duke u përpjekur të fshehë paniun tha se i pëlqen himni i kësaj proteste, ky himn nuk të pëlqen dhe të ka tmerruar dhe po fsheh panikun që të ka kapluar. Për ty ka nisur numërimi mbrapsh e nëse nuk dorëhiqesh ne do të përpiqemi më çdo formë që ti të mos jesh kryeministër i shqiptarëve. Nuk po plotëson detyrimet.

Read more:Serbia, konsullatë në Shkodër/ Marjana Koçeku: Kujt i shërben? Nuk është në përputhje me interesat kombëtare dhe aspiratat euroatlantike të Shqipërisë

Dua të prek deklaratat e ministrit të Jashtëm se në emër të reciprocitetit është e domosdoshme një konsullatë në Bujanovc, por ky nuk është reciprocitet, por Pazar, seps nëse në Bujanoc ka shqiptarë, në Shkodër nuk ka serbë. Në RSH janë vetëm 584 qytetarë serbë. Ne e kemi ambasadën dhe respektojmë pakicat etnike, por kjo nuk i shërben reciprocitetit, por nacionalizmit.

Read more:Rusia sulmoi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ministri Hoxha: E papranueshme, jeta e tij u vu në rrezik serioz

Kjo është narrativë që mbështetet te realiteti, nuk duhet të dalim me narrativë ultranacionaliste sepse s’jemi kundër asnjë populli, por kundër kryeministrit. Jemi edhe për të drejtat e shqiptarëve jashtë territorit të 1913.

Ne kemi minitër të Jashtëm Ferit Hoxhën, ai ishte kryenegociator i Marrëveshjes së Detit me Greqinë në 2009, marrëveshje që u hodh poshtë nga GJK sepse cenonte integritetin territorial të Shqiperisë. Pas asaj marrëveshjeje duhet të përfundonte në koshin e historisë, e të mos promovohej, por PS që çoi “Detin” në GJK sot e promovon.
Këta diplomatë nuk dihet kush organizatë i promovon, veprojnë vetëm në dëm të Shqipërisë.

Read more:Zbardhet raporti/ Komisioni Europian ‘shuplakë’ Ramës: Ndikimi politik, korrupsioni dhe problemet me median, pengojnë përparimin drejt BE

Agron Malaj i grupit të zjarrit në 2011 sot promovohet nga PS dhe Edi Rama. PS në vend që të vinte drejtësi për ata 4 shqiptarë ish-komandantin e promovon si deputet të Kuvendit.
Ndaj për këta diplomatë, ministra dhe politikanë që nuk na përfaqësojnë vijojmë protestën.

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Bujanoc #Deputet #Detyrim #Edi Rama #Ferit Hoxha #Gjykata #gjykata kushtetuese #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 22 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin