Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”/ Këlliçi: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro
Politikë

“Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”/ Këlliçi: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

• 28 Korrik, 2026 • 13 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar atë që e cilëson si një “mega-aferë” me licencën e kazinosë në kullën e hotelit ‘Marriott’ te stadiumi kombëtar “Air Albania”, duke pretenduar se pas saj fshihet një skemë e rivlerësimit fiktiv të një prone në Kepin e Rodonit dhe përdorimit të kompanive offshore për të fshehur pronarët përfitues.

Sipas tij, një tokë e blerë për rreth 320 mijë euro u rivlerësua brenda dy muajsh në 26 milionë euro, çka, sipas tij, i hapi rrugën përfitimit të licencës së kazinosë nga një kompani që lidhet me persona pranë Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Dokumentet, sipas Këlliçit, do t’i dorëzohen SPAK-ut për hetime të mëtejshme.

Në deklaratën e tij, Këlliçi rendit emrat e kompanive të përfshira në transaksion, ndryshimet e aksionerëve, pronarët fundorë të deklaruar, si dhe lidhjet që pretendon se ekzistojnë mes tyre.

Sipas Këlliçit, në skemë përfshihen shoqëritë Space+, ALB-STAR, GLG Investment, W-CZ Holding, Adria Entertainment, WSI, Premium Finance Invest, Power Invest, SIG Holding GmbH dhe kompania offshore Lake Horizont LLC, ndërsa përmenden edhe emrat e biznesmenëve dhe aksionerëve të lidhur me këto subjekte, mes tyre Bledar Sinani, Gerti Shkëlqim Lumani, Joselises Maradey Marquez, Çlirim Muhamet Tahiri dhe Gert Haka.

Sipas deputetit demokrat, dokumentacioni që ai paraqet synon të tregojë mënyrën se si, përmes këtyre kompanive dhe ndryshimeve në strukturën e pronësisë, është realizuar transaksioni që do të referohet në SPAK për hetime të mëtejshme.

Belind Këlliçi:

Sot do përmbledh shkurtimisht këtë aferë që lidhet me licencën e dhënë për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë në kullën ‘Air Albania’.
Sigurisht ne sot përveç pjesës teknike dhe paraqitjes së veprave të ndryshme penale, do të bëjmë dhe një prezantim në raport me individët e përfshirë dhe lidhjet e tyre me vëllain e Kryeministrit Edi Rama.

Ky material, por edhe një rrjet i plotë kompanish të lidhura si me biznesin e Call Center, ashtu dhe me lejet e ndërtimit, që për efekt kohe nuk do të bëhen publike të gjitha sot, do të përcillet pranë SPAK për hetime të mëtejshme.

Por po filloj me prezantimin.

Sipas kuadrit ligjor në fuqi, hotelet me 5 yje në vendin tonë, mund të përfitojnë liçensë për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë. Një ndër hotelet me 5 yje është ai në kullën e stadiumit kombëtar Air Albania. nShoqëria që ka një liçensë kazinoje në këtë hotel është Space +.
Sipas të dhënave të QKB ky subjekt fillimisht kur mori liçensën, kishte si aksioner 99% shoqërinë ALB-STAR, dhe 1% Ë-CZ Holding s.r.o. Kjo e fundit një kompani e regjistruar në Republikën Çeke. Sipas detyrimeve ligjore, kompania e cila aplikon për marrjen e një liçense duhet të ketë një kapital minimalisht 1.200.000.000 lekë, rreth 12 milionë euro.

Ligji përcakton gjithashtu se kompania duhet të ketë eksperiencë në fushën e lojrave të fatit, e mesa duket, kjo ka qenë arsyeja përse është futur si aksioner me 1% ortaku W-CZ Holdings s.r.o. në kazinonë në kullën Air Albania. W-CZ Holdings s.r.o, është e lidhur me shoqëritë të cilat kanë pjesën më të madhe të tregut të lojrave të fatit, ADRIA ENTERTAIMENT dhe WSI shpk, të lidhura drejtpërdrejtë me shtetasin Bledar Sinani. Në nëntor të vitit 2025 ALB-STAR i shet aksionet e kazinosë kompanisë GLG INVESTMENT.

Sipas dokumentacionit të depozituar në QKB, rezulton se marrëveshja fillestare mes ALB-STAR dhe GLG INVESTMENT është firmosur në gusht të vitit 2025 dhe më pas janë bërë kërkesat pranë AMLF dhe Autoritetit të Konkurrencës, për dhënien e miratimit për ndryshimin e aksionerit sipas përcaktimeve ligjore. Kjo marrëveshje nuk ka të përcaktuar një çmim për këtë transaksion ose marrëveshja e plotë nuk është depozituar ende në QKB.

Read more:“Zvërneci po digjet”/ Ilir Xhemalaj: Pasuritë shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish, jemi skllevër në tokën tonë

Kuadri ligjor aktual kërkon që AMLF të qartësojë kush është pronari fundor përfitues, të verifikojë burimin e të ardhurave për krijimin jo vetëm të kapitalit por edhe të shumave të tjera që do të duhet të investohen, pasi liçensa nuk mund ti jepet një individi anonim i cili nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të operuar në këtë fushë.

AMLF e dha miratimin në kundërshtim me kuadrin ligjor, pasi kjo ishte një kompani anonime, me zero historik dhe aktivitet në Shqipëri, por me kushtin që të hiqej toka në pronësi të ALB STAR si kapital aksionar, dhe të zëvendësohej me një tjetër tokë në pronësi të GLG INVESTMENT shpk. Këtu situata bëhet edhe më flagrante dhe kriminale.

Sipas dokumentacionit të depozituar në QKB rezulton se pasuria në pronësi të GLG është:

Pasuria lloji Pyll, numër pasurie 118/9, ZK. 1522, me sipërfaqe 275,550 m2 ndodhur në Draç (Kepi i Rodonit), Durrës e cila vlerësohet sipas raportit të vlerësimit hartuar nga eksperti vlerësues Ing. Eno Kume bashkëngjitur këtij vendimi, në vlerën 2,556,732,008.00 Lekë, rreth 26 milionë euro.

Ekspertët tanë investiguan dhe më tej për origjinën dhe kohën që GLG e kishte blerë tokën, si dhe vlerën e saj.

Në aktin e ekspertit Eno Kume, të datës 19.06.2025 rezulton se: pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 275,550 m2, është blerë nga GLG INVESTMENT në datën 09.04.2025, në vlerën 32.239.350 lekë, rreth 320.000 euro.

Subjekti GLG është pajisur me çertifikatë pronësie në datën 29.05.2025, pra më pak se 2 muaj më pas.

Vlera me të cilën është blerë prona është 117 lekë për m2, pra 1.2 euro/m2.

Vlera 117 lekë është çmimi i referencës së tokës në atë zonë.

Read more:“Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe qytetarë që s’kishin lidhje me protestën”, Berisha: Rama i plagosur politikisht, t’i japim shtyrjen e fundit

Po sipas dokumentacionit të ASHK, i cili gjendet bashkëlidhur Raportit të Vlerësimit, rezulton se në kartelën e kësaj pasurie është regjistruar dhe një kontratë sipërmarrjeje për ndërtim me kompaninë Premium Finance Invest, me pronar indirekt shtetasin Bledar Sinani.

Ekspertët tanë investiguan dhe më tej dhe rezultoi se kjo pronë është pjesë e një vendimi për kthim prone të Gjykatës së Apelit Durrës. Prona në total ka qenë mbi 1 milion m2, në Kepin e Rodonit, e cila është coptuar në disa pjesë me kontrata shitblerje me çmime fiktive.

GLG Investment e ka blerë këtë pronë tek shtetasi Çlirim Muhamet Tahiri, i cili e ka blerë nga një tjetër shtetas, dhe të gjitha këto transaksione janë kryer me çmimin e referencës.

Ndërkohë kur vetë vlerësuesi flet për shifra nga 95 euro deri 130 euro për m2 në atë zonë.

Pra këtu është e qartë skema.

Me vendime të dyshimta gjykate, përfitohen miliona metra katrorë tokë, kjo pronë më pas për të humbur gjurmët ndryshon disa herë pronësinë, dhe në fund i jepet GLG INVESTMENT. Mbi të gjitha po sipas bilanceve të GLG INVESTMENT kjo shumë nuk është paguar, por shoqëria e ka ende detyrim.

Për të përfituar liçensën e kazinosë, një tokë 275.000 m2 në Kepin e Rodonit, që u ble në vlerën 320.000 euro, pas 2 muajsh rivlerësohet me një akt vlerësimi në vlerën 26.000.000 euro. Mrekulli ekonomike e padëgjuar askund në botë, të cilën as Taulant Balla nuk e shpjegon dot.

E që të jem i qartë: është kryer një raport vlerësimi, është përdorur për të rritur kapitalin e kompanisë, në mënyrë që AMLF të jepte miratimin për të kaluar nga aksioneri ALB-STAR te aksioneri GLG Investment.

Përtej veprimeve të AMLF, Autoritetit të Konkurrencës, Drejtorisë së Pastrimit të Parave, të cilat kanë çertifikuar këtë skemë të kundraligjshme, një tjetër institucion del i përfshirë, dhe ai është Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga vetë Edi Rama.

Sa konstatuam dhe më lartë në këtë material në kartelën e pasurisë ishte regjistruar një kontratë sipërmarrje me kompaninë Premium Finance Invest shpk. Kjo shoqëri ka si aksioner Poëer Invest e themeluar në Austri. Në vitin 2021 Poëer Invest është përthithur nga shoqëria SIG Holding GMBH e Bledar Sinanit.

Read more:Sot Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, aksi ‘Lin-Pogradec’ do të bllokohet nga ora 18:30-22:00

Në korrik të vitit 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, me Vendimin NR. 6/5, datë 15/07/2021, ka vendosur të japë miratimin si investitor strategjik për një investim në Kepin e Rodonit.

Deri më sot masa e shpronësimit për ndërtimin e një kompleksi privat vilash nuk i është dhënë asnjë investitori tjetër përveç Bledar Sinanit dhe pikërisht në zonën e Kepit të Rodonit.

Pra, Edi Rama, vetëm për shtetasin Bledar Sinani, pikërisht mbi këtë tokë, ka marrë vendim se nëse prona private nuk i jepet me vullnet klientëve të tij, kryeministri ua merr pronarëve me anë të shpronësimit për “Interes Publik”. Ky favorizim nuk është bërë për asnjë kompani tjetër vendase apo të huaj deri më sot në Shqipëri.

Pra deri këtu është e qartë skema sesi merren liçensat e kazinove, si të gjitha autoritetet mbyllën sytë, e sigurisht këto kompani nuk favorizohen vetëm për liçensa kazinosh, por edhe me leje ndërtimi, e deri te dhënia e statusit të investitorit strategjik për të marrë pronën, jo vetëm publike, por edhe të shqiptarëve që nuk duan të firmosin me ta.

Kush fshihet pas GLG INVESTMENT?
Përse u përdor kjo kompani kur Bledar Sinani dhe Adria Entertainment kanë disa kompani të tjera, që mund të blinin aksionet e ALB-STAR ligjërisht dhe pa përdorur presta-nome?
A fshihen vërtetë këta shtetas pas këtij transaksioni?
Për këtë arsye analizuam kompaninë GLG INVESTMENT.

GLG INVESTMENT është themeluar në mars të vitit 2024, me aksioner shtetasin Gerti Shkëlqim Lumani.

Në nëntor të vitit 2024, ky shtetas me nënshtetësi amerikane, ia shet aksionet kompanisë LAKE HORIZONT LLC, e regjistruar në shtetin ËYOMING (OFFSHORE), më 02.05.2024.

Për këtë kompani nuk ka të dhëna për aksionerët fundor pasi është e regjistruar offshore.

Kuadri ligjor aktual përcakton se për aksionerë të cilët zotërojnë mbi 25% të kapitalit në një shoqëri të regjistruar në Shqipëri, do duhet të depozitohen të dhënat për aksionarin fundor. Nëse kerkojmë në QKB të dhënat për shoqërinë GLG INVESTMENT rezulton se, aksioneri i vetëm që zotëron 100% të subjektit LAKE HORIZONT LLC, është shtetasi Venezuelan Joselises Maradey Marquez.

Read more:Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër, 5 të arrestuar, 15 të tjerë nën hetim

Kërkuam të dhëna të tjera për kompaninë LAKE HORIZONT LLC dhe aksionerin e saj. Sipas faqes zyrtare të shtetit të Ëyoming, rezulton se Joselises Marquez cilësohet si “ORGANIZER” por jo si aksioneri i kësaj kompanie.

Sa i përket shtetasit/aksionerit Joselises Maradey Marquez, nuk rezulton të gjenden të dhëna për ndonjë aktivitet ekonomik apo cv e publikuar në fushën e lojrave të fatit, apo edhe sektorë të tjerë që ti sigurojnë atij financa të mjaftueshme për të investuar në kompani, sipas kritereve ligjore.

Pra është e qartë se kjo kompani është krijuar offshore, me pronarë fiktiv, vetëm për të fshehur pronësinë e vërtetë.

Për t’u thelluar më tej mblodhëm të dhëna për shtetasin Gerti Shkëlqim Lumani, i cili jeton në Troy Michigan. Babai i tij, shtetasi Shkëlqim Lumani, nga një dokument zyrtar amerikan, rezulton si palë e lidhur me shtetasin Gert Haka.

Dhe këtu mbërrijmë tek pika kyçe e të gjithë kësaj skeme korruptive.

Gert Haka, një shtetas shqiptar, i cili më parë ka jetuar në Troy Michigan, aty ku ka jetuar dhe Ols Rama, që prej vitit 2013 është rikthyer në Shqipëri dhe shoqëron kudo mikun e ngushtë Olsi Rama.

Miqësia e tyre jo vetëm që dihet nga të gjithë në Tiranë, por faktohet lehtësisht dhe prej faktit që ky shtetas e shoqëron Ramën kudo.

Gert Haka ishte shoku që Olsi shprehet në emision në Top Channel se e shoqëroi në Serbi në vitin 2014, kur luante kombëtarja jonë, edhe pse në atë ndeshje u lejuan vetëm 40 shqiptarë.

Gert Haka është njeriu që shfaqet edhe në fotot e djalit të Olsi Ramës kur viziton Shqipërinë.

Read more:“Do të spastroja etnikisht Kosovën”/ Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët në Komisionin e Jashtëm votojnë kundër

Gert Haka është ai që shoqëron Olsin dhe në ndeshjet e Partizanit. (foto 14)

Sa ju thashë dhe në fillim të konferencës, materiali i plotë do të depozitohet në SPAK, por sot kam disa pyetje publike të cilave SPAK do duhet ti japë përgjigje:

A është ky krim intelektual kaq i vështirë për t’u faktuar?

A është skemë pastrimi parash që të marrësh me letra një tokë në vlerën 320.000 euro, dhe vetëm për 60 ditë ta rivlerësosh 26 milionë euro, dhe me këtë tokë të marrë një kompani anonime liçensë kazinoje mu në zemër të Tiranës?

Si mundet që një shtetas Venezuelan, të regjistrojë një kompani offshore, më pas të vijë e të blejë aksionet e kompanisë GLG në Shqipëri, të blejë edhe një tokë me para borxh, të kontaktojë me ALB-STAR për ti blerë aksionet e kazinosë? Të gjitha këto veprime brenda pak muajve.

A ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri ky shtetas?

Kush e informoi këtë venezuelian çudibërës që shtetasi Gert Lumani po shiste aksionet?

Kush është emri që mund të urdhërojë, AMLF, Autoritetin e Konkurencës, Pastrimin e Parave, Komitetin e Investimeve Strategjike, ti shërbejë kësaj skeme kriminale?

Përgjigjet janë të qarta, për ne dhe shqiptarët që vidhen përditë nga Edi Rama, por tashmë duhet të mbajnë në kurriz dhe aferat e Olsi Ramës, kamufluar pas miqve të tij të ngushtë.

Lexo edhe
Politikë

Kazinoja te kulla e ‘Air Albania’/ Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë Space+ të Alb-Star. Roli i Bledar Sinanit, Gerti Lumanit dhe Joselises Maradey Marquez (DOKUMENTET)

Politikë

Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!

Tags: #Aktivitet #Babai #Call center #Detyrim #Durres #Edi Rama #euro #Foto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kazinoja te kulla e ‘Air Albania’/ Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë Space+ të Alb-Star. Roli i Bledar Sinanit, Gerti Lumanit dhe Joselises Maradey Marquez (DOKUMENTET)
  • Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!
  • “Sarandë-Himarë po ndërtohet pa masat më minimale të sigurisë”/ Zhupa denoncon me video situatën: Makineritë punojnë pa shenja dalluese, në rrugë ka gurë të rënë
  • Bardhi: Të hetohet me urgjencë denoncimi i Gent Prognit për tentativë sulmi me thikë
  • “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time…
Nga të njëjtat tag-e
  • Kazinoja te kulla e ‘Air Albania’/ Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë Space+ të Alb-Star. Roli i Bledar Sinanit, Gerti Lumanit dhe Joselises Maradey Marquez (DOKUMENTET)
  • Shkeljet në tenderë me vlerë 1 mln euro, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë! 8 muaj burg secilit, u konvertohet në shërbim prove e liri me kusht
  • Kërkoi tërheqje nga gjykimi i shkurtuar, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit
  • “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time…
  • “Janë të terrorizuar nga SPAK”, Agron Shehaj: Balla merret me pronat e mia, por vetë jeton në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës. Rama, kryeministri që i dha Shqipërisë 3 qeveri të korruptuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 18 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 14 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 10 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! 8 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kazinoja te kulla e ‘Air Albania’/ Këlliçi zbardh skemën: GLG Investment përdori një kompani offshore për të marrë Space+ të Alb-Star. Roli i Bledar Sinanit, Gerti Lumanit dhe Joselises Maradey Marquez (DOKUMENTET)

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, publikoi këtë të hënë një dosje me pretendime për mënyrën e dhënies dhe…

• 23 minuta më parë • 11 min lexim
Politikë

Raporti i OSAC/ PD: Nxjerr në pah kriminalitetin dhe korrupsionin në Shqipëri, qeveria duhet të dorëhiqet!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Organizatës Këshilluese për Sigurinë Jashtë…

• 23 minuta më parë • 6 min lexim
Politikë

“Sarandë-Himarë po ndërtohet pa masat më minimale të sigurisë”/ Zhupa denoncon me video situatën: Makineritë punojnë pa shenja dalluese, në rrugë ka gurë të rënë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar përmes një videoje mungesën e masave të sigurisë në kantierin…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by